Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë mirëpret marrëveshjen e Konferencës së Kryetarëve për rikthimin e rendit normal në Parlament. Ne inkurajojmë deputetët që të vazhdojnë të tregojnë një përkushtim ndaj demokracisë në të mirë të popullit shqiptar.
Author: tirana
Bëhet e ditur se një makinë është gjetur e djegur pak minuta pasi u mësua se ish polici I burgjeve Gentjan Bejtja u ekzekutua në shtëpinë e tij në Larushkë të Fushë Krujës. Makina u gjet e djegur në fshatin Hasan. Dyshohet se ka lidhje me autorët e krimit. Njoftimi i policise Krujë/Informacion paraprak Më datë 15.03.2024, në fshatin Larushk, Krujë, nga persona ende të paidentifikuar është vrarë me armë zjarri shtetasi G. B. Një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vazhdon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar.
Gentian Bejtja, një eksponent i njohur i botë së krimit është ekzekutuar me armë zjarri më banesën e tij në Larushk. Bejtja i ka shpëtuar më herët tre atentateve, ndërsa atentati i sotëm i mori jetën. Kujtojmë se më 4 korrik 2023 Gentian Bejtja, një eksponent i njohur i botës së krimit, i shpëtoi për herë të tretë atentatit, ndërsa mbeti i vrarë kunati i tij Ramazan Sino (vëllai i gruas) dhe u plagosën dy djemtë e mitur. Atentati u shënua rreth orës 00:15 të 4 korrikut 2023, në oborrin e banesës së Gentian Bejtjas në fshatin Larushk, 20 km…
Një situatë e pazakontë ka ndodhur ditën e enjte në turneun e tenisit “Open” në Indian Wells, ku ndeshja mes Carlos Alcaraz dhe Alexander Zverev u ndërpre për 1 orë e 48 minuta. Shkak i ndërprerjes u bënë bletët, të cilat hynë papritur në fushë. Sapo insektet hynë brenda fushës ku po zhvillohej ndeshja, u dha menjëherë sinjalizimi për ndërprerje. “Sigurisht që është ndeshja më e pazakontë që kam luajtur ndonjëherë në karrierën time. Nuk kam përjetuar kurrë diçka të tillë. Nuk kam parë kurrë diçka të tillë. Mendoj se do ta kujtoj atë ndeshje për shkak të kësaj. Unë…
PS dhe Rithemelimi kanë arritur marrëveshjen për ngritjen e dy komisioneve hetimore konkretisht për koncesionet në shëndetësi dhe për nxjerrjen e të dhënave të sistemit TIMS. Mësohet se komisionet do kenë në përbërje 15 anëtarë në total, emrat e të cilëve do të bëhen me dije ditën e nesërme. Pritet që komisionet të kenë një afat kohor prej 4 muajsh secili. Në një deklaratë për mediat kreu i grupit parlamentar të PS, Bledi Çuçi bëri me dije se përveç miratimit të 2 komisioneve hetimore, janë dakordësuar me grupin e Rithemelimit për ngritjen e një grupi pune për ligjet që kërkojnë…
Ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike me mot me kthjellime si dhe vranësira mesatare e kalimtare, kryesisht përgjatë relieveve malore në orët e mesditës. Ditën e diel moti do të jetë i paqëndrueshëm si rezultat i periferisë së një qendre të ulët presioni me origjinë verilindore. Moti do të jetë më intervale kthjellimesh si dhe alternime vranësirash të cilat do të pasohen me reshje shiu me intensitet të ulët dhe shtrëngata afatshkurtra lokale në pjesën më të madhe të vendit nga orët e mesditës deri në orët e pasdites. Era do të fryjë…
Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Bledi Çuçi konfirmoi se mes mazhorancës dhe opozitës ka pasur dakordësi për ngritjen e dy komisioneve hetimore. Në një deklaratë për mediat, pas mbarimit të mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve, Çuçi tha se janë adresuar problematikat për të vijuar me komisionet. “Një komision për shërbimet në shëndetësi, sterilizimi dhe check up-i dhe i dytë, komisioni për TIMS. Ramë dakord dhe morëm një vendim që të mandatojmë Komisionin e Ligjeve për të ngritur një platformë për të krijuar një dialog politik për ligjet që kërkojnë 3/5-t dhe janë pjesë e agjendës së integrimit evropian. Emrat…
Ishulli i pabanuar i Sazanit, ku të vetmet gjurmë të njeriut janë bunkerët dhe depot ushtarake të ngritura gjatë kohës së komunizmit mund të shndërrohet në një ishull rezidencash e resortesh luksoze që do të tërhiqte mijëra turiste në vit. Ky është projekti i dhëndrit të Donald Trump, Jared Kushner, që synon të investojë 1 miliardë dollarë në Shqipëri në ndërtimin e rezidencave dhe resorteve në Ksamil, Zvërnec dhe ishullin e Sazanit. Lajmi jepet nga agjencia e lajmeve Bloomberg. Agjencia thotë se Kusher ka shprehur interesin përmes kompanisë Affinity Partners, e cila financiarisht mbështetet edhe nga arabët. “Sazani është unik…
Pas dy vitesh duket që puna komisionit të posaçëm të reformës Zgjedhore do të mbyllet pa një produkt konsensual mes PS dhe PD së Lulzim Bashës. Bashkëdretjuesi socialist Damian Gjiknuri në një intervistë për A2CNN tregon që nuk pritet të ketë shtyrje të afatit të këtij mekanizmi pasi palët nuk kanë arritur të gjejnë dakordësinë. “Nuk kemi produkt të përbashkët akoma. Për aq kohë sa u bë mbi dy vjet që ky komision funksionon, nuk është në kushtet për të nxjerrë një produkt. Zgjatja duhet të ishte me vend kur palët të kishin bërë progres dhe të kishin gjetur dhe…
Në fletoren Zyrtare është botuar VKM në lidhje me përcaktimin e kritereve dhe procedurave për dhënien me qira të pronës shtetërore. Sipas VKM, përzgjedhja e partneriteteve do të nis që nga procedura përmes zarfeve e deri në negocime të drejtpërdrejta. Është botuar në Fletoren Zyrtare Vendimi i Këshillit të Ministrave për përcaktimin e kritereve dhe procedurave për dhënien me qira të pronës shtetërore. Ky vendim ka si qëllim përcaktimin e kritereve dhe procedurave që zbaton Korporata e Investimeve Shqiptare për dhënien e pronës shtetërore me qira, enfiteozë, leasing, përdorimin e pronës për sigurimin e një kredie apo detyrimi tjetër, sipërmarrje,…
Ka edhe nga ata studentëve të cilët për arsye të ndryshme janë të përfshirë në procesin e shitblerjeve të temave të diplomave në të gjitha nivelet e studimit duke e kthyer këtë fenomen në biznes.Ish -studentja e Ekonomikut rrëfen për “Jetë Shqiptare” historinë e saj gjatë përgatitjes së temës së diplomës e cila në pamundësi të kohës dhe për faktin se ishte e punësuar nuk mundej ta bënte vetë, duke kërkuar në treg persona që merren me këtë punë kundrejt një pagese.Lidhur me këtë treg, ajo thotë se “tregu i blerjes së diplomave është shumë i thjeshtë dhe i gjendshëm…
Në Shqipëri, gratë jetojnë më gjatë se burrat. 3.5 vite më shumë është hendeku midis dy gjinive, sipas të dhënave për jetëgjatësinë të publikuara nga Eurostat për vitin 2022. Pavarësisht një rënie gjatë fillimit të pandemisë Covid-19, jetëgjatësia nisi të rritej sërish në vendin tonë 2 vite më parë. Konkretisht, jetëgjatësia mesatare te burrat arriti në 77.4 vjet, ndërsa tek gratë 80.9 vjet. Çka tregon se gratë jetuan mesatarisht 3.5 vite më shumë. Mesatarisht shqiptarët jetojnë 79.1 vite duke arritur kështu përsëri nivelin e 2019. Edhe pse jemi poshtë mesatares së Bashkimit Europian, krahasuar me rajonin ne kemi moshën më të…