Author: tirana

Dy automjete u dogjën me zjarr mëngjesin e sotëm rreth orës 02:00 në lagjet nr.4 dhe 14 në Korçë. Sipas njoftimit të policisë ka rënë zjarr në automjetet e shtetasve G.C., dhe J.G., ku si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Policia nga veprimet e para hetimore ka identifikuar autorët e dyshuar të ngjarjes. Në bashkëpunim me njëri-tjetrin K.Sh., 18 vjeç, dy 17-vjeçarë dhe një 16-vjeçar dyshohet se dogjën automjetet pas një konflikti për motive të dobëta me pronarët e automjeteve dy javë më parë.

Read More

Nutricionistja Diola Dosti dhe biznesmeni i njohur shqiptar, Erolld Belegu janë në një lidhje dhe tashmë nuk ka mlë dyshime. Kjo në bazë të disa postimeve që kanë shpërndarë në rrjete sociale, në vende të ndryshme, ku edhe kanë bërë të dyshohet. Ka qenë së fundmi autori i këngës “Një mijë fjalë” që ka zyrtarizuar romancën me një imazh të shpërndarë në InstaStory. Fillimisht, ai ka ndarë një imazh duke i mbajtur dorën teksa shfaqet në makinë, e më pas edhe një tjetër ku ish-banorja e ”Big Brother Albania Vip 2” i jep një puthje në faqe.

Read More

BE-ja do të vendosë sanksione të mëtejshme ndaj Hamasit dhe për herë të parë edhe sanksione kundër kolonëve të dhunshëm izraelitë në Bregun Perëndimor të lumit Jordan. Ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të BE-së ranë dakord në një takim në Bruksel për planet përkatëse për të vendosur për herë të parë sanksione kundër kolonëve radikalë izraelitë në Bregun Perëndimor të lumit Jordan. Sikurse konfirmuan disa diplomatë këto plane do të zyrtarizohen në ditët në vijim. Hungaria njoftoi se nuk do ta bllokojë më këtë proces. Masat përfshijnë ndalimin e hyrjes në vendet e BE-së dhe ngrirjen e aseteve për…

Read More

Në Partinë Socialisite po punohet me rimte të shpejta për zgjedhjet në 2023, ndaj dhe kryesocialisti Edi Rama mbledh këtë të martë drejtuesit e qarqeve. Në takim pritet të bëhet një analizë e punës në terren nga drejtuesit e qarqeve, ndërsa do të diskutohet edhe për porositë e lëna nga Rama në disa prej mbledhjeve të asamblesë, më e fundit ajo në Durrës të dielën e 17 marsit. PS ka vendosur prioritet anëtarësimin 50 mijë anëtarësime të reja në organizata deri në Kongresin e Qershorit. Ndërsa prioriteti i dytë është përfshirja në organizatat socialiste, të përfaqësuesve të të gjitha shtresave…

Read More

Këtë të martë do të kemi mot të vranët dhe intervale kthjellimi. Vranësirat do të pasohen me reshje shiu të herëpashershme në formën e shtrëngatave afatshkurtra shoqëruar me shkarkesa elektrike e lokalisht breshër. Në Alpe pritet stuhi bore ndërsa në relievet malore verilindje-juglindje priten reshje bore me intensitet të ulët në lartësitë mbi 1000m, deri në mesatar në majat e maleve.

