Author: tirana

Deputetja Mimi Kodheli, në një lidhje me Skype në News24, u pyet nëse do të ketë zgjedhje të parakohshme. Kodheli theksoi se PS nuk po përgatitet për zgjedhje të parakohshme. Ajo shtoi se PS është partia më e madhe në vend dhe do ta tregojë forcën pas një viti në zgjedhjet e përgjithshme. “Ne jemi të bindur se jemi duke bërë gjënë e duhur. Nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme, sepse është një ushtrim që është bërë më parë, kur ne kemi gjykuar se është e nevojshme. Ne e kuptojmë se jemi forca më e madhe në vend, por…

Read More

Policia ka vënë në pranga katër autorët e djegies së dy makinave në Korçë, të cilave u është vënë flaka në orët e para të mëngjesit të sotëm. Sipas policisë, 4 të rinjtë të moshave nga 16-18 vjeç, referuar pamjeve filmike dhe provave të tjera të grumbulluara, ua kanë vënë flakën makinave për motive të dobëta.

Read More

Leta Koci, një 42-vjeçare, nënë e 5 fëmijëve, ndodhet tashmë në një shtrat spitali, e arrestuar për vrasjen e foshnjës së saj. Ngjarja makabre u zbulua pasi gruaja e cila kishte kryer lindje në shtëpi pa asnjë asistencë mjekësore, pësoi hemorragji dhe u transportua në maternitet. Bluzat e bardha pasi mësuan ngjarjen e rëndë, njoftuan policinë. Në bazë të dëshmisë së gruas, policia mbërriti këtu në lumin e Tapizës, ku gjeti buzë rrjedhës në një grumbull mbeturinash foshnjën e porsalindur të pajete dhe të mbështjellë me një qese plastike. Trupi i pajetë u transportua në morgun e kryeqytetit, ku do…

Read More

Shumica e njerëzve i lidhin gjurmët e gishtërinjve me skenat e krimit dhe zgjidhjen e mistereve, megjithatë shenjat e gishtave formohen që para se të lindni. Një aspekt magjepsës i trupit të njeriut, gjurmët e gishtërinjve janë shumë më tepër se thjesht një mjet identifikimi personal ato janë një dëshmi e ndërlikimeve të jashtëzakonshme të biologjisë dhe evolucionit njerëzor. Pse kemi shenja gishtash? – Ka shumë më tepër për gjurmët e gishtërinjve sesa unike dhe përdorimi i tyre për detektivët. Në fakt, shkencëtarët besojnë se gjurmët e gishtërinjve na ndihmojnë të përmirësojmë kontrollin tonë dhe gjithashtu perceptimin tonë të prekjes. Gjurmët…

Read More

Prokuroria e Durrësit mbyll hetimet për 11 personat e akuzuar se ndihmuan emigrantët sirian, afgan e marokenë të kalojnë në mënyrë të paligjshme kufirin. Prej disa vitesh Shqipëria po përdoret si trampolinë për kalimin e emigrantëve nga vendet e Lindjes së Mesme dhe Afrikës drejt vendeve të Bashkimit Europian. Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Durrës, pasi kishte regjistruar procedimin penal nr. 1044 date 21.06.2023 për veprën penale “Ndihma për kalim te paligjshëm te kufijve” parashikuar nga neni 298/3 të K Penal, përfundoi hetimet këtë mes marsi dhe ka vendosur dërgimin për gjykim të procedimit…

Read More

Arrestimi i Liam Mandiaro brenda ambienteve të “Big Brother Vip” ishte lajmi i cili qarkulloi me ditë të tëra në mediat shqiptare. Arrestimi i tij e befasishëm brenda shtëpisë së “Vëllait të Madh”, për shkak të një dënimi të pashlyer vite me parë, u komentua gjerë e gjatë. Por, pas ditësh në qeli, së fundmi Liami është liruar dhe mbrëmjen e kësaj të marte pritet të suprizojë shqiptarët dhe banorët e shtëpisë. Lajmin se ish-banori 12 orësh i Big Brother Vip 3 ka lënë ambientet e burgut është bërë me dije nga gazetarja, Dasara Karaiskaj. Ajo ka publikuar një foto…

