Author: tirana

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron përsëriti sërish se në të ardhmen mund të nevojitet që të kryhen operacione në terren në Ukrainë, e cila është në luftë me Rusinë. “Mund të ndodhë që në një moment të caktuar, nuk e shpresoj dhe nuk do të marr iniciativën, do të jetë e nevojshme të kryhen operacione në terren, çfarëdo qofshin ato, për t’u përballur me forcat ruse!”, tha presidenti francez për ‘Le Parisien’, kur u kthye nga Berlini pas takimit me kancelarin gjerman, Olaf Scholz dhe kryeministrin polak, Donald Tusk. Sulmet me dronë u regjistruan gjatë natës në shumë vende në…

Read More

Një surprizë e veçantë erdhi për Ledjonën këtë Prime në këtë ”Big Brother Albania Vip 3”, e cila pasi pa klipin e jetës së saj, u takua me vajzën e saj, Mikaelën. “Kam lënë Mikin jashtë. Kam larguar dy prindërit nga Korça dhe të vinin në Tiranë. Shëndeti i babit, i cili para se të hyja këtu ka kryer një operacion. Kam sakrifikuar, jam munduar shumë për të arritur këtu ku jam. Por si të shkojë. Jashtë kanë njohur Ledjonën aq sa unë jam munduar të jap. Brenda njeriut ka shumë karaktere, ka dhe ndjenja të tjera. Njerëzit që duken…

Read More

Këtë të dielë vendi do të mbizotërohet nga mot i kthjellët gjatë paradites. Pjesa e dytë e ditës, do të sjellë kalim të vranësirave të cilat në zonat verilindore dhe juglindore herë pas here do të zhvillohen duke gjeneruar reshje të pakta shiu, ku më të theksuara do të jenë në zonat Juglindore të territorit. Parashikohet që orët e vona të mbrëmjes, të sjellin përmirësim të dukshëm të kushteve atmosferike në të gjithë territorin e vendit. Për sa u përket temperaturave të ajrit, do të pësojnë rritje si në orët e mëngjesit edhe gjatë mesditës, duke luhatur vlerat ditore 4°C…

Read More

Situata e tensionuar mes Rikes dhe Eglës, bëri që në shtëpinë e Big Brother VIP të mbërrinte Zarfi i Zi. Ky zarf u hap gjatë Prime-t mbrëmë, ku Vëllai i Madh vendosi të kalojë në nominim “kokë më kokë” Riken dhe Eglën. “Egla dhe Rike për shkak të situatës së vështirë që jeni përfshirë, Vëllai i Madh ju dërgon në televotim, me njëra-tjetrën”, shkruhej në zarfin që u lexua nga Ledion Liço.

Read More

Dashi Të dielën ju jeni duke përjetuar një fundjavë të veçantë. Karizma dhe vullneti juaj do t’ju çojnë shumë gjatë orëve të ardhshme. Lajme të reja vijnë së shpejti për ju. Demi Të dielen pak lodhje dhe moral i shurdhër për shumë prej jush, kalimi i Marsit në shenjën tuaj do t’ju bëjë të ndiheni të pafuqishëm. Mos u dekurajoni, ky moment do të kalojë shpejt dhe do të ktheheni në formë. Binjakët Të dielen dita juaja është një shenjë shumë e veçantë, veçanërisht në këtë periudhë ku ka një luhatje në humorin tuaj. Më mirë të merrni pak kohë…

Read More

Miqësia e Romeos dhe Meritonit është ‘krisur’ gjatë ditëve të fundit me një debat që ka vijuar edhe gjatë prime të sotëm. Romeo: Unë mendoj që Meritoni ndikohet në këtë shtëpi… Meritoni do të dalë në prime. Një shok që të qëllon te dhoma e rrëfimit, që nuk ka pikë dinjiteti, që nuk t’i thotë gjërat në sy… Por, gjatë publicitetit, debati ka agravuar me Meritonin që ka akuzuar Romeon se ‘i merr gratë shokëve’. Meritoni: Romeo tha që merresh me gratë e shokëve dhe unë thashë një lajm që ka qarkulluar që ti je akuzuar për diçka të tillë……

Read More

Luiz Ejlli i cili ishte i ftuari special i ditës së spotme u bë pjesë e studios që në fillimin e “primet”. Fituesi i “BBV2” u pyet nga Ledioni se cili prej banorëve është i preferuari i tij. “Unë vdes mbas teje”, iu përgjigj ai, Ledionit. Më tej ai pohoi se jeta i ka ndryshuar plotësisht pas fitimit të edicionit të vitit të kaluar. Ndërsa ndau dhe një moment gazmor me publikun teksa rrëfeu që gjinekologu ia ka pohuar plotësisht se vajza që ai po pret të sjellë në jetë bashkëshortja e tij, Kiara Tito, i ka ngjarë atij.

