Qytetarët e Rusisë që jetojnë në Serbi dhe në Mal të Zi do të votojnë në zgjedhjet presidenciale ruse të dielën në ditën e fundit të tyre. Ata kanë mundësi të votojnë për njërin prej katër kandidatëve në fletëvotim, ndër ta edhe presidentin e tanishëm Vladimir Putin, i cili fitoren e ka pothuajse e sigurt, meqë kundërshtarët e tij janë në burgje, në mërgim apo të vdekur. Zgjedhjet në Rusi kontrollohen fuqishëm nga Kremlini dhe nuk janë as të lira e as të drejta. Qytetarët rusë në Serbi do të votojnë në shkollën e Ambasadës ruse në Beograd. Organizata joqeveritare…
Author: tirana
Nga Asambleja e Partisë Socialiste, e mbajtur në Gjirin e Lalëzit, Edi Rama u shpreh se ka ardhur koha që tashmë industria ushtarake të shkojë drejt një rilindjeje të plotë. Kryesocialisti u shpreh ndër të tjera se me pronat ushtarake janë bërë abuzime të mëdha ndër vite, teksa shtoi se disa asete të ushtrisë do të duhet të vihen në funksion të turizmit, arsimit dhe agroturizmit për zhvillimin e zonave. “Rilindja e industrisë ushtarake. Ushtria jonë bëjnë rëndom objekt lajmesh mediatike pa berqet. Kanë mbetur si kokalla mbi tokë, janë bërë abuzime të mëdha në vit, me mënyrën se si…
Raporti për Shëndetit Mendor 2024 realizuar nga Instituti Ndërkombëtar i Sondazheve IPSOS, doli në përfundime shokuese, është shtuar numri i të prekurve nga sëmundjet psikike. Në Gjermani, gati 1/3 e popullsisë vuan çrregullime të shëndetit mendor. Po në Shqipëri si paraqitet situate. ”Nëse 5 vjet më parë ne kryenim 10-15 vizita në ditë, aktualisht po arrijmë edhe 30 vizita në një ditë, sigurisht përfshihen këtu edhe rikontrollet, se do të ishte një shifër e frikshme, ama intensiteti I punës sonë është rritur shumë”, u shpreh psikiatrja Arjana Rreli. “Problemet sociale dhe ekonomikë të cilat tek ne lënë për të dëshiruar…
Lazio është rikthyer të fitojë dhe këtë e ka bërë duke përmbysur 2-3 në derbin Frossinonen. Kjo fitore vjen pas 4 humbjeve rradhazi, përfshirë edhe atë në Champions League kundër Bayern, por edhe javës shumë polemizuese si pasojë e dorëheqjes së Sarrit. Në këtë ndeshje shkëlqeu ndër të tjerët Taty Castellanos, i cili realizoi “dopietë” dhe solli tre pikët për Lazion pas një kohe të gjatë. Për t’u përmendur edhe fakti që pak minuta mori edhe Marvin Çuni me Frosinonnen, sulmuesi i cili ka kaluar një dëmtim të rëndë që e mbajti gjatë larg fushave. Në Premier League Tottenham, që…
Spekulimet për “zhdukjen” e Princeshës së Uellsit, Kate Middleton kanë vërshuar me të madhe mediet ndërkombëtare. Ajo nuk ka bërë një paraqitje publike që nga 25 dhjetori. Këto raportime kanë shqetësuar edhe Dukeshën e Sussexit, Meghan Markle, bashkëshorten e Princi Harry, e cila është duke tentuar të kontaktojë me Kate-in. Eksperti i familjes mbretërore, Tom Quinn, pretendoi së fundmi se Markle ka tentuar madje disa herë që të bie në kontakt me kunatën e saj. “Meghan ka tentuar disa herë të hyjë në kontakte me burime jo-direkte të Pallatit Kensington. Për të ndrequr raportet pjesërisht dhe gjithashtu se është vërtet…
