Shërbimi Federal i Sigurisë Ruse (FSB ) njoftoi sot se ka arrestuar një 61-vjeçar rus për planifikimin e asaj që e përshkroi si një sulm terrorist në emër të Ukrainës në një kryqëzim hekurudhor trans-siberian në rajonin Sverdlovsk, në Urale, siç raportohet nga agjencia shtetërore e lajmeve TASS. Sipas TASS, FSB tha se njeriu ishte rekrutuar nga shërbimet e inteligjencës së Kievit në qytetin ukrainas të Lviv dhe ishte dërguar në Rusi. Gjatë muajve të fundit, Ukraina ka përshkallëzuar sulmet ndaj objektivave brenda Rusisë që janë të rëndësishme për ekonominë e vendit, veçanërisht duke përdorur drone me rreze të gjatë…
Author: tirana
Kryesocialisti Edi Rama do të mbledhë të dielën në Durrës, Asamblenë kombëtare të Partisë Socialiste në kuadër të rienergjizimit të partisë. Takimi do të mbahet në një prej resorteve të qytetit, dhe pritet të nisë në orën 11 me fjalën e kryeministrit Rama. Fokusi do të jetë tek zbatimi i detyrave të lëna më herët për strukturat e partisë, si dhe korrigjimin e problematikave dhe mangësive të evidentuara në organizatat socialiste dhe anëtarësimet e reja. Kjo pjesë e punimeve do të drejtohet nga sekretari I përgjithshëm Blendi Klosi, ndërsa më pas do të ketë raportime edhe nga anëtarët e Asamblesë…
Të reja mbi përgjimet e SkyECC dhe përdorimin e rezultateve të tyre në procesin penal (sipas MEMORIES së Prokurorit të Përgjithshëm të Republikës së Italisë) Nga av. Gurali Brahimllari, magjistrat, ish Gjyqtar Seksionet e Bashkuara të Gjykatës së Kasacionit në Itali, shpallën disa ditë më parë, verdiktin e tyre për çështjet e lidhura me transkriptet e bisedave të përgjuara në SkyECC, por ende nuk kanë bërë publike motivet e këtij vendimi. Megjithatë autortitet gjyqësore dhe profesionistët e ligjit në Itali e gjetiu, tashmë e kanë të qartë se kjo Gjykatë, ka përcaktuar se mesazhet (transkriptet) e shkëmbyera në platfomën SKYECC, janë…
Një bombë me eksploziv shpërtheu përpara hyrjes së bashkisë së Ottanës, në zonën Nuoro në Itali. Mediat italiane raportojnë për dëmtime të rënda në fasadë dhe në disa zyra. Forcat e policisë të pranishme në vendngjarje dhe forcat zjarrfikëse po konstatojnë nëse ka dëmtime strukturore në objekt. Skuadra e bombave të Karabinierëve ka mbërritur në Ottana.
Gjykata e Lezhës la në burg pa afat M. Brozin, 20 vjeç dhe E. Tushën, 19 vjeç pasi morën dhe mbajtën peng në garazhin e një pallati një 19-vjeçar në Mirditë. Gazetari Martin Marku mëson se seanca gjyqësore ndaj dy të rinjve u zhvillua me dyer të mbyllura, ndërsa gjyqtari Renis Shehu pranoi kërkesën e prokurorit duke cilësuar të ligjshëm arrestimin e tyre për veprat penale “heqja e paligjshme e lirisë” dhe “Vjedhja me dhunë”, kryer në bashkëpunim. Të rinjtë u kapën disa ditë më parë. Qëllimi i tyre ishte që t’i vidhnin 19-vjeçarit paratë që ai kishte. Pasi i…
U deshën katër atentate për të vrarë Gentjan Bejtjan, një emër i njohur për policisë dhe botën e krimit. Pasditen e kësaj të premteje, teksa 43-vjeçari ndodhej në oborrin e banesës së tij në fshatin Larushkë të Fushë-Krujës, duke punuar në serë, persona të maskuar e kanë qëlluar me breshëri. Dyshohet se në këtë atentat kanë qenë 4 persona të maskuar, të cilët pasi kanë monitoruar lëvizjet e tij, kanë shkuar jashtë banesës dhe kanë lëshuar breshëri plumbash kallashnikovi. Ata janë larguar nga vendngjarja vetëm pasi janë siguruar që Bejtja kishte ndërruar jetë. Nga informacionet paraprake, dyshohet se autorët janë…
