Një sondazh i kryer nga Panda Security, një kompani që prodhon një nga programet antivirus më të njohur në botë, zbuloi se vetëm 37% e përdoruesve e fikin kompjuterin e tyre çdo natë, krahasuar me 63% që e mbajnë atë ndezur, megjithëse me mënyra të ndryshme: disa e vendosin në standby (gatishmëri), disa në gjumë, disa në letargji dhe madje 23% e mbajnë të ndezur gjatë gjithë kohës, duke shkaktuar kështu një sërë problemesh. Por cili është ndryshimi midis fikjes së pajisjes deri ditën tjetër dhe lënies së saj të ndezur me një nga mënyrat e listuara? Le të fillojmë…
Author: tirana
Drejtuesit e Policisë së Shtetit do të përzgjidhen me konkurs dhe nuk do të jetë të përjetshëm në postet e tyre. Është ky kushti i vendosur nga Ministri Taulant Balla në ligjin e ri që ai ka propozuar për Uniformat Blu. Rikthimi i Muhamet Rrumbullakut në Krye të Policisë së Shtetit edhe pse iku nga Policia për të drejtuar disa vite Mbikëqyrjen Policore, do të jetë rasti i fundit në radhët e Uniformave Blu. Me Propozim të Ministrit të Brendshëm z.Taulant Balla është draftuar ligji i ri për policinë e shtetit i cili ndalon rikthimin në “uniformë” të Drejtorit të…
Është rindërtuar skema e vrasjes së ish-policit, Gentjan Bejtja, prapa ekzekutimit të të cilit dyshohet se fshihet Elion Hato. Sipas provave të mbledhura dhe dëshmitarëve, atentatorët kanë qenë 4 persona të cilët kanë lëvizur me një fuoristradë tip “Land Rover”. Mësohet se ekzekutorët kanë ndjekur Genjtjan Bejtjan, i cili deri në orën 16.25 të pasdites së të premtes ka qenë tek banesa e prindërve, të cilët jetonin pranë tij dhe më pas është kthyer në vilën e tij. Në këto momente, autorët kanë qëlluar me breshëri plumbash në drejtim të tij dhe për të shpëtuar, Gentjan Bejtjaj ka vrapuar drejt…
Gjumi pa pastruar fytyrën ka një ndikim të jashtëzakonshëm negativ në lëkurën tuaj. Ndërsa flini, qelizat e lëkurës tuaj punojnë me zell për të riparuar dhe rigjeneruar. Por bakteret e krijuara dhe ndotësit nga grimi parandalojnë shfaqjen e mikroqarkullimit. Mbetjet e grimit bllokojnë poret dhe çojnë në çarje- Ndërsa flini, procesi i rigjenerimit të qelizave bën që folikulat e flokëve të lubrifikohen dhe lejon që vaji të rrjedhë në sipërfaqen e lëkurës tuaj. Grimi i mbetur bllokon vajin, duke shkaktuar pore të bllokuara dhe çarje. Gjatë gjithë ditës, grimi përzihet edhe me ndotësit nga ekspozimi ndaj mjedisit. Ju mund të…
Zhytuni në zemër të një destinacioni ende pak të njohur në Evropë: Shqipërisë. Vendi i aventurave dhe peizazheve që të lënë pa frymë dhe një perlë për të apasionuarit e udhëtimeve, shkruan në një artikull revista franceze e udhëtimeve “À Vous Poitiers”. Duke udhëtuar në rrugët e saj gjarpëruese, mes maleve madhështore, liqeneve të kaltra dhe brigjeve të egra të detit Jon, Shqipëria ju premton kujtime të paharrueshme. Përgatituni të eksploroni një sërë kulturash, historish dhe peizazhesh mes gjurmëve të natyrës së pacënuar dhe mikpritjes së pashembullt.
