Author: tirana

Ish-banorja e ”Big Brother Albania Vip 3”, Meri Shehu e ftuar në E Diell ka bërë një debat me Gazin në lidhje me Heidin dhe Romeon. Meri ka mbështetur Romeon dhe e akuzon Heidin se ajo i ka shkuar Romeos nga mbrapa vetëm për të marrë famë. Gazi nuk është dakord me Merin dhe shprehet se Heidi është lojtarja më e fortë aty brenda. Meri Shehu: Aty ku ka qytetërim të konsoliduar unë shikoj që ka një favorizim për Romeon. Romeo është vetëm 28 vjeç, Heidi mori famë vetëm se i shkoi nga mbrapa Romeos dhe vazhdonte t’i shkojë nga…

Read More

Leonard Hida, kryebashkiaku socialist i Libohovës është marrë i pandehur nga Prokuroria e Posaçme, për veprën penale të shpërdorimit të detyrës. Ai paraqitet në seancën paraprake në GJKKO. Hida u mor i pandehur për shpërdorim detyre në kohën kur ka qenë shef krimesh në komisariatin e Gjirokastrës. Ai dyshohet se ka lejuar përkundrejt përfitimit kultivimin e bimëve narkotike. Nisur nga të dhënat që disponohen nga shërbimet si dhe ngjarjet e fundit të ndodhura në njësitë administrative “Cepo” dhe “Picar”, ka dyshime të arsyeshme se përveç personave të përfshirë në këtë aktivitet janë implikuar edhe punonjës policie. Ata kanë pasur detyrimin…

Read More

Një valë e të nxehtit ka goditur Brazilin, i cili nuk ishte regjistruar në vend prej shumë vitesh, dhe që ngre edhe njëherë alarmin për ndryshimet klimaterike me ritme të shpejta që po pëson planeti ynë. Mëngjesin e së dielës, Rio de Janeiro vendosi rekordin e temperaturës, ku termometri shënoi 62.3 gradë. Ky është niveli më i lartë i regjistruar ndonjëherë në metropolin brazilian që kur filluan matjet.

Read More

Edison Malaj humbi jetën në vendin e punës ku ai punonte në Itali. 55-vjeç ishte babai i dy fëmijëve dhe prej 25 vitesh jetonte dhe punonte në Cosenza në ndërtim. Ai humbi jetën më 18 shkurt teksa punonte, pasi një masiv betoni u shkëput nga vinçi duke e zënë poshtë dhe duke ndërruar jetën në vend. Mbrëmjen e djeshme, 1 muaj pas vdekjes familjarët, shqiptarë që jetojnë atje, por edhe italiane të zonës kanë bërë një tubim me pankarta duke kërkuar që të merren masa për kushtet e punës.

Read More

Vladimir Putin ”fitoi” zgjedhjet në Rusi, duke çimentuar pushtetin e tij edhe për 6 vite të tjera. Rezultati i zgjedhjeve të së dielës, tregon se Putin, 71 vjeç, do të nisë një mandat të ri gjashtëvjeçar që do ta bëjë atë të tejkalojë Josef Stalin dhe të bëhet lideri më jetëgjatë i Rusisë për më shumë se 200 vjet. Putin u tha mbështetësve në një fjalim në Moskë se do t’i jepte përparësi zgjidhjes së detyrave që lidhen me atë që ai e quajti “operacionin ushtarak special” të Rusisë në Ukrainë. Putin, duke marrë shkas nga deklaratat e Macron për…

Read More

Parisi është qyteti i dritës dhe i dashurisë, prandaj është kujdesur për seksin e sigurt të sportistëve dhe grave që do të jenë në kryeqytetin francez këtë verë për Lojërat Olimpike. 300 mijë prezervativë do të jenë në dispozicion të 9 mijë atletëve gjatë qëndrimit të tyre në fshatin olimpik, gjatë lojërave që do të fillojnë më 26 korrik dhe do të përfundojnë më 11 gusht. Numri është i barabartë me dy prezervativë në ditë për çdo atlet. Fshati Olimpik ndodhet në zemër të Parisit, me pamje nga Sena, me organizatorët që premtojnë një qëndrim të këndshëm, por edhe të…