Read More

Avokat i njohur, Spartak Ngjela i kërkon Prokurorisë së Posaçme (SPAK) të nisë procesin penal për shkatërrimin e 500 fabrikave dhe uzinave në Shqipëri gjatë periudhës kohore nga ’94-ra deri në ’96-ën. I ftuar në televizionin “Dritare TV”, Ngjela theksoi se nuk është qeveria ajo që vlerëson sa vlenin ato uzina, ndaj pas rrëzimit të diktaturës me ardhjen e demokracisë, qeveria duhet t’i privatizonte dhe jo t’i prishte këto uzina. Madje Ngjela flet me emra kur thotë se presidenti i asaj kohe Sali Berisha dhe kryeministri Aleksandër Meksi, janë përgjegjës. Ndërkohë, avokat Ngjela tregon se si serbët u infiltruan në…

Read More

Jared Kushner, dhëndri i ish-presidentit amerikan, Donald Trump, konfirmoi të premten se është shumë pranë arritjes së disa marrëveshjeve biznesi në Shqipëri dhe Serbi. “Jemi shumë të emocionuar”, tha Kushner në një intervistë për “Neë York Times”. “Nuk i kemi finalizuar ende këto marrëveshje, kështu që ndoshta edhe nuk mund të realizohen, por kemi punuar shumë fortë dhe jemi shumë afër”. Kushner dhe bashkëshortja e tij, Ivanka Trump, kanë qëndruar larg aktivitetit politik të Donald Trump që prej sulmit mbi Kapitolin në janar të vitit 2021, por sipas “NYT”, këto marrëdhënie biznesi në Ballkan i kanë nisur që nga koha…

Read More

Ergys Dashi, është shqiptari me origjinë nga qyteti i Durrësit që u ekzekutua në një atentat mafioz në zemër të Guayaquilit të Ekudorit më 23 Janar 2022. Dashi ka qenë i përfshirë në trafikun e kokainës. Ndërkohë, pas ekzekutimit u zbulua se partnerja e Ergys Dashit është një personazh i njohur i ekranit shqiptar, Xhoana Kurti. Kjo e fundit ishte shtatzënë kur Ergysi u vra dhe nuk arriti ta takojë të birin. Ajo ka treguar se djalit i ka vendosur emrin e të atit, Ergys. Sot Ergysi bën 2 vjeç dhe Xhoana i ka bërë një premtim publik. “Edhe 100…

Read More

Gjatë vitit që shkoi sekuestrimet e kokainës në Spanjë thyen të gjitha rekordet historike. Burime nga Policia Kombëtare dhe Garda Civile, organet përgjegjëse për luftën kundër trafikut të drogës raportuan se kanë kapur 100.000 kilogramë, më shumë se dyfishi i asaj që u kap në vitin 2022 shkruan El Pais. Ministria e Brendshme spanjolle nuk ka publikuar ende raporte zyrtare lidhur me këtë periudhë kohore por Spanja tashmë është vendi më i madh prodhues i kanabisit në BE pasi është e përmbytur me kokainë, si gjithë Evropa. Pasojat e bumit të drogës, kanë nisur të shihen shumë qartë në vende…

Read More

Një ish zyrtar, “Aleat” dikur kompania e prodhimit të pasaportave dhe kartave të identitetit është ekstraduar nga Italia drejt vendit tone. Në Rinas u ekstradua Elmir Dashi, 40 vjeç, pasi në vitin 2018, Gjykata e Apelit Vlorë e ka dënuar me 4 vjet burgim, për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i vulave, stampave ose formulareve”, kryer bashkëpunim, informoi sot policia e Shtetit.

Read More