Ambasada e SHBA-së në Tiranë ka zbardhur fokusin e bisedimeve të Ndihmës Sekretarit amerikan, Todd Robinson gjatë takimit me kreun e SPAK dhe prokurorët e tjerë. Ambasada shkruan se Robinson falënderoi partnerët tanë shqiptarë për guximin dhe përkushtimin e tyre në zbatimin e ligjit, transparencën, si dhe dhënien fund të pandëshkueshmërisë. Postimi nga Ambasada e SHBA-së në Tiranë Në një pritje me gjyqtarë, prokurorë, hetues shqiptarë dhe drejtues të agjencive ligjzbatuese në Shqipëri, Ndihmës Sekretari Todd Robinson falënderoi partnerët tanë shqiptarë për guximin dhe përkushtimin e tyre për zbatimin e ligjit, transparencën, si dhe dhënien fund pandëshkueshmërisë. Ai nënvizoi rëndësinë…
Author: tirana
Një 26-vjeçar në Krujë është arrestuar nga forcat ”Shqiponja”, të cilit pas kontrolleve në mjet i janë gjetur 3,000 fara kanabisi, 4 maska si ato që përdoren për ngjarje kriminale, 1 kamera ambientale, sasi municioni luftarak dhe 3 celularë. Sendet e gjetura u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, ndërsa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme. Njoftimi i Policisë Në zbatim të masave të përcaktuara në planet operacionale mbarëkombëtare “Tempulli 2” dhe “Sundimi i ligjit”, u finalizua operacioni policor i koduar “Seeds”. Operacioni u zhvillua nga…
Italia është shqetësuar nga lajmi i fundit. Një alarm për bombë në Ministrinë e Kulturës në Romë, ka shqetësuar autoritetet. Mediat në Itali njoftojnë se alarmi është ngritur pas një telefonate anonime, ku theksohej se një bombë ishte vendosur brenda ndërtesës. Menjëherë është bërë evakuimi i stafit. Raportohet se këtë të martë ishte planifikuar një takim brenda ambienteve të Ministrisë.
Ambasada shqiptare në Greqi ka sqaruar të gjithë shqiptarët që janë në proces aplikimi për paisje/ripaisje me leje qëndrimi dhe që posedojnë vërtetimin përkatës në Republikën e Greqisë. Pas komunikimeve të vazhdueshme të Ambasadës Shqiptare në Athinë me institucionet kompetente Greke, ju bëjmë me dije se: 📄 Me Vendimin Nr. 𝟰𝟬𝟬𝟬/𝟯/𝟵𝟴-𝗶𝗯’, publikuar në Fletoren Zyrtare të Qeverisë së Republikës Greke, sot, në datën 𝟭𝟵 𝗺𝗮𝗿𝘀 𝟮𝟬𝟮𝟰, mbi “Daljen dhe rihyrjen e shtetasve të huaj të vendeve të treta me leje qëndrimi, afati i vlefshmërisë së të cilave ka përfunduar dhe të shtetasve të huaj të vendeve të treta që kanë…
Me skuadrën që nuk fiton prej datës tre janar dhe të renditur në vendin e parafundit të La Liga-s me vetëm 14 pikë pas 28 javësh, drejtuesit e Granadës janë detyruar të ndryshojnë sërish “strateg”. Klubi spanjoll ku aktivizohet futbollisti i kombëtares Myrto Uzuni, njoftoi mbylljen e bashkëpunimit me Alexander Medina. Ai është trajneri i dytë që shkarkohet nga Granada pas Paco Lopez me të cilin nisi sezonin. 45-vjeçari mori drejtimin e skuadrës në fundin e muajit nëntor të vitit të kaluar, por në 14 ndeshje uruguajan koleksionoi vetëm një fitore dhe katër barazime. Granada pritet të emërojë në postin…
Kjo e martë e 19-marsit shënoi nisjen e pelegrinazhit në kishën e “Shna Ndout” në Laç. Qindra besimtarë të ardhur nga qytete të ndryshme të Shqipërisë iu drejtuan këtij vendi të shenjtë. Pelegrinët çdo të martë në 13 të tilla i drejtohen Kishës deri më 13 qershor, ditën ku dhe kulmon përfundimi i këtij pelegrinazhi të përvitshëm. Për mbarëvajtjen e ritualit fetar janë hartuar një plan masash nga policia në bashkëpunim me Bashkinë e Kurbinit. Kisha e Laçit ka bërë mrekulli të shumta ndaj dhe kanë shumë besim, ndërsa lutjet e tyre shkojnë për shëndet dhe harmoni familjare thonë qytetaret.
