Prestigjozia “The Guardian”, ndër aktivitetet europiane që nxisin shpirtin e aventurës, rendit edhe sportin e kalërimit në Shqipëri. Kjo si një përvojë unike gjatë së cilës mund të përshkosh kodra, të zbulosh fshatra mesdhetarë e rrënoja bizantine si dhe të njohësh mikpritjen e vendasve. Kryeministri Edi Rama e ka ndarë në Facebook këtë link. ”Në udhëtimin e Shtigjeve të Lashta Malore në Shqipëri, kalorësit eksplorojnë kodrat, luginat dhe pyjet, fshatrat mesjetare, kështjellat e rrënuara dhe manastiret bizantine. Udhëtimi fillon dhe përfundon në qytetin e Gjirokastrës të listuar në Unesco dhe netët kalohen në shtëpi, duke gatuar dhe ngrënë me familjet…
Author: tirana
Në fjalën e mbajtur para Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama foli për vënien nën sekuestro preventive të planit të investimit për portin e Limianit në Sarandë, aq shumë i kontestuar në media për mënyrën sesi është lidhur marrëveshja. Sekretari për Programin dhe deputeti i Partisë Demokratike, Arbi Agalliu u shpreh sot se Partia Demokratike ka denoncuar prej kohësh faktin që një pjesë e mirë e politikës së vjetër, pikërisht ata të cilët kanë futur duart në xhepat e shqiptarëve, i ushtrojnë presion sistemit të drejtësisë e veçanërisht SPAK-ut. “Rasti i fundit është i kryeministrit Rama, i cili…
Edhe pse prej disa ditësh futbollistët janë paraqitur nën urdhrat e stafit teknik dhe trajnerit Szylvinho, kjo e hënë shënoi startin zyrtar të përgatitjeve për miqësoret me Kilin dhe Suedinë. Pas angazhimeve të fundjavës me klubet e tyre, kontingjenti i futbollistëve ka nisur të plotësohet. Rey Manaj ishte ndër të parët që është stërvitur me grupin e vogël, duke treguar padurim për të shfaqur vlerat e tij në këtë grumbullim të parë nga tekniku Sylvinho. Stërvitjet do të vijojnë me nga një seancë në fushë, deri në miqësoren e 22 marsit në Parma kundër Kilit. Tre ditë më pas, Shqipëria…
Elia Zaharia ka bërë daljen e parë publike pas përfshirjes në një sherr të dhunshëm me Princ Lekën, me të cilin është një proces divorci. Në disa foto të publikuara nga LSA shfaqet duke dalë nga gjykata, e shoqëruar nga avokatja e saj. Kujtojmë se sot është mbajtur seanca gjyqësore për zgjidhjen e martesës mes Princ Lekës dhe aktores Elia Zaharia. Princ Leka dhe Elia Zaharia kanë një vajza nga martesa e tyre, ndërsa prej disa kohësh jetojnë të ndarë dhe kanë nisur procesin e divorcit.
Kryeministri Edi Rama dhe kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Bledi Çuçi, mblodhën sot deputetët e PS për të diskutuar axhendën e javës së re në Kuvend. Çuçi informoi ndërkohë deputetët për rikthimin e Parlamentit në normalitet duke theksuar se s’ka asnjë marrëveshje e as do të krijohet ndonjë nënkomision ose strukturë e posaçme. “S’ka asnjë nënkomision apo strukturë tjetër, thjesht në Komisionin e Ligjeve do të krijohet një mekanizëm dialogu për ligjet me 3/5 dhe ato që kanë lidhje me çështjet e integrimit europian. Opozita u rikthye andej nga kishte ikur. Ramë dakord të ndryshojmë objektet e komisioneve…
Në mbledhjen e grupit parlamentar të PS-së, kryesocialisti Edi Rama ka dhënë udhëzimet për deputetët për sa i përket organizimit dhe zgjedhjet në parti. Gjithashtu është diskutuar për Amnistinë Penale që të futet në rendin e ditës në seancën e së enjtes, por duke e nënvizuar vetëm nëse do të kenë të sigurta edhe votat e PD. Kreu i grupit parlamentar Bledi Çuçi ai që ka shpjeguar për deputetët socialistë marrëveshjen me PD-në dje vendimet e konferencës së kryetarëve. Rama është larguar më herët nga mbledhja e grupit ku prej disa minutash është në takim me kryparlamentare Lindita Nikolla. Këtij…
Parlamenti i është kthyer normalitetit për herë të parë, që prej kaosit të nisur më 5 tetorit 2023. Deputetët e Rithemelimit kanë marrë pjesë këtë të hënë në Komisionin e Ligjeve dhe në të gjitha komisionet e tjera. Në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve ra në sy mungesa e Enkelejd Alibeajt, i cili është pjesë e PD-së së drejtuar nga Lulzim Basha. Opozita i tha fund aksionit për bllokimin e Kuvendit, pas marrëveshjes së arritur të premten e kaluar kur Konferenca e Kryetareve vendosi ngritjen e dy komisioneve hetimore dhe ngritjen e nje strukture që do të realizojë reformën zgjedhore.
