Author: tirana

Përveç lajmeve të bujshme për goditjen e krimit të organizuar e zyrtarëve të lartë, ajo çfarë ndodh brenda ambienteve të SPAK është vështirë të shihet nga syri i publikut. Nëse nuk je nën hetim, i thirrur për të dëshmuar, apo pjesë e drejtësisë është e vështirë të dish se çfarë ndodh brenda kësaj godine dhe të rralla janë pamjet që ‘rrjedhin’ nga brenda zyrave ndonëse para saj qëndrojnë me dhjetëra kamera gazetarësh. SPAK është institucioni i drejtësisë me vëmendjen më të madhe, por fotot brenda zyrave tregojnë edhe punën e madhe që kanë mbi supe ‘prokurorët e momentit’. Ka qenë…

Read More

Sanitarja Rozeta Dobi sot u paraqit në gjykatë, e cila akuzohet për vjedhje me pasoja të rënda, ngjarje në të cilën është përfshirë dhe i biri. Gjatë rrëfimit të saj para togave të zeza, Dobi ka mohuar që të ketë vjedhur shumën e parave të thëna sot nga prokuroria. Ajo tha se ato para ia kishte dhënë Alda Klosi, që t’i fshihte në banesën e saj dhe do ia kthente në një moment të dytë. “Së pari shpreh pendesën time për çdo gjë që ka ndodhur. Kërkoj mëshirën tuaj në dhënien e vendimit, atë shumë parash Alda Klosi më ka…

Read More

6 vite burg kërkon Prokuroria e Tiranës për sanitaren e Alda Klosit, Rozeta Dobi, të cilës në banesë iu gjetën gati 500 mijë euro, ndërsa kërkon pezullimin e dënimit për djalin e saj, Havier Dobin. Për Alda Klosin ish-zyrtare e lartë, bashkëpunëtore dikur e ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj u kërkua 2.6 vjet burg. Seanca po mbahet në gjykatën e Tiranës. Rozeta Dobi dyshohet për vjedhe me pasoja të rënda dhe vjedhje më shumë se njëherëHavier Dobi akuzohet për vjedhje me pasoja të rëndaAlda Klosi akuzohet për fshehje të pasurisë “Kemi kryer edhe analizën financiare për Alda Klosin, rezulton se shume e…

Read More

Bardhi dhe Sara Gjordeni vijojnë që të jenë në qendër të vëmendjes edhe pse kanë dalë nga shtëpia e ”Big Brother Albania Vip 3”, kanë qenë të ftuar së fundmi në ”Big Brother Radio”. Ata kanë folur për zhvillimet e fundit si dhe për raportin me menaxherin, Jetmir Agaj. “Komentet në rrjet janë që unë po i shkatërroj karrierën Bardhit dhe që unë kam shkatërruar marrëdhënien midis menaxherit të Bardhit dhe Bardhit. Dhe kjo nuk qëndron absolutisht. I kam sugjeruar që të ulet dhe të bisedojë, por Bardhi është maxhoren dhe ka problemet e tij dhe ka hatërmbetjet e tij”,…

Read More

Sot do të jepet vendimi për Rozeta dhe Havier Dobi, dhe kanë dalë para togave të zeza. Gjykata penale do të japë sot vendimin, me konkluzionet përfundimtare të prokurorisë. Rozeta, pastruesja që akuzohet se vodhi një shumë të madhe eurosh në banesën e Alda Klosit, bashkëpunëtore dikur e ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj. Vetë Alda Klosi nuk është paraqitur sot në seancë, ndërkohë që do të jepet pretenca nga prokuroria.

Read More

Gazetarja Ledjona Xheladinaj feston sot ditëlindjen brenda shtëpisë së ”Big Brother Albania Vip 3”. Ajo e ka pritur në orën 00:00 me banorët e tjerë, ku u suprizua pa masë kur qielli filloi të ndriçohej nga fishekzjarret. Ledjona shihej e emocionuar ku disa banorë e takuan dhe i uruan ditëlindjen. Gjithashtu nuk munguan as dhuratat. Roza i dhuroi Ledjonës disa bizhu të sajat, ku kësaj të fundit iu bë qejfi pa masë dhe e falënderoi për këtë dhuratë të bukur. Meritoni dhe Ilnisa kanë zgjedhur të bëjnë shaka me Ledjonën, duk i dhuruar një kupë kafeje bosh, ndërsa Juli për…