Read More

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë konfiskoi pasuritë në pronësi të shtetasve R.D. e Gj.D. në kuadër të ligjit nr.10192 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit, korrupsionit dhe krimeve të tjera nëpërmjet masave kundër pasurisë”. Nga analiza financiare, rezultoi se shtetasit subjekt hetimi pasuror, nuk kanë patur mundësi kursimi nga të ardhura të ligjshme që kanë shërbyer si burim krijimi për kryerjen e investimeve në blerjen e pasurive të paluajtshme. Gjykata pranoi kërkesën e prokurorisë dhe me vendimin në datë 13.03.2024 vendosi konfiskimin e pronave të mëposhtme: – Apartament, me sipërfaqe…

Read More

Avokatët e Fredi Belerit kanë ankimuar masës e sigurisë “arrest me burg”. Sipas avokatëve të Belerit vendimi është politik dhe se caktimi i masës është në paligjshmëri. “Avokatët e Fredi Belerit kanë animuar masat e sigurisë. Bëhet fjalë për masën e sigurisë ‘arrest me burg’. Caktimi i masës është në paligjshmëri . Beleri është dënuar më 5 mars me 2 vite burg pasi u shpall fajtor për ‘blerje votash’. Fredi Beleri dhe Pandeli Kokaveshi, të dy të dënua,r kanë quajtur vendimin e gjykatës si çështje politike. Beleri ka mohuar akuzën se ka kryer veprën penale të blerjes së votës.”, raportoi…

Read More

Gjykata e Tiranës ka dënuar me 2.6 vite burg ish-shefen e kabinetit të ish-zv/kryeministrit Arben Ahmetaj dhe 7 vit burg për sanitaren e saj Rozeta Dobi, në banesën e së cilës u gjetën 500 mijë euro të fshehura në oxhak. 5 vite burg u dha për Havier Dobin Përfundimisht me aplikimin e gjykimit të shkurtuar Klosi do të kryejë 20 muaj burg, Rozeta Dobi do të kryejë 4 vite e 8 muaj burg ndërsa Havier Dobi do të dënohet me 3 vite e 4 muaj burg. Ngjarja u zbulua në janar 2023 duke çuar në arrestimin e sanitares Dobi, djalit të saj…

Read More

Sipas një studimi të kryer nga Zyra Federale e Statistikave, për herë të parë pas 10 vitesh në Zvicër, më shumë njerëz flasin gjuhën shqipe se atë portugeze. Për vite radhazi, portugalishtja ka qenë gjuha e huaj e dytë më e folur në Zvicër pas anglishtes. Sipas të dhënave të reja të Zyrës Federale të Statistikave, në vitin 2022 rreth 292 mijë njerëz kanë folur shqipen në Zvicër. Në përqindje, kjo nënkupton se 3.4 për qind e qytetarëve të Zvicrës flasin shqip. Sa u përket qyteteve, shqipja flitet më së shumti në Zuerich, Winterthur, Basel e St.Gallen. Në vend të…

Read More

Gazetarja Anila Hoxha në një lidhje direkte me emisionin “Top Talk” ka folur për pistat e hetimit për vrasjen e Gentjan Bejtja ditën e premte. Ai u ekzekutua në oborrin e shtëpisë së tij, ku deri më tani nuk është identifikuar asnjë autor i mundshëm. “Janë disa pista, por që të gjitha në fakt deri më tani nuk kanë shënuar ende një gjurmë të identifikuar dhe po ashtu një autor të mundshëm. Janë shoqëruar në polici një sërë personazh dhe njerëz që e njohin Gentjan Bejtjan. Deri më tani nuk kanë dhënë asnjë detaj me rëndësi për hetimin. Njëra prej…

Read More

Një incident i papritur ka ndodhur në Milano, ku një shtetase shqiptare nga qyteti i Lushnjes është ndaluar në aeroport. Gjatë skanimit të bagazhit të saj u dyshua se mund të kishte lëndë narkotike. Megjithatë, në verifikimin e mëtejshëm rezultoi se dyshimet ishin të pabaza. Objekti i caktuar që shkaktonte dyshime ishte një sasi preshi që në latinisht quhet Allium porum. Situata e krijuar solli edhe momente humori tek personat në aeroport, ndërsa shqiptarja u lejua më pas të vijonte me vizitën e saj.

Read More