Këtë të hënë në Gjykatën Civile të Tiranës po zhvillohet seanca për Princ Lekën dhe Elia Zaharinë, të cilët kanë nisur procesin e divorcit. Në këtë seancë të pajtimit është paraqitur Elia Zaharia, e cila shoqërohet nga avokati i saj Adriatik Bocaj. Ndërkohë, Princ Leka nuk është i pranishëm, por vetëm avokati i tij Aranit Roshi. Palët do të pyeten nëse martesës së tyre do t’i jepet edhe një shans, në të kundërt çështja kalon në seanca gjyqësore për zgjidhje martese.
Në episodin e radhës të ”Vendi im” me Edlira Prendin është kryetari i bashkisë së Malësisë së Madhe, Tonin Marinaj i cili është në mandatin e tretë në krye të detyrës, ku ka folur që nga arsimi, rinia dhe mundësitë turistike që ofron kjo zonë magjike. Gjatë bisedës u ndal fillimisht tek arsimi në këto zona, ku thotë se shkollat kanë qenë në gjendje të mjerueshme, dhe se puna nisi me shkollën e Koplikut. ”Më pas filluam me shkollën ”Prekë Gjoni” në Bajzë dhe më pas edhe me shkollën e mesme në Koplik ”Sherif Hoxha”, shkollën e Dedjave, shkollën e…
Këtë të hënë grupi i Partisë Socialiste është mbledhur në kryesinë e Kuvendit për axhendë parlamentare të javës. I pranishëm në mbledhje është edhe kryeministri Edi Rama. Në mbledhje pritet të diskutohet mbi dakordësinë e arritur me deputetët e Rithemelimit për rikthimin e Kuvendit në normalitet. Rama pritet t’u lërë porositë e tij ligjvënësve socialistë për qëndrimet që duhet të mbajnë dhe aktivizimin e tyre në parlament.
Një moment “pikant” ka karakterizuar shtëpinë e ”Big Brother Albania vip 3”, kur Meriton Mjekiqi hoqi me dhëmbë këpucën e Rike Rocit. Kjo erdhi në kuadër të lojës “E vërtetë apo Sfidë”, që iu caktua banorëve nga Vëllai i Madh i BBVA-së. Të gjithë banorët, duhet t’i bënin pyetje njëri-tjetrit dhe në rast se njëri nuk përgjigjej duhet të pranonin sfidën si lloj dënimi. Në këtë rast, Meritoni refuzoi t’i përgjigjej një pyetje të Erjola Doçit, kështu kjo e fundit e sfidoi që t’ia hiqte Rikes këpucën me dhëmbë. Me disa tentime, moderatori nga Kosova arriti që ta kryente sfidën…
Leonard Hide, kryebashkiaku socialist i Libohovës është zyrtari radhës që është marrë i pandehur nga Prokuroria e Posaçme, për veprën penale të shpërdorimit të detyrës. Ai u mor i pandehur për shpërdorim detyre në kohën kur ka qenë shef krimesh në komisariatin e Gjirokastrës. Ai akuzohet se ka lejuar kultivimin e bimëve narkotike përkundrejt përfitimit. Në reagimin e parë për këtë situatë, ai ka thënë se nuk ka pasur dijeni, por që është i gatshëm që të japë dorëheqjen dhe të përballet me drejtësinë. ”Kur kandidova për kryetar bashkie nuk isha në dijeni të hetimit”,-tha Hide duke shprehur gadishmërinë. ”Nëse…