Babai i Sara Gjordenit, në një intervistë tregoi se divorcin me ish-bashkëshorten e ka bërë për shkak të tradhtisë dhe mohon deklaratat e Sarës për dhunë. Ai ka mohuar akuzat e Sarës, ku më herët e ftuar në “Ftesë në 5” ka treguar se i ati e ka helmuar. Babai i Sarës, Artur Gjordeni, e ka paralajmëruar ish-banoren e “BBVIP 3” se do ta ndjekë penalisht. Ledjon Liço gjatë një bisede me Sarën gjatë spektaklit i shprehu mbështetjen e tij në lidhje me situatat e fundit që kanë të bëjnë me të babanë e saj dhe shprehet: Më vjen keq…
Author: tirana
Mbi 9 mijë masa administrative janë vendosur gjatë javës nga ana e policia rrugore në Tiranë përgjatë javës që po lëmë pas. Shumica e masave të vendosura janë për tejkalim të shpejtësisë shoqëruar me masa për përdorimin e celularit dhe mos vendosjes së rripit të sigurimit. Masat Administrative •9,389 masa të vendosura gjatë javës, konkretisht: •59 masa për xhama të zinj; •605 masa për tejkalim shpejtësie; •188 masa për parakalim të gabuar; •226 masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit; •322 masa për mos vendosje rrip sigurimi; •140 masa për mos vendosje të kaskës mbrojtëse; •411 masa për mosdhënie përparësi…
Shuhet në moshën 83-vjeçare, legjenda e futbollit korçar Teodor Vaso. Heroi i përfaqësueses shqiptare do të mbahet mend për shumë episode të veçanta në jetën e tij, por më i veçanti ka qenë në ndeshjen e vitit 1967 ku luajti për 30 minuta me këmbë të vrarë dhe të ënjtur kundër Republikës Federale Gjermane. Njëri nga 5 sportistët më të mirë të vitit 1968 në përbërje të ekipit Kombëtar të futbollit shqiptar për rezultatin e jashtëzakonshëm në barazimin 0-0 me kampionen e botës, RF Gjermane.
Këngëtari dhe fituesi i ”BBV2” Luiz Ejlli ka postuar disa fotografi gjatë natës së mbrëshme, ku ka shkruar edhe një mesazh për fansat që e komentuan si mendjemadh. Natën e djeshme ai ishte i ftuar special në BBV3, ku përveç prezantimit të këngës së re, ai u fut edhe në rolin e opinionistit. Këngëtari shkruan: ”Faleminderit të gjithëve për dashamirësinë dhe pritjen e ngrohtë, gjithashtu i kërkoj ndjesë atyre që dukem “mendjemadh” thjesht po them këndvështrimin tim. Tek e fundit, nuk jam opinionist por thjesht një ish banor”,-shkruan Luiz Ejlli. Gjatë Prime-it këngëtari komentoi se si është të jesh në…
Në spektaklin e djeshëm të ”Big Brother Albania Vip 3”, u transmetua linja e jetës së Ledjonës, një vajzë e fortë e cila i ka përballuar e vetme të gjitha vështirësitë që ka kaluar në jetë. Ledjona tregon se arsyeja e ndarjes së tyre ka qenë tradhtia që ka patur nga i shoqi dhe më tej i është dashur që të paguajë kredinë e shtëpisë dhe paratë borxh që ai kishte marrë. “Në 1994 ne kemi vendosur të zhvendosemi në Korçë. Mamaja kujdesej për ne, babi punonte gjatë gjithë kohës. Vëllai është pika ime e dobët. Babai ka probleme me…
Këtë të dielë, kryesocialisti Edi Rama mbledh në Gjirin e Lalëzit në Durrës Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste në kuadër të procesit të ri-organizimit të strukturave dhe rijetëzimit të selisë rozë. Takimi do të mbahet në një resort dhe pritet të nisë në orën 11.00 me fjalën e kryeministrit Rama. Fokusi do të jetë tek zbatimi i detyrave të lëna më herët për strukturat e partisë, si dhe korrigjimin e problematikave dhe mangësive të evidentuara në organizatat socialiste dhe anëtarësimet e reja. Kjo pjesë e punimeve do të drejtohet nga sekretari i përgjithshëm Blendi Klosi, ndërsa më pas do të…