Read More

Kujt i takon vula e Partisë Demokratike, tashmë është në Gjykatën e Apelit. Një ditë pasi Gjykata e Lartë zbardhi vendimin e arsyetuar se përse riktheu çështjen në Apel, Gazment Bardhi kërkon shqyrtimin e menjëhershëm. Tashmë si nënkryetar i Rithemelimit, Bardhi shkruan se duhet t’i jepet fund këtij absurdi që vijon prej dy vitesh. “Pas zbardhjes së vendimit të GjL për konfliktin e brendshëm ligjor në PD, është e domosdoshme që GjL menjëherë dhe pa asnjë vonesë të mëtejshme t’i jap fund tejzgjatjes së këtij absurdi që vijon prej 2 vitesh dhe që duhet të ishte zgjidhur me vullnet e…

Read More

Policia greke ka ndërmarrë një operacion të suksesshëm në luftën kundër prostitucionit, në fund të të cilit u vunë në pranga 4 persona, që mendohet se shfrytëzonin dhe disa vajza të mitura, ku 5 prej të cilave ishin shqiptare. Në kuadër të operacionit u identifikuan dhe u arrestuan katër shtetas dy gra 25 dhe 21 vjeçe, dhe dy meshkuj 54 dhe 25 vjeç në bazë të akuzës për trafikim të vazhdueshëm të qenieve njerëzore. 25-vjeçarja që thuhet se është në krye të këtij grupi, akuzohet edhe për trafik droge në bazë të urdhrit të arrestit të lëshuar ndaj saj. 25-vjeçarja…

Read More

Ambasada e SHBA-së në Tiranë ka zbardhur fokusin e bisedimeve të Ndihmës Sekretarit amerikan, Todd Robinson gjatë takimit me kreun e SPAK dhe prokurorët e tjerë. Ambasada shkruan se Robinson falënderoi partnerët tanë shqiptarë për guximin dhe përkushtimin e tyre në zbatimin e ligjit, transparencën, si dhe dhënien fund të pandëshkueshmërisë. Postimi nga Ambasada e SHBA-së në Tiranë Në një pritje me gjyqtarë, prokurorë, hetues shqiptarë dhe drejtues të agjencive ligjzbatuese në Shqipëri, Ndihmës Sekretari Todd Robinson falënderoi partnerët tanë shqiptarë për guximin dhe përkushtimin e tyre për zbatimin e ligjit, transparencën, si dhe dhënien fund pandëshkueshmërisë. Ai nënvizoi rëndësinë…

Read More

Një 26-vjeçar në Krujë është arrestuar nga forcat ”Shqiponja”, të cilit pas kontrolleve në mjet i janë gjetur 3,000 fara kanabisi, 4 maska si ato që përdoren për ngjarje kriminale, 1 kamera ambientale, sasi municioni luftarak dhe 3 celularë. Sendet e gjetura u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, ndërsa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme. Njoftimi i Policisë Në zbatim të masave të përcaktuara në planet operacionale mbarëkombëtare “Tempulli 2” dhe “Sundimi i ligjit”, u finalizua operacioni policor i koduar “Seeds”. Operacioni u zhvillua nga…

Read More

Italia është shqetësuar nga lajmi i fundit. Një alarm për bombë në Ministrinë e Kulturës në Romë, ka shqetësuar autoritetet. Mediat në Itali njoftojnë se alarmi është ngritur pas një telefonate anonime, ku theksohej se një bombë ishte vendosur brenda ndërtesës. Menjëherë është bërë evakuimi i stafit. Raportohet se këtë të martë ishte planifikuar një takim brenda ambienteve të Ministrisë.

Read More

Ambasada shqiptare në Greqi ka sqaruar të gjithë shqiptarët që janë në proces aplikimi për paisje/ripaisje me leje qëndrimi dhe që posedojnë vërtetimin përkatës në Republikën e Greqisë. Pas komunikimeve të vazhdueshme të Ambasadës Shqiptare në Athinë me institucionet kompetente Greke, ju bëjmë me dije se: 📄 Me Vendimin Nr. 𝟰𝟬𝟬𝟬/𝟯/𝟵𝟴-𝗶𝗯’, publikuar në Fletoren Zyrtare të Qeverisë së Republikës Greke, sot, në datën 𝟭𝟵 𝗺𝗮𝗿𝘀 𝟮𝟬𝟮𝟰, mbi “Daljen dhe rihyrjen e shtetasve të huaj të vendeve të treta me leje qëndrimi, afati i vlefshmërisë së të cilave ka përfunduar dhe të shtetasve të huaj të vendeve të treta që kanë…

Read More