Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, së bashku me OSHEE dhe në bashkëpunim me Shoqatën e Bukës, Pastiçerisë dhe Brumërave kanë arritur dakordësinë sa i takon faturimit të energjisë elektrike subjektet e furrave të bukës të cilat vitet e fundit kanë zgjeruar ndjeshëm aktivitetin e tyre, duke tregtuar edhe produkte të tjera. Gjatë një tryeze të organizuar, ku e pranishme ishte Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, administratori i OSHEE, Enea Karakaçi si dhe përfaqësues të Shoqatës u diskutua formula e re që do t’i propozohet ERE sa i takon skemës që do të ndiqet për këto subjekte.…
Author: tirana
Policia e Korçës ka nisur një procedim në gjendje të lirë për një 37-vjeçare, banuese në fshatin Plasë. Shtetasja me iniciale B.F, nënë e dy fëmijëve, dyshohet se i ka braktisur këta të fundit. Njoftimi i policisë: -Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Devoll referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen B. F., 37 vjeçe, banuese në fshatin Plasë, pasi dyshohet se ka braktisur 2 fëmijët e saj.
Në vendet ku është reduktuar konsumi i antibiotikëve, si te kafshët, ashtu edhe te njerëzit, është konstatuar një reduktim i baktereve rezistente ndaj antibiotikëve. Këtë e tregojnë analizat rezistencës antimikrobiale ndaj Escheria Coli (E.Coli), të kryera nga Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC) Periudha e hulumtuar eshte nga viti 2014 deri ne vitin 2021 gjatë së cilës administrimi i antibiotikëve te kafshët për prodhim ushqimor u reduktua me 44%. Gjithashtu, u konstatua se bakteret E. Coli, si te kafshët, ashtu edhe te njerëzit, po bëhen më pak rezistente ndaj antibiotikëve gjatë pakësimit të konsumit të përgjithshëm të…
Gazeta zyrtare “Kathimerini” ka shkruar se rregullorja e re e lëshuar nga autoritetet greke do të ndalojë kalimin e kufirit për emigrantët që kanë vetëm një vërtetim që dëshmon se janë në pritje të lejes së qëndrimit. Pas 30 marsit të këtij viti, nuk mund të udhëtohet drejt Shqipërisë vetëm me vërtetim. E njëjta vlen edhe për ata që ndodhen jashtë Greqisë. Ata duhet të kthehen brenda datës së caktuar, ndryshe nuk do të lejohen. Burime nga pika kufitare në Kakavijë konfirmojnë se kjo rregullore nuk ka mbërritur zyrtarisht, ndërsa pohojnë se situata është e qetë dhe nga të dyja palët vijojnë lëvizjet normalisht.
Francesco Acerbi tashmë është larguar nga grumbullimi i kombëtares në Romë. I mbërritur mëngjesin e sotëm, siç kërkohet nga politika e brendshme e kombëtares, ai i shpjegoi trajnerit Luciano Spalletti dhe shokëve të tij të skuadrës versionin e tij të shprehjes së supozuar raciste të raportuar nga futbollisti Juan Jesus gjatë ndeshjes Inter-Napoli. Në deklaratën e lëshuar nga Federata thuhet se “sa i përket grumbullimit të lojtarit zikaltër, në pritje të rindërtimit të asaj që ndodhi në përputhje me autonominë e drejtësisë sportive, doli se nuk kishte asnjë qëllim shpifës, denigrues apo racist nga ana e tij”. Megjithatë, Acerbi u…
Modernizimi i sistemit bankar në ditët e sotme ofron mundësi të shumta për mënjanimin e përdorimit të parasë ‘cash’. Një prej këtyre mundësive është përdorimi i parasë elektronike. “Banka e Shqipërisë” shpesh herë është përfshirë në fushata me synim reduktimin e ‘cash’-it në ekonomi si një nga mënyrat e reduktimit të ekonomisë informale, por jo vetëm. Sipas një studimi të “Bankës së Shqipërisë”, në përgjithësi, kur zëvendësohet ‘cash’-i dhe pagesa të tjera në formë letër me pagesa elektronike në nivel ekonomie, vlerësohet se, në shkallët e konvertimit hipotetik prej 35% dhe 70%, Shqipëria mund të gjenerojë kursime vjetore që variojnë…
