Dikur ishin miq e kolegë që çdo moment e ndanin me njëri tjetrin, por për arsye ende të pa qarta prej kohësh aktorët Ermal Mamaqi dhe Rezart Veleshnja hedhin thumba në drejtim të njëri tjetrit. Përmes një postimi në llogarinë e tij në ‘Intagram’ Veleshnja ka postuar një video performancë në spektaklin e humorit ku krahas Renada Cacit dhe Bes Kallakut është dhe Ermali. “Po të bëj dhe ty tag se i ke qef këto skenat tona ti akoma i praktikon më vjen mir e jemi mentor për ty! Por sot në këto kohë që jetojmë vjedhja është art më…
Author: tirana
Kryeministri, Edi Rama mbledh ditën e nesërme drejtuesit e qarqeve. Mbledhja pritet të zhvillohet ditën e nesërme rreth orës 09:00 në selinë e Partisë Socialiste. Takimi i Ramës me drejtuesit e qarqeve vjen pas mbajtjes së Asamblesë Kombëtare një ditë më parë, ku kryesocialisti shpalosi objektivat për anëtarësime të reja si dhe për një PS më të hapur.
Ligjvënësit në Gambia do të votojnë këtë të hënë legjislacionin për heqjen e ndalimit të gjymtimin gjenital të femrave, gjë që do ta bënte vendin e Afrikës Perëndimore vendin e parë që e bën këtë. Gjymtimi gjenital femëror është emri i dhënë për të gjitha procedurat që përfshijnë heqjen e pjesshme ose totale të organeve gjenitale të jashtme femërore për arsye tradicionale, fetare ose të tjera. Rrethprerja rituale e femrave është një problem në shumë pjesë të botës, kryesisht në Afrikë, dhe pasojat e një akti të tillë janë të përjetshme. Mund të shkaktojë gjakderdhje të rëndë dhe madje edhe…
Një video e bërë virale ka shkaktuar një skandal të përmasave të mëdha në Turqi. Teksa kanë mbetur më pak se dy javë nga zgjedhjet komunale të Turqisë, anëtarë të opozitës shfaqen duke numëruar shuma të majme parash. Mediat shkruajnë se dyshohet që bëhet fjalë për një skandal të dyshuar ryshfeti, i cili tanimë po hetohet. Shuma e parave dyshohet se arrin në 15 milionë lira turke (rreth 430,000 dollarë). Nga ana tjetër, opozita mohoi akuzat, duke thënë se paratë ishin paradhënie për blerjen e ndërtesës së re të organizatës lokale në Stamboll në vitin 2019 dhe se pamjet u…
Një debat i ashpër është zhvilluar mes Romeos dhe Erjolës, pasi aktori i tha moderatores se ishte e shtirur dhe e pafytyrë. Ndërsa Erjola tha se Romeo duhet të luaj më racional dhe se ajo ka ‘këllqe’ për të mos i vënë epitet aktorit. Më pas dyshja ka ulur tonet ndaj njëri-tjetrit. Romeo: E kupton sa e shtirur? Se çfarë niveli keq sisë? Erjola: O niveli i emocioneve, luaj njëherë racional, se u mbyte në subjektivitet! Le kokrrën e namit Erjola: Mos më thuaj mua e pafytyrë! O mashkull që s’të vë dot epitet Erjola: Se vë dot se kam…
Një avion është detyruar të bëjë një ulje emergjente, pasi një pasagjer tentoi të vetëvritej. Fluturimi EVA Air BR67 po udhëtonte nga Bangkok në Londër të premten kur u detyrua të bënte ulje emergjente. Pasagjeri u gjet në tualet gjatë zbritjes së avionit. Mësohet se personi është ndihmuar nga stjuardesat dhe një mjek në bord. Pasagjerit iu dha ndihma e parë dhe u dërgua me urgjencë në spital pas uljes së avionit.
