Një incident i papritur ka ndodhur në Milano, ku një shtetase shqiptare nga qyteti i Lushnjes është ndaluar në aeroport.
Gjatë skanimit të bagazhit të saj u dyshua se mund të kishte lëndë narkotike. Megjithatë, në verifikimin e mëtejshëm rezultoi se dyshimet ishin të pabaza.
Objekti i caktuar që shkaktonte dyshime ishte një sasi preshi që në latinisht quhet Allium porum.
Situata e krijuar solli edhe momente humori tek personat në aeroport, ndërsa shqiptarja u lejua më pas të vijonte me vizitën e saj.