Një detaj i ri është shfaqur së fundmi lidhur me vrasjen e Liridona Ademajt me porosi nga bashkëshorti i saj Naim Murseli nëntorin e vitit të kaluar në Prishtinë. Gazetari Enrik Mehmetaj i ftuar në emisionin “Breaking” me gazetarin Xhoi Malësia në Top News rrëfeu dëshminë e një efektivi të forcave speciale amerikane të cilit Naim Murseli i kishte kërkuar borxh një shumë prej 19 mijë eurosh. Mehmetaj tha se Murseli ishte në gjendje të dëshpëruar për shkak të nevojës për para pasi kishte shumë borxhe dhe ishte përpjekur të gjente zgjidhje tek efektivi Donnie Lowery të cilin e kishte…
Aktori Neritaj Liçaj , së fundmi ka ngritur shqetësimin për një nga formatet më të famshme televizive në të gjithë botën, “Big Brother VIP”, e cila po transmetohet edhe në Shqipëri. I ftuar në emisionin “Glamour Zone”, ai tha për moderatoren Ester Bylyku, se nuk do të pranonte asnjëherë të bëhej pjesë e këtij formati. “Nuk më pëlqen si format, sepse njerëzit nuk janë kavie. Ky më duket si një eksperiment social, gjë e cila mua nuk më pëlqen. Je gjatë gjithë kohës i monitoruar nga kamera. Nuk është gjë e bukur të përgjosh komshiun nga vrima e çelësit”, u…
Okuliste Suzana Zhuka Syri është një organ që quhet organi i të parit. Që nga formulimi i parë që bëjmë për të, funksioni primar i syrit është që të shikojë. Syri është një organ që nuk ndërtohet, pasi është ndërtuar në mënyrë anatomike dhe nuk bëhet transplanti në asnjë vend të botës. Nga cilat sëmundje preket më shpesh syri? Patologjitë e syrit janë të pafundme, por sëmundjet më të shpeshta të syrit fillojnë më konjuktivitet. Konjuktivitetet janë infeksione të cipës së bardhë që mbështjellin kokërdhokun e syrit, që është direkt në kontakt me ambientin e jashtëm dhe nuk është shumë…
Mirlind Daku është një nga lojtarët që mungoi në listën e Sylvinhons për dy miqësoret e këtij muaji ndaj Kilit më 22 mars dhe Suedisë 2 ditë më vonë. Menjëherë pasi u shpall lista, sulmuesi që luan te Rubin Kazan postoi një video në rrjetet sociale, ku shkroi se “jeta vazhdon”. Diçka e tillë u konsideruan nga tifozët si një “thumb” ndaj stafit të kombëtares për mos ftesën, por për të sqaruar gjithë këtë ka reaguar sërish 26-vjeçari, i cili ka theksuar se një video e tillë nuk ka të bëjë fare me mos grumbullimin, teksa falenderon të gjithë për…
Pas prishjes së Titos me Stalinin në vitin 1948, ishte më se e pritshme që edhe Shqipëria të kthente ‘pllakën’ dhe të shkëpuste marrëdhëniet me Jugosllavinë. Në bisedime mes Tiranës dhe Moskës, Enver Hoxha, Mehmet Shehu dhe ambasadori sovjetik në Tiranë, Dimitri Çuvahin, kishin diskutuar mundësinë e krijimit të një force ushtarake, për të përmbysur Titon. Mehmet Shehu, e kishte bërë të qartë, kryengritja e armatosur do të niste nga Kosova. Për të krijuar terrenin e nevojshëm, Shqipërisë i duhej më parë të krijonte një rrjet spiunazhi në Kosovë dhe Jugosllavi. Kështu ndodhi që Enver Hoxha, filloi të rekrutonte të…
Dashi Ndonëse mund të jeni shumë autoritar, duhet të dini se edhe të qenit më të ndjeshëm, mund të zbusë shumë kontradikta që mund të keni në punë. Kjo e shtunë favorizon takime interesante. Demi Kjo është një periudhë që ju sheh disi të dekurajuar për shkak të disa debateve me partnerin/en. Dashuria është motori që ju shtyn në veprim, kështu që mundohuni që të zgjidhni çdo tension që mund të keni patur së fundmi. Kjo ditë favorizon bashkëpunimet në punë. Binjakët Jini të kujdesshëm, pasi kjo periudhë do të zbulojë shumë detaje të jetës tuaj private dhe mund të…