Detaje të reja janë bërë me dije me dije nga ngjarja në Shkodër, ku 38-vjeçari Mersin Mlloja tentoi të vriste nënë e bir, duke i përplasur me makinë. Ai ka deklaruar në polici se ka tentuar të përplasë me makinë dy kolegët e tij të qendrës shëndetësore në Bushat, pasi e kanë bullizuar. Mlloja u arrestua nga policia, teksa u sekuestrua edhe makina e tij. “Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës, menjëherë pas marrjes së njoftimit se një shtetas kishte përplasur me automjetin që drejtonte, 2 shtetas që po kalonin në korsinë e dedikuar për këmbësorë, kanë nisur…
Rikthime të bujshme, mungesa “big”, por dhe risi. Lista e parë e Sylvinho-s pas kualifikimin për në Evropian i kishte të gjitha. Trajneri i Kombëtares zbuloi 26 lojtarët e grumbulluar për dy takimet miqësore kundër Kilit dhe Suedisë. Ashtu siç pritej, Sylvinho riktheu në përfaqësuese dy “bomberat” kuqezi, Rey Manaj dhe Armando Broja. Risia e madhe në këtë listë është grumbullimi për herë të parë i Arbër Hoxhës, sulmuesi i cili aktivizohet te Dinamo Zagreb, por ra në sy edhe mungesa e Dakut dhe Mujës. Për të gjitha këto tema, Sylvinho është në këto momente live në konference për shtyp:…
Një 38-vjeçar ka rënë në pranga, pasi tentoi të vriste nënë e bir, për motive të dobëta, duke i përplasur me automjet, në korsinë e dedikuar për këmbësorë. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës, menjëherë pas marrjes së njoftimit se një shtetas kishte përplasur me automjetin që drejtonte, 2 shtetas që po kalonin në korsinë e dedikuar për këmbësorë, kanë nisur menjëherë veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave të rastit, identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të automjetit. Në përfundim të veprimeve të kryera në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimeve ndaj Personit të DVP Shkodër, u arrestua…
Një 38-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Tiranës, pasi akuzohet për trafik droge në Itali. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas hekurave ra shtetasi me inicialet E. F., 38 vjeç. NJOFTIMI I POLICISEFinalizohet nga Seksioni i Kërkimit, operacioni policor i koduar “Potenza”. I akuzuar nga autoritetet italiane, për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve, kapet në Tiranë dhe arrestohet me qëllim ekstradimin në Itali, një 38-vjeçar. Shërbimet e Seksionit të Kërkimit, në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, bazuar në inteligjencën informative mbi vendndodhjen e një shtetasi në kërkim,…
Elisa Spiropali, ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, feston sot 41-vjetorin e lindjes. Ministrja është surprizuar nga kolegët, të cilët i kanë dhuruar edhe lule. “Me ndjesën që nuk kam mundur t’i kthej përgjigje të gjithëve, falënderime kolegëve, miqve dhe dashamirësve për urimet në ditën e lindjes”, shkruan Spiropali krahas fotove që ka shpërndarë në Facebook. Ministrja mori pjesë në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, ku u arrit dakordësia me Rithemelimin për ngritjen e dy komisioneve hetimore, për rrjedhjen e të dhënave nga TIMS dhe PPP në Shëndetësi.
Demokrati Dashnor Sula nuk e ka kursyer ironinë për marrëveshjen e arritur mes Partisë Socialiste dhe Rithemelimit. Në chat grupin në WhatsApp, pasi sekretarja e Komisionit njoftoi mbledhjen e Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, të hënën, Sula ka dërguar disa mesazhe ironizuese. “Pas 5 muajsh përfundoi xhelozia e mërzia në çift dhe u kthye dashuria”, shkruan ai, duke iu referuar marrëveshjes. “Rroftë marrëveshja, shpëtoi Shqipëria dhe qeveria. Ene më në fund partia. U kthye demokracia. Shyqyr ia arritëm kësaj dite historike, jemi me fat si brez politikanësh që po përjetojmë çaste kaq të lumtura…
Episodi i radhës i PodKastit FLASIM nga Kryeministri Edi Rama iu dedikua besimit duke qenë se jemi në muajin e shenjtë të Ramazanit. I titulluar “Në emër të Zotit, lexo!”, i ftuar ishte myftiu i sapozgjedhur i Tiranës, Bilal Teqja. Myftiu Teqja tregoi rrugëtimin e tij se si u përkushtua besimit islam, hera e parë kur hyri në xhami si edhe periudhën e studimeve në shkollat fetare. Myftiu foli rreth besimit islam si edhe për efektet e agjërimit gjatë Ramazanit. “Nëse e mendojmë besimin islam si një ndërtesë të bukur, ajo mbahet në 5 shtylla. E para, është fjala. Katër…