Read More

Dashi Të martën ju pritet një ditë disi e qetë, përfitoni nga ajo për të gjetur qetësinë dhe ekuilibrin e brendshëm. Kujdes nga konfliktet e mundshme me të afërmit, dikush mund t’ju vendosë një fole në timon në orët e ardhshme. Në dashuri, lini vetes hapësirë ​​dhe mundësinë për të hapur sërish zemrën. Demi Të martën nuk është në të vërtetë një ditë dashurie. Hëna është disonante. Më mirë ta lini të shkojë dhe të përqendroheni në diçka tjetër. Për sa i përket punës, dëshironi të ndryshoni peizazhin dhe të provoni gjëra të reja. Binjakët Të martën ditë shumë pozitive…

Read More

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ndaluan shtetasen Leta Koçi 42 vjeçe, banuese në Tapizë, për veprën penale “Vrasja e foshnjes”. Kjo shtetase, ditën e sotme, rreth orëve të mëngjesit, dyshohet se pasi ka lindur foshnjen në ambientet e banesës së saj, duke pretenduar se ka lindur e vdekur, e ka futur në një qese dhe më pas e ka hedhur në bregun e lumit të Tapizës.

Read More

Aktorja Julia Iliriani është vënë përballë një pyetje pikante nga Roza Latit mbi jetën e saj personale në lojën “E vërtetë ose Sfidë”. “Ke pasur të dashur më të vogël në moshë dhe cila ka qenë mosha më e vogël e të dashurit nëse ke pasur?”– pyeti Roza. “Po kam pasur një. Ka qenë 7 vite më i vogël se unë” – tregoi Julia. Kujtojmë që aktorja njihet për natyrën e saj të qetë dhe pa komplekse, ku shpesh herë ka rrëfyer histori për jetën e saj personale.

Read More

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në lagjen “ Sheq i Madh” në Fier. Një person i cili po udhëtonte me biçikletë është goditur nga një makinë. Drejtuesi i automjetit është larguar menjëherë nga vendngjarja, ndërsa i dëmtuari është dërguar në spitalin rajonal të Fierit, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën. Policia dhe grupi hetimor kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti dhe kapjen e autorit.

Read More

Prestigjiozja britanike “The Guardian” i është rikthyer sërish Shqipërisë, këtë radhë me një artikull kushtuar gjithë atyre që janë në kërkim të shpirtit të aventurës. Si një ndër 10 vendet ku mund të gjesh një eksperiencë të tillë emocionuese, renditet edhe vendi ynë. Një udhëtim me kalë në shtigjet e lashta malore të qytetit të gurtë të Gjirokastrës, është sugjerimi ideal që “The Guardian” zgjedh të bëjë për lexuesit e saj në morinë e sporteve që zhvillohen në natyrë në vendin tonë. Por sipas së përditshmes, me këtë shëtitje turistët mund të eksplorojnë luginat, kështjellat e rrënuara, manastiret bizantine, si…

Read More

Shtetet e Bashkuara dhe Japonia propozuan të hënën një rezolutë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, duke theksuar se kombet duhet të respektojnë një traktat që ndalon vendosjen e armëve bërthamore në hapësirë, një mesazh që duket se kishte për qëllim Rusinë. Uashingtoni beson se Moska po zhvillon një armë bërthamore kundër satelitit të bazuar në hapësirë, shpërthimi i së cilës mund të shkaktojë kërdi duke ndërprerë gjithçka, nga komunikimet ushtarake deri te shërbimet e bazuara në telefon, ka thënë një burim i njohur me këtë çështje. Rusia, një palë në Traktatin e Hapësirës së Jashtme të vitit 1967 që…

Read More

Lionel Messi nuk do të marrë pjesë në turneun që përfaqësuesja e Argjentinës do të zhvillojë në SHBA. Mungesa e fituesit të Topit të Artë vjen si pasojë e një dëmtimi të lehtë të futbollistit në këmbën e djathtë. Kjo është bërë e ditur nga “MLS”, kampionat ku luan kampioni i botës. Liga profesioniste amerikane publikoi listën e futbollistëve që do të jenë të angazhuar me ndeshjet e përfaqësueseve në muajin Mars. Në të mungonte mungonte emri i Lionel Messit. Argjentina ka në plan të zhvillojë 2 sfida miqësore më datë 22 dhe 26 Mars. “Albiçelestët” do të përballen ndaj…

Read More