Dhëndri i ish-presidentit amerikan Donald Trump, Jared Kushner ka plan të zhvillojë resorte turistike në ishullin e Sazanit dhe zonën e Zvërnecit në Shqipëri dhe në Beograd. Lidhur me këtë investim kryeministri Edi Rama tha është forma më prestigjioze e hotelersië në botë dhe synon ta kthejë ishullin e Sazanit në kurorën e turizmit në vend. ”Sot Shqiptarët do të jenë pjesë përmes aksioneve të shtetit ne do të vigjilojmë që projektet të jenë me një strukturë prestigjioze arkitekturore. Ka pasur disa interesime për Sazanin dhe i kemi refuzuar pikërisht sepse nuk jemi as të interesuar për të bërë pazare.…
Nga Asambleja Kombëtare e PS-së, kryeministri Edi Rama i ka quajtur broçkulla, akuzat e Lulzim Bashës se PS-ja po bën pazar me non gratën Sali Berishën. ”U fol këto ditë për pazare dhe marrëveshje me non gratën, apo për trembje të socialistëve nga SPAK-u, të gjitha janë broçkulla që tregojnë sesa të vështirë e kanë një pjesë e bashkësisë sonë kombëtare. PS e kësaj gjenerate po shkruan një kapitull të ri në historinë e marrëdhënieve të pushtetit politik me drejtësinë. Nëse nuk do donim drejtësi, do i kishim bërë të gjitha pazaret për ta ndaluar. Thonë e bëri SHBA, por…
Një aksident i shumëfishtë është regjistruar këtë të dielë në mbikalimin e Rinasit, ku 6 makina janë përfshirë një një aksident dhe kjo ka sjellë bllokim të autostradës Tiranë-Durrës. Siç shihet edhe në foto e siguruara nga ”Tirana News”, në autostradë është krijuar një kaos i madh.
Kryesocialisti Edi Rama ka mbledhur këtë të dielë në Gjirin e Lalëzit, Asamblenë Kombëtare të PS-së në kuadër të procesit të ri-organizimit të strukturave dhe rijetëzimit të selisë rozë. Rama tha se janë regjistruar 29 mijë e 225 anëtarësime të reja në parti. ‘Dua t’i përgëzoj për përfshirjen aktive për ripërtritjen e partisë sonë, në këtë proces të rienergjizimit i cili ka preku çdo organizatë socialiste. Dua të përgëzoj sekretarin Blendi Klosi për risinë e inxhinierimit të këtij procesi. Sot në regjistrin digjital të anëtarësisë socialiste numërohen plot 29 mijë, 225 anëtarësime të reja. Duam 50 mijë anëtarë të rinj…
Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Asamblenë e PS-së, e cila fillon në orën 11:00. Në këtë asamble do diskutohet mbi zbatimin e detyrave për rienegjizimin e partisë dhe anëtarësimet e reja. Gjithashtu në agjendën e kësaj asambleje parashikohet miratimi mbi “zgjedhjet e përgjithshme në parti”.
Në prangat e Policisë së Shtetit ka rënë një i ri pasi përmes shantazhit dhe kanosjes i ka marrë para një vajzë 21 vjeçe, banuese në Shkodër. Policia ka arrestuar Gerald Dragotin nga Elbasani i cili u kap në një parkim në Tiranë kur 21-vjeçares po i merrte 500 $. Shuma e parave u sekuestrua nga shërbimet e Policisë, si provë materiale.
Rienergjizimi i partisë, anëtarësimet e reja dhe korrigjimi i mangësive të evidentuara gjatë takimeve në bazë në javët e fundit do të jenë në fokus të mbledhjes së Asamblesë së Partisë Socialiste, që do të zhvillohet sot në zonën e Gjirit të Lalzit. Në këtë Asamble do të miratohet udhëzimi për zgjedhjet e përgjithshme në parti, si edhe udhëzimi mbi kriteret përzgjedhëse të kandidatëve për delegatë të Kongresit të Partisë dhe të gjitha strukturave të tjera partiake. Mbledhja e Asamblesë parashikohet të nisë në orën 11:00, ku kryeministri Edi Rama pritet të mbajë një fjalë hyrëse, e më pas do…