Author: tirana

Dashi Në ditët në vijim do të keni një Venus të favorshme e cila do t’ju dhurojë ditë harmonike edhe nëse shumë prej jush do t’i kalojnë në shtëpi. Për sa i përket punës, angazhimet nuk ju japin afat dhe filloni të vuani. Nga distanca e partnerit tuaj mundohuni të bëni një ndryshim. Demi Kjo e hënë ju pret një ditë (dhe një javë) në emër të dashurisë, gati për të rizbuluar harmoninë me partnerin tuaj. Do jetë një ditë dhe javë e mbarë. Do të shihni që do të ketë mundësi të shkëlqyera për sukses në çdo fushë. Binjakët…

Read More

Për javën që presim përpara mbi vendin tonë parashikohet mot kryesisht i qëndrueshëm. Kjo situatë vjen si pasojë e aktivitetit më të theksuar të dy anticikloneve, ai i Azoreve dhe ai Afrikan të cilët janë ngritur më lartë në gjerësitë gjeografike. Në këtë mënyrë ky aktivitet i tyre pritet të sjellë mot të qëndrueshëm dhe temperatura në rritje (tashmë zyrtarisht në periudhën e pranverës) edhe pse nuk do të mungojnë depërtimet e qendrave ciklonare me masa ajrore të ftohta. Përsa u përmend edhe më lart, për ditët e Hënë por edhe ditët e Mërkurë, Enjte dhe ditën e Premte moti…

Read More

Deklaratat se ai ka qenë personi që ka marrë shtëpitë në Itali të Almës dhe Fatosit, nuk janë pjesa që e shqetësojnë Xhevdetin. Arsyeja që e ka sjellë në “Shihemi në Gjyq” përballë vëllait dhe kunatës janë fjalët e kësaj të fundit në lidhje me një raport jashtëmartesor. Xhevdeti pranon publikisht në rubrikën e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan se raporti ka ekzistuar, por ka qenë vetë Alma që e ka nxitur. Xhevdet: Unë para disa vitesh, kur jetoja në Itali me gjithë vëllain tim që punonim bashkë… Eni Çobani: Me zotin Fatos apo jo? Xhevdet: Po, punonim dhe në darkë mblidheshim…

Read More

Skuadra e basketbollit Besëlidhja Eagles Basket vijon të koleksionojë një tjetër fitore në kampionat, atë përballë Vllaznisë, duke mbajtur e sigurt vendin e parë. Skuadra lezhjane ka arritur edhe fitoren e 16 radhazi nën drejtimin e trajnerit Afrim Bilali që këtë vit ka bërë një skuadër të konsoliduar në të gjitha repartet. Përmes një postimi në rrjete sociale, Presidenti i Besëlidhja Eagles Basket, Ylli Ujka ka falenderuar lojtarët dhe Bashkinë e Lezhës për mbështetjen. “Me krenari shënojmë 16 fitore radhazi për skuadrën tonë të Besëlidhja Eagles Basket! Faleminderit trajnerit tonë, Afrim Bilali dhe të gjithë lojtarëve për përpjekjen dhe talentin e…

Read More

Tre automjete janë përfshirë në një aksident në by-passin e Tepelenës poshtë kalasë së këtij qyteti, ku raportohet se kanë humbur jetën katër persona, ndërkohë që në aksident janë përfshirë disa shtetas. Siç shihet edhe nga pamjet, automjetet janë shkatërruar pothuajse plotësisht. Disa persona mbetën të bllokuar në automjete dhe u desh ndërhyrja e forcave zjarrfikëse që të nxirreshin, më pas dy persona sipas policisë janë dërguar në spital. Të plagosurit janë transportuar për në spitalin e Gjirokastrës për të marrë ndihmën mjekësore. Mësohet se njëri prej automjeteve ka humbur kontrollin dhe si pasojë është përplasur me dy automjete të tjera…

Read More

Ndërsa në Rusi po mbahen zgjedhjet presidencale, të shoqëruara me protesta dhe arrestime, nuk ka munguar edhe një reagim nga presidenti ukrainas,Volodymir Zelensky. “Putin i sëmurë nga pushteti”, kështu është shprehur presidenti ukrainas, ndërsa ka theksuar se zgjedhjet në Rusi nuk janë legjitime. Ai gjithashtu shton se Putin duhet të jetë në gjyq në Hagë. “Nuk ka legjitimitet dhe nuk mund të ketë në këto zgjedhje. Putin është i sëmurë nga pushteti. Por ky person duhet të jetë në gjyq në Hagë dhe ne do të sigurohemi për këtë”, ka thënë mes të tjerash Zelensky. Votimi tani është mbyllur në…

