Author: tirana

BRITANI- Këngëtarja me famë botërore, Shakira, ka dhënë një intervistë së fundmi për Sunday Times. Kjo intervistë se saj vjen ndërkohë që këngëtarja është në përgatitje të një albumi të ri, të parin pas shtatë vitësh. Shakira ka treguar në intervistë për sakrificat në karrierën e saj muzikore gjatë kohës që ishte në lidhje me futbollistin spanjoll, Gerard Pique. “Për një kohë të gjatë bëra pauzë në karrierën time për të qenë pranë Gerardit, në mënyrë që ai të luante futboll”, tha ajo. Vitin e kaluar, Shakira u përfol se kishte vënë në shënjestër ish-partnerin e saj në këngën “#53”. Ajo gjithashtu trajtoi…

Read More

Rusia ka rifilluar operacionet e saj të spiunazhit kundër Perëndimit që kur filloi agresionin kundër Ukrainës në vitin 2022. Piloti rus i helikopterëve Maxim Kuzminov dezertoi në Ukrainë në gusht 2023. Ai shkoi në Spanjë dhe filloi një jetë të re nën një identitet të rremë. Muajin e kaluar, trupi i tij i shpuar nga plumbat u gjet në një parkim në Spanjën jugore. Rusia nuk ka pranuar se ishte pas vrasjes së tij. Por drejtori i zbulimit të jashtëm të Moskës e cilësoi Kuzminovin si një “kufomë morale” për shkak të dezertimit nga ana e tij. Analistët thonë se…

Read More

IZRAEL- Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu ka riafirmuar vendosmërinë e tij për të nisur një ofensivë në Rafah, duke sfiduar kritikat ndërkombëtare. Qyteti është i mbushur me rreth 1.5 milionë palestinezë nga pjesë të tjera të Gazës që kërkojnë strehim. Komentet e tij vijnë pasi kancelari gjerman, në një udhëtim në Lindjen e Mesme, ritheksoi kundërshtimin e tij ndaj planit. Por Netanyahu tha se asnjë presion ndërkombëtar nuk do ta ndalojë Izraelin të arrijë të gjitha qëllimet e tij të luftës. “Nëse e ndalojmë luftën tani përpara se të arrijmë të gjitha qëllimet e saj, kuptimi është se Izraeli e ka humbur…

Read More

Një ngjarje e pazakontë raportohet të ketë ndodhur në qytetin e Librazhdit. Një 53 vjeçar ka dhunuar për arsye ende të paqarta një kamariere brenda ambjenteve të një lokali. Policia sqaron se ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme ndërsa 53 vjeçari është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e tij. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd referuan materialet në Prokurori dhe po punojnë për kapjen e shtetasit T. V., 53 vjeç, pasi ditën e djeshme, në ambientet e një lokali, ka goditur me grushte kamarieren e këtij lokali, për motive të dobëta”,- thuhet në njoftimin…

Read More

Bardhi Idrizi ka zgjedhur partneren e tij Sara Gjordenin, para menaxherit të tij, Jetmirit, pas sherrit që këta dy të fundit patën së fundmi. Këtë fakt e ka pohuar vetë Bardhi i ftuar në “Big Brother Fun Club”, ku tha se i ka ndërprerë të gjitha marrëdhëniet me menaxherin e tij dhe sot do të hapë një adresë të re Instagram-i, pasi atë aktualen ia menaxhon Jetmiri. Vlen të theksohet fakti Sara dhe Bardhi u njohën gjatë eksperiencës në “BBV”, ndërsa me menaxherin e tij, këngetari ka patur një marrëdhënie të ngushtë që kur ka qenë i vogël. INTERVISTA Bardhi:…

Read More

GJERMANI-Gjurma e Mia-s së rrëmbyer (pesë javëshe) i solli hetuesit në një zonë të qetë banimi në periferi të Sandhausen (Baden-Württemberg). Por pas derës tashmë të mbyllur të një shtëpie gjysmë të shkëputur, një çift me sa duket kishte planifikuar të vriste ukrainasen Margarita R., 27-vjeçe, për t’i marrë fëmijën Mia! Të mërkurën, policia arrestoi një grua dhe një burrë, përkatësisht 43 dhe 44 vjeç, duke gjetur edhe vajzën e vogël. Tani është e qartë. Gjatë javëve dhe muajve të fundit, çifti ka folur hapur me fqinjët dhe kolegët e punës për “lindjen” e afërt të vajzës së tyre. Dyshimi:…