Departamenti amerikan i Shtetit njoftoi se ka futur në listën e zezë ish-kreun e komunës së Kaçanikut, Xhabir Zharku, për shkak të përfshirjes së tij në akte korruptive. “Gjatë detyrës së tij zyrtare si kryetar i komunës së Kaçanikut, Zharku u përfshi në akte korruptive, duke përdorur pozitën e tij për të ndërhyrë në proceset e prokurimit, që në mënyrë të paligjshme të jepte leje për ndërtime në pronat komunale, për të përfituar vetë dhe bashkëpunëtorët e tij”, tha DASH-i. Në vitin 2023, Gjykata e Apelit vërtetoi aktgjykimin e Gjykatës së Ferizajt për të liruar nga akuzat Zharkun për akuzat…
Ndihmës Sekretari për Byronë Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit (INL), Todd D. Robinson do të zhvillojë një vizitë në Tiranë nga datat 18 deri më 20 Mars. Departamenti Amerikan i Shtetit njofton se ai do të takohet me kryeministrin Edi Rama dhe të tjerë partnerë të INL-së që mbështesin punën e Shqipërisë për të forcuar sundimin e ligjit, luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar si dhe ndërtimin e institucioneve të forta. Më 20 deri 22 Mars, Ndihmës Sekretari Robinson do të udhëtojë drejt Prishtinës. Atje do të takohet me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe partnerë…
Një 65 vjeçar nga Italia është denoncuar në policinë e Vlorës nga gruaja e tij e cila e akuzon se e ka dhunuar, madje i ka dëmtuar syrin. “Po nga këta specialistë u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin italian A. B., 65 vjeç, pasi ka bërë kallëzim bashkëshortja e tij, se ky shtetas, për motive të dobëta, i ka shkaktuar asaj, dëmtime në sy”, njofton policia. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Në një intervistë për gazetarin e ‘Shqipëria Live’ në Top Channel, ish-banori i ‘BBV3’, Bardhi, ka thënë se marrëdhënia me Sarën jashtë shtëpisë po shkon shumë mirë. “Marrëdhënia me Sarën shumë e mirë, në fakt nëna ime ma ka fshirë numrin mua dhe po merr Sarën tani”, tha ai duke qeshur. Më tej ai tha se këtë periudhë po jetojnë në Tiranë dhe se janë njohur me familjet e njëri-tjetrit. “Po rrimë në Tiranë tani, shumë mirë, jemi kënaqur. Jemi njohur me familjarët e njëri-tjetrit”, tha ai. Po a do të kemi një dasmë së shpejti në Kumanovë? “Nuk e…
Një 16-vjeçare rezulton e zhdukur që prej dy ditësh në qytetin e Vlorës. Uniformat blu bëjnë me dije se ka qenë babai i adoleshentes, ai që ngriti në këmbë policinë për zhdukjen e të bijës. “Në ambientet e Komisariatit të Policisë Vlorë është paraqitur shtetasi V. I., banues në fshatin Kaninë, i cili ka kallëzuar se prej datës 16.03.2024, është larguar nga banesa, vajza e tij 16-vjeçe. Punohet për gjetjen e saj.”, njofton policia e Vlorës.
Debati mes kompanisë së energjisë dhe furrave të bukës, lidhur me tarifimin e tyre, duket se i është dhënë zgjidhje. Kompania e shpërndarjes së energjisë ka propozuar pranë entit rregullatorë aplikimin për diferencim të çmimeve të energjisë për këto subjekte. Konkretisht, çmimi është propozuar të jetë i pandryshuar 7.6 lekë kë/h për ato dyqane që shesin bukë, 9.5 lekë për ato që pjesë të aktivitetit kanë dhe prodhimin e ëmbëlsirave si dhe 12 lekë kë/h për ato aktivitete që pjesë të tyre kanë bar kafe. “Ne kemi pasur një diskutim shumë të gjatë me Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë me…