Read More

SHBA-Në një intervistë për Zërin e Amerikës, ambasadori Philip Hughes, përfaqësuesi i këtij grupi që mbledh rreth vetes ambasadorë jo të karrierës, thotë se këto tre shtete të Ballkanit kanë bërë përparim të jashtëzakonshëm, por ato vazhdojnë të përballen me sfida nga ndërhyrjet politike të fqinjëve të tyre apo në rastin e Shqipërisë nga kriminaliteti dhe korrupsioni dhe mungesa e një demokracie të mirëfilltë. Zoti Hughes po ashtu foli për vendimin e Shteteve të Bashkuara për ta shpallur person non-grata ish Presidentin e Shqipërisë, Sali Berisha. Zëri i Amerikës: Një nga çështjet kundërthënëse të viteve të fundit është vendimi i qeverisë së…

Read More

Një lokal është përfshirë nga flakët mbrëmjen e kësaj të diele në Radhimë. Nuk dihet ende shkaku i zjarrit, ndërsa raportohet se lokali është shkrumbuar i gjithi. Mësohet se lokali ishte shumë i frekuentuar gjatë sezonit veror. Nuk dihet ende nëse kemi të bëjmë më zjarrvënie të qëllimshme. Sakaq Policia dhe zjarrfikësja ndodhen në vendngjarje.

Read More

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga aksidenti që ndodhi mbrëmjen e sotme në “bypassin” e Tepelenës, ku tre automjete u përplasën me njëra-tjetrën. Fillimisht u raportua për një viktimë dhe tre të lënduar, por policia konfirmon se si pasojë e përplasjes së automjeteve kanë humbur jetën 4 shtetas ende të paidentifikuar dhe janë dëmtuar 2 shtetas të tjerë të cilët janë dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Gjirokastër. Sipas verifikimeve të para nga ana e Policisë Rrugore, bëhet e ditur se shkaku i aksidentit ka qenë lagështia në rrugë si pasojë e shiut. Njoftimi i policisë: Rreth…

Read More

“Një pikë kthese në historinë e Amerikës”. Kështu i përshkroi kandidati republikan Donald Trump zgjedhjet presidenciale të 5 nëntorit në SHBA, madje duke paralajmëruar “masakrën” që sipas tij do të vuajë ekonomia amerikane nëse ai nuk del fitues në përballjen me presidentin demokrat Joe Biden. Në një fjalim të fushatës në Dayton, Ohio, të shtunën, ish-presidenti Donald J. Trump pretendoi se nëse nuk fiton zgjedhjet presidenciale të nëntorit, do të thotë fundi i mundshëm i demokracisë amerikane, dhe do të ketë gjakderdhje. Në fjalimin e tij gati 90-minutësh, ish-presidenti diskutoi zgjedhjet e vitit 2020, kufirin SHBA-Meksikë dhe ekonominë amerikane, ndërsa…

Read More

Ish-kryeministri, Sali Berisha, ka mbajtur edhe këtë të diel fjalim nga dritarja e banesës për qytetarët që janë mbledhur në tubim për të kundërshtuar arrestin shtëpiak ndaj tij. Gjatë fjalës së tij, Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama se ishte ai që i mohoi opozitës të drejtën e komisioneve në parlament. Ndër të tjera Berisha u shpreh se PD nuk është partia e bojkotit por e alternativës. Pjesë nga fjala e Berishës: Të dashur miq! Ai që ai e quajti çmenduri ishte beteja më epike për mbrojtjen e kushtetutës, parlamentit dhe pluralizmit parlamentar. Nuk ishte opozita ajo që kërkonte bllokimin, ishte…

Read More

Steve Harley, kompozitori dhe drejtuesi i grupit rok Cockney Rebel, ka vdekur në moshën 73-vjeçare pasi u trajtua për kancer. Muajin e kaluar, një deklaratë në llogarinë e tij zyrtare në mediat sociale tha se për shkak të trajtimit të vazhdueshëm për kancerin, Steve nuk mund të angazhohet në asnjë koncert në vitin 2024. Greta, vajza e Harley-t, konfirmoi se babai i saj kishte vdekur në mënyrë paqësore në shtëpi me familjen pranë tij.  Kënga e zogjve nga pylli i tij që ai e donte aq shumë po këndonte për të. Shtëpia e tij është mbushur me tingujt dhe të qeshurat…

Read More