Read More

SHBA- Presidentja e Sinn Fein, Mary Lou McDonald duke folur përpara pritjes vjetore në Shtëpinë e Bardhë për shënimin e Ditës së Shën Patrikut, ajo tha se Amerika kishte gabuar rrezikshëm në konfliktin Izrael-Hamas. Duke iu referuar bombardimit të vazhdueshëm, të egër dhe kriminal të Gazës, ajo i kërkoi Presidentit të SHBA Joe Biden të marrë një pozicion të fortë me Izraelin dhe të kërkojë një armëpushim të menjëhershëm. “Bota shikon në tmerr absolut, ne jemi në një pikë kthese dhe vendimet e mëdha tani duhet të merren nga Shtetet e Bashkuara. Ne vijmë këtu si miq dhe si njerëz që kanë pasur…

Read More

Asambleja e sotme e Partisë Socialiste ka zgjatur rreth 4 orë, ku kryeministri Edi Rama i mblodhi të tijët në një resort në Gjirin e Lalzit. Në fokus të takimit, që nisi me fjalën e kryesocialistit Rama, ka qenë riorganizimi i strukturave të PS-së dhe anëtarësimet e reja. Pas përfundimit të mbledhjes, sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Blendi Klosi, në një prononcim për mediat tha se në asamblenë e sotme që zgjedhjet e brendshme të Partisë Socialiste me 1 anëtar 1 votë do të zhvillohen më 12 maj, ku do të dalin emrat e rinj të kryetarëve të PS në…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se Dronët Bajraktar të Forcave të Armatosura kanë tanimë edhe detashmentin e tyre të certifikuar të Mjeteve Fluturuese pa Pilot. Në një postim në rrjetet sociale kreu i qeverisë tha se Oficerët, nënoficerët dhe ushtarët tanë të këtij detashmenti u trajnuan për 4 muaj në Keshan të Turqisë dhe sot janë në gatishmëri. Postimi i plotë: Dronët #Bayraktar të Forcave të Armatosura kanë tanimë edhe detashmentin e tyre të çertifikuar të Mjeteve Fluturuese pa PilotOficerët, nënoficerët dhe ushtarët tanë të këtij detashmenti u trajnuan për 4 muaj në Keshan të Turqisë dhe sot janë në…

Read More

Chelsea ka një shans për të shpëtuar sezonin në FA Cup. Skuadra e Pochettino-s ka zhvilluar një sezon zhgënjyes në Premier dhe do të mbetet pa kompeticione europiane edhe sezonin e ardhshëm. Blutë, në fakt, mbajnë vendin e 11-të në renditjen e kampionatit me 39 pikë, 14 larg zonës europiane. Kështu, shpresa e vetme për të shpëtuar sezonin për londinezët është Kupa e Anglisë, ku përballen në çerekfinale me Leicester-in. Pjesa e parë e sfidës që po luhet në Stamford Bridge është mbyllur në avantazh 2-0 në favor të vendasve falë golave të Cucurella-s (13′) dhe Palmer (45+1′). Ndërkohë, me…

Read More

Ministria e Brendshme ka përfunduar hartimin e ndryshimeve të ligjit për Policinë e Shtetit. Ndryshimet e reja konsistojnë në një qasje të re të organizatës së policisë, në raport me qytetarët. Ndryshimet nisin që me formën e emërimit të drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit. Me praktikën e re pritet që kryepolici të zgjidhet me konkurrim. Do të ketë disa emra që plotësojnë kriteret që do garojnë dhe drejtuesi i Policisë së Shtetit do të veçohet nga një komision i veçantë që krijohet enkas me urdhër të ministrit të Brendshëm. Pas filtrimit nga komisioni, emri që plotëson kriteret më…

Read More

Nga Agron Gjekmarkaj Asambleja e “shenjtorëve” të plakur Pas 12 vitesh në pushtet, të vjetër, oh sa të vjetër, në gjithçka, të njëjtat rradake vërtiten sa në një karrige në një tjeter, të njëjtat fjalë e kumte të zvargura, të njëjtat buzeqeshje fajtorësh, e njëjta fuqi infektuese banaliteti, e njëjta paturpësi, gjysma në burg e gjysma tjetër nisur për atje, mazhoranca që tek skandalet gjen fillin për tu ringritur si Anteu u mblodh me be e sefte nl plazhin në Gjiun e Lalëzit në këtë behar. Bekuar qoftë deti i gjërë, na lan mëkatet thanë njëzëri, na heq ndezullinë dhe…

Read More