Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Reforma Zgjedhore/ Gjiknuri: S’ka ende produkt të përbashkët, Basha synon mbijetesën

16:00 / March 15, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
900 0 1710511780xkr gjiknuri per zgjedhoren frame 4583 826 750x375 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pas dy vitesh duket që puna komisionit të posaçëm të reformës Zgjedhore do të mbyllet pa një produkt konsensual mes PS dhe PD së Lulzim Bashës.

Bashkëdretjuesi socialist Damian Gjiknuri në një intervistë për A2CNN tregon që nuk pritet të ketë shtyrje të afatit të këtij mekanizmi pasi palët nuk kanë arritur të gjejnë dakordësinë.

“Nuk kemi produkt të përbashkët akoma. Për aq kohë sa u bë mbi dy vjet që ky komision funksionon, nuk është në kushtet për të nxjerrë një produkt. Zgjatja duhet të ishte me vend kur palët të kishin bërë progres dhe të kishin gjetur dhe donin edhe pak kohë, por me ç ‘duket nuk do të ketë një produkt”, tha ndër të tjera Gjiknuri.

Edhe pse kishte veton si bashkëdrejtues, i besuari i Lulzim Bashës, Enkelejd Alibeaj dështoi t’i imponohej kolegut socialist për të ndryshuar sistemin zgjedhor.

Madje ky i fundit tregoi edhe pse erdhi ky propozim nga demokratët. Gjiknuri nuk e mohon që në diskutimet për ndryshimin e sistemit, socialistët të kenë hedhur në tryezën e bisedimeve politike edhe përfshirjen e primit.

Me vendimin e Gjykatës Kushtetuese që rrëzoi herësin, listat janë plotësisht të hapura thotë Gjiknuri, pavarësisht se është i idesë që duhet gjetur një tjetër formulë.

Për të arritur këtë duhet një dakordësi mes të majtëve dhe të djathtëve dhe platforma e duhur për t’u diskutuar mund të jetë grupi i punës që do ngrihet në Parlament nga marrëveshja politike me Rithemelimin.

Njësoj si Gazment Bardhi, edhe Gjiknuri mohon që dakordësia me Rithemelimin të shkojë deri në rishikimin e ligjeve të reformës në drejtësi. Për këtë, të dyja palët garantojnë se do të kërkohet aprovimi i ndërkombëtarëve.

Damian Gjiknuri sistemin zgjedhor tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Spanja rikthehet në Madrid si kampione e botës

21:49 / July 20, 2026

Andy Burnham formon qeverinë e re britanike/ Emërohen ministrat kryesorë

21:06 / July 20, 2026

Rama: 11 mijë fëmijë me aftësi ndryshe përfitojnë nga dyfishimi i mbështetjes ekonomike

20:52 / July 20, 2026

“Përgëzime Spanjës”/ Messi thyen heshtjen pas humbjes në finalen e Botërorit: Dhimbja është shumë e madhe, por jam krenar për këtë grup

20:27 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.