Aktorja Egla Ceno është një ndër personazhet më të komentuar në ”Big Brother Albania vip 3”. E kritikuar shpesh herë nga personazhe të shumë publik për shkak të lojës që ajo ka zgjedhur të bëjë, duke përdorur ofendime të shumta, mesa duket ka edhe nga ata artistë që e pëlqejnë lojën e saj dhe i dalin krah aktores. Fifi, këngëtarja shumë e dashur nga publiku, ku edhe ka qenë vetë në këtë format, i ka dalë në mbrojtje Eglës, duke shprehur publikisht përkrahjen ndaj saj si edhe dëshiron shumë që ajo të jetë deri në finale. “Egla unë dua shumë…
Këtë vit, në Bruksel janë në garë katër poste të mëdha politike: presidencat e Komisionit Evropian dhe Këshillit Evropian, që aktualisht udhëhiqen nga Ursula von der Leyen dhe Charles Michel respektivisht, por edhe posti i shefit për politikë të jashtme, që është mbajtur për këto pesë vjet nga Josep Borrell. Më pas, është edhe një post në kryeqytetin belg. NATO po kërkon zëvendësues të Jens Stoltenbergut në postin e sekretarit të përgjithshëm, pasi shefi norvegjez po largohet nga ky post pas një dekade. Dy samitet e Bashkimit Evropian që do të mbahen më 17 dhe 27 qershor, ku do të…
Ndihmës Sekretari amerikan për Byronë Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit në SHBA, Todd D. Robinson po zhvillon një vizitë zyrtare në Tiranë. Robinson e ka nisur vizitën me një takim paraditen e sotme me kreun e SPAK, Altin Dumanin. Robinson pritet që të zhvillojë edhe një takim me kryeministrin Edi Rama. Ai do të vizitojë më pas Kosovën në datat 20-22 mars, ku do të takohet me Presidenten Vjosa Osmani
Kryeministri Edi Rama këtë të martë ka replikuar me gazetaren e politikës, Ambrozia Meta. Teksa kreu i qeverisë shqiptare po jepte një deklaratë për mediat nga selia e PS-së, gazetarja e pyeti për investimin në ishullin e Sazanit, nga dhëndri ish-presidentit Donald Trump. Në fund të deklaratës, Rama e ka prekur në faqe gazetaren, ndërsa kjo e fundit e ka paralajmëruar që mos ta bënte këtë gjë, ndërsa ka lëvizur me shpejtësi kokën.
Modelja e njohur shqiptare, Oriola Marashi ka vendosur të bëjë një rikthim në kohë. Duke ndjekur një trend që po rikthehet në modë, Oriola ka zgjedhur të sjellë në vëmendje vetullat e holla karakteristike të viteve të 90-ta, duke përkujtuar një epokë që ka lënë gjurmë të thella në botën e modës. Fotografitë e fundit në llogarinë e saj të Instagramit e tregojnë modelen me një dukje të ndryshme, ku më në sy bien pikërisht vetullat e holla dhe të ngritura që përfundojnë me një theksim të qartë të syve, një stil grimi që përkujton ikonat e atyre viteve. Dukja…
Kryeministri Edi Rama foli nga selia e PS-së pas mbledhjes me drejtuesit politikë të qarqeve edhe për amnistinë penale. Kryeministri u pyet se me cilin grup të PD-së do të votohet kjo nismë dhe Rama u shpreh se do ta votojnë të gjithë. “Amnistia është në tryezën e kuvendit dhe do ta votojnë të gjithë, pasi nuk kanë ku shkojnë. Do të votojnë për një akt që është pa ndarje partiake dhe siç bëjnë vendet e civilizuar, krijon mundësi që shteti të ushtrojë detyrimin kushtetues për lehtësimin e barrës së dënimit për ata që e meritojnë”, tha Rama. Enkelejd Alibeaj…