Mbrëmë në Prime, në studio u rikthye Sara me Bardhin pas një jave me plot polemika dhe diskutimesh për daljen e këngëtarit nga loja e ”Big Brother Albania Vip 3”, pas lajmit se nëna e tij ishte e shtruar në spital. Bardhi: Mami është mirë. Ishte një javë e sikletshme dhe jam ndjerë shumë keq me mënyrën si dola dhe me komenetet me rastin e nënës dhe familjen time. Mami është mirë dhe faleminderit ata që kanë pyetur. Ishte një javë shumë e vështirë sepse lexova komentet në rrjete. I pashë kryqëzimet që i kishin bërë Sarës, ishte gjykuar si…
Në Stamboll u mbaj Panairi i tekstilit dhe aksesorëve të tij, një nga panairet më të mëdhenj që organizohet, ku morën pjesë 558 stenda të cilat prezantuan produktet e tyre. Kjo ngjarje përfshin të gjitha industritë e tekstilit të mbledhura nën një çati të vetme. Ky event ofron një mundësi të shkëlqyer për bizneset që të tregtojnë midis industrive më të mira të tekstilit dhe stilistëve në të gjithë botën. E pranishme në këtë ngjarje ishte edhe Delina Ibrahimaj, Ministër Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes dhe Klimën e Biznesit, e cila e vlerësoi këtë vizitë, pasi panaire të tilla ju…
Përmeti dhe fshatrat e tij karakterizohen nga një natyrë tejet piktoreske, të rrethuara nga male me një florë dhe faunë të veçantë. Një prej këtyre fshatrave është Draçova, pjesë e Njësisë Administrative Çarshovë të Bashkisë Përmet. Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale pamje magjike nga Draçova e Përmetit, një tjetër destinacion për adhuruesit e natyrës. Investimi i realizuar në rrugën Përmet–Çarshovë ka krijuar lehtësira për turistët vendas e të huaj për të shijuar mrekullitë e natyrës përmetare. Udhëtimi në këtë segment rrugore prej 28 kilometrash është një kënaqësi më vete për udhëtarët, pasi përgjatë gjithë gjatësisë së gjurmës,…
Fenomeni i ”Big Brother Albania Vip 2” Luiz Ejlli u rikthye të shtunën në Prime e BBV3. Që në hyrje, moderatori Ledion Liço e pyeti se kë nga banorët e pëlqen, dhe ai tha me humor se pëlqen veç moderatorin! Më pas duke parë nga kamera, ai i dërgoi një puthje virtuale Kiarës. Ai u shpreh për këngën më të re “KCE”, teksa tregoi më shumë për pritjen e vogëlushes me Kiarën. “Gjinekologu më tha, është i vetmi rast që s’ka nevojë për ADN. Dihet që është fëmija yt sepse kërcen”,-tha Luizi me humor. A ka gjetur dyshja një emër…
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron përsëriti sërish se në të ardhmen mund të nevojitet që të kryhen operacione në terren në Ukrainë, e cila është në luftë me Rusinë. “Mund të ndodhë që në një moment të caktuar, nuk e shpresoj dhe nuk do të marr iniciativën, do të jetë e nevojshme të kryhen operacione në terren, çfarëdo qofshin ato, për t’u përballur me forcat ruse!”, tha presidenti francez për ‘Le Parisien’, kur u kthye nga Berlini pas takimit me kancelarin gjerman, Olaf Scholz dhe kryeministrin polak, Donald Tusk. Sulmet me dronë u regjistruan gjatë natës në shumë vende në…
Një surprizë e veçantë erdhi për Ledjonën këtë Prime në këtë ”Big Brother Albania Vip 3”, e cila pasi pa klipin e jetës së saj, u takua me vajzën e saj, Mikaelën. “Kam lënë Mikin jashtë. Kam larguar dy prindërit nga Korça dhe të vinin në Tiranë. Shëndeti i babit, i cili para se të hyja këtu ka kryer një operacion. Kam sakrifikuar, jam munduar shumë për të arritur këtu ku jam. Por si të shkojë. Jashtë kanë njohur Ledjonën aq sa unë jam munduar të jap. Brenda njeriut ka shumë karaktere, ka dhe ndjenja të tjera. Njerëzit që duken…