Elia Zarahia dhe Princ Leka kanë pasur seancën gjyqësore për zgjidhjen e martesës, pas gati 7 vitesh. Seanca është shtyrë, për shkak se nuk ka qenë i pranishëm Princ Leka. Më herët u pa aktorja Elia Zaharia, e cila doli nga ambientet e Gjykatës. Pak ditë më parë ata kanë përfunduar në dyert e policisë, duke pretenduar se janë dhunuar nga njëri-tjetri pasditen e djeshme. Gjithçka nisi kur Princ Leka ka shkuar të takojë të bijën në shtëpinë e tij, ku jeton bashkë me të ëmën, Elia Zaharia. Siç rrëfen Princ Leka në dëshminë e tij, në ato momente vajza…
Gjykata e Posaçme (GJKKO) ka lënë të lirë këtë të hënë biznesmenin Leonard Gjini, i arrestuar pas shpërthimit të 1 Marsit në Lushnje. “Gjykata vendosi vleftësimin e paligjshëm të ndalimit të personit nën hetim Leonard Gjini, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”. Vendosi të mos caktojë asnjë masë sigurimi personal ndaj personit nën hetim pasi mungon dyshimi i arsyeshëm i bazuar në prova për kryerjen e veprës penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, thuhet në vendimin e GJKKO, që urdhëroi lirimin e menjëhershëm të tij. Nën akuzë pas…
Pas kaosit 5 mujor, sot u mblodh Komisioni i Integrimit nën drejtimin e deputetes së PD-së Jorida Tabaku. Mbledhjes i janë bashkuar deputetë të PD-së së Rithemelimit, por në sallë kanë munguar ligjvënësit, përfaqësues të PD-së zyrtare të Bashës. Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, prezantoi në këtë komision projekt-ligjin “Për sigurinë kibernetike”. “Ligji është i përafruar dhe është konsultuar me një shumësi institucionesh. Sa i takon çështjeve kushtetuese, këtu nuk ka vend për diskutime. Sepse nuk bëhet fjalë për akses në institucion, por për alertin e sigurisë kibernetike”, tha Spiropali. Drejtuesja e Komisionit të Integrimit Jorida…
Luiza Gega këtë të hënë bëri një paraqitje të veçantë në shtëpinë e ”Big Brother Albania Vip 3”, kjo në lidhje me sfidën e përjavshme përkrah konkurrentëve. Por a fshihet gjë pas kësaj surprize, pasi hyrje të tilla janë të rralla? Të gjithë presin me padurim konfirmimin nëse Luiza Gega do të jetë në qendër të vëmendjes si konkurrentja më e re. View this post on Instagram A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)
Lavdosh dhe Lefteri Begaj u përcollën në banesën e fundit në qytetin e Memaliaj. Ata ishin bërë gjyshër për herë të parë dhe mbrëmjen e së dielës, 17 mars 2024, po shkonin të festonin lindjen e nipit, por humbën jetën në aksident. 62-vjeçari po drejtonte makinën “Toyota” ku pasagjerë kishte bashkëshorten, krushqit Jani dhe Lavdie Meta dhe nënën e moshuar të Jani Metës. Në “Bypass”-in e Tepelenës, makina e tyre u përplas nga një ”Benz” që drejtohej nga 42-vjeçari Riza Rrapaj, i cili gjithashtu humbi jetën. Nga përplasja e fortë, ndërroi jetë 90-vjecarja Afërdita Meta, e cila u përcoll sot…
Fansat e Heidit dhe Romeos kanë bërë një surprizë për dy nga banorët më të komentuar të ”Big Brother Albania Vip 3”, ku disa nga fotot e tyre janë shfaqur në ”Times Square” në New York. Billbordet e “Times Square” janë mjet shumë i mirë i marketingut për shkak të shikueshmërisë dhe ekspozimit të tyre të lartë, edhe pse disa mendojnë se ky gjë është një mashtrim, dhe që kjo video bëhet përmes një aplikacioni. Romeo dhe Heidi kanë qenë një nga çiftet më të dashura për publikun brenda “BBV3”, para se ata të konfirmonin ndarjen. Mesa duket fansat që…