Read More

Shqipëria shënon këtë vit 15 vjetorin e anëtarësimit në NATO. Nga përfaqësia jonë diplomatike në Bruksel, ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi shprehu vlerësimin për kontributin që përfaqësuesit tanë kanë dhënë dhe japin çdo ditë, në këtë rrugëtim. “Jemi fatlumë që jemi pjesë e hapësirës së NATO-s, e kësaj Aleance të fuqishme ushtarake. Unë dua të përgëzoj punën e përditshme që përfaqësia jonë bën për të përcjellë mesazhet, qëndrimet dhe për të lobuar interesat strategjike kombëtare këtu në NATO, në komitete të ndryshme, por edhe në komandat, jo vetëm në Bruksel, por edhe në të gjithë hapësirën e NATO-s”, theksoi Ministri…

Read More

Këtë të hënë kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje për punimet në kantierin e aeroportit të Vlorës. Kreu i qeverisë shkruan në Facebook, se puna po ecën me ritme të shpejta me qëllim që aeroporti të hapet vitin e ardhshëm. Ulja e avionit të parë në aeroportin e Vlorës ishte planifikuar në fundin e vitit 2024, por është shtyrë për në verën e vitit 2025. “MIRËMËNGJES dhe nga kantieri i punës në Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës ku po punohet me ritme të shpejta për të qenë gati vitin e ardhshëm, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama. Aeroporti Ndërkombëtar…

Read More

Ish-ministri socialist i Shëndetësisë Ilir Beqaj ka folur për mediat pas komunikimit të akuzave nga SPAK-ur për ”shpërdorim detyre”. Ai tha se prokuroria në 50 muaj nuk hetoi dot dy elementët kryesorë të një hetimi për sterilizimin. Sipas tij, të mos merresh në një hetim të tillë me detaje të tilla, do të thotë të mos e kesh kuptuar çështjen. “Garantimi i kujdesit shëndetësor e kam pasur detyrim dhe mision. Të përdorësh me efiçensë fondet është detyrë, por t’i përdorësh me eficensë është akoma më e mirë. Prokuroria në 50 muaj nuk ia doli të hetojë procesin e sterilizimit, uljen…

Read More

Ilnisa dhe Meritoni janë çift brenda në ”Big Brother Albania Vip 3”, dhe raporti i tyre është i diskutuar si një lojë dhe se nuk kanë ndjenja për njëri-tjetrin. Tani dyshohet se dyshja ka kryer edhe marrëdhënie intime. Një video virale për këtë pjesë e ka ka komentuar edhe një ekspert i gjuhës së trupit, derisa ishte i ftuar në Fun Club. Veprimet e çiftit kanë lënë të dyshohet, ndonëse në studio situata që u krijua shkaktoi shumë të qeshura. Në lidhje me këtë, Meritonit iu bë edhe një koment nga konkurrentët brenda, gjë të cilën e mohoi kategorikisht prezantuesi…

Read More

Sot bëhet 1 vit nga marrëveshja Kosovë-Serbi që u nënshkrua në Ohër, dhe kryeministri Edi Rama teksa shkruan se po i afrohemi takimit të Këshillit të Evropës të 21 marsit, për të është thelbësore zbatimi i marrëveshjes për rrugën e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Për kreun e qeverisë, çdo vonesë e marrëveshjes për ta bërë këtë vetëm e forcon status quo-në. ”Status quo-ja në lidhje me këtë çelës strategjik për fqinjësi paqësore, të begatë dhe evropiane në mes të Evropës nuk i shërben sigurisë së vetë Evropës”,-shkruan Rama në X. Postimi i plotë Ndërsa i afrohemi takimit…

Read More