Kryeministri Edi Rama këtë të martë ka replikuar me gazetaren e politikës, Ambrozia Meta. Teksa kreu i qeverisë shqiptare po jepte një deklaratë për mediat nga selia e PS-së, gazetarja e pyeti për investimin në ishullin e Sazanit, nga dhëndri ish-presidentit Donald Trump. Në fund të deklaratës, Rama e ka prekur në faqe gazetaren, ndërsa kjo e fundit e ka paralajmëruar që mos ta bënte këtë gjë, ndërsa ka lëvizur me shpejtësi kokën.
Postime te ngjashme
Add A Comment
