Shqipëria do të vijojë nën mbizotërimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta në bregdet dhe zonat e ulëta ndërsa me vranësira disi më të dendura do të paraqiten zonat malore përgjatë shtrirjes lindore duke rrezikuar momente me pika shiu. Pjesa e dytë të ditës do të vijojë me të njëjtat kushte meteorologjike, ku vranësirat dhe intervalet e shkurtra me kthjellime do të jenë dominante në të gjithë territorin e vendit. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të lehtë në vlerat minimale por do të rriten edhe maksimumet duke luhatur vlerat ditore nga 3°C temperatura më e ulët e shënuar…
Author: tirana
Bianka Dervishi është shqiptarja që i ka habitur të gjithë në Itali. Edhe pse e re në moshë, ajo vendosi të bëhej kamioniste në një moshë fare të re, ndërsa tashmë është bërë shumë e njohur prej videove të saj në Tik Tok. Në “Mes dy botëve” nga Helidon Haliti në RTSH, kamionistja e parë shqiptare Bianka Dervishi tregn se si nisi ky rrugëtim i saj në një profesion aspak të lehtë dhe i konsideruar gjithmonë për meshkuj. “Kamionit i kam hipur me një familjarin tim pa patentë fare, thash do e provoj. Në momentin që e provova u dashurova.…
Një numër i madh forcash policie kanë zbarkuar në Sauk, ku dyshohet se ndodhet Eljon Hato. Burime nga policia bëjnë me dije se pasi është parë makina e tij në atë zonë, policie është vënë në ndjekje të Eljon Hato. Hato është në kërkim nga SPAK si pjesë e dosjes Metamorfoza.
Instagram po punon mbi një opsion për Reels të quajtur “Spins”, ka konfirmuar platforma për TechCrunch. Ky përditësim do të lejojë përdoruesit e tjerë që të përdorin tekstin ose audion nga një Reels. Instagram është shprehur se Spins është një prototip i brendshëm dhe nuk po testohet jashtë. Opsioni mund të jetë një mënyrë që përdoruesit të fillojnë trende duke krijuar modele të gatshme që të tjerët mund t’i shfrytëzojnë. Nëse ka një model të gatshëm që është bërë trend, dikush mund të marrë tekstin ose audion për ta ndryshuar kuptimin që t’i përshtatet një situate tjetër. Për shembull, videon…
Një tjetër atentat me armë ka ndodhur në Shqipëri mbrëmjen e sotme, por fatmirësisht këtë herë “shënjestra” ka mundur të shpëtojë. Gent Larushku nga fshati Grudë e Re në Shkodër është gjendur nën breshërinë e plumbave, ndërsa ndodhej në banesën e tij. Ai ka thënë para uniformave blu se nuk e ka parë autorin për shkak të errësirës. Ndërsa ka theksuar se nuk dyshon tek askush pasi nuk ka konflikt me asnjë njeri. “Kam qenë në automjet afër banesës kur një person që nuk arrita ta shoh nga errësira më qëlloi. Kam shpëtuar fatmirësisht ndërsa ai u largua me shpejtësi.…
Një person është qëlluar me armë zjarri pasditen e sotme në Shkodër. Mësohet se është qëlluar në drejtim të Gent Larushkut, i cili ka arritur t’i shpëtojë plumbave. Ndërkohë ditën e sotme, mbëti i vrarë Gentian Bejtja, i cili u ekzekutua me breshëri kallashnikovi në banesën e tij në Larushk të Fushë-Krujës. “Rreth orës 16:35, në fshatin Grude e Re, një shtetas ende i paidentifikuar, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri pistoletë në drejtim të bagazhit të automjetit të shtetasit G. L., 35 vjeç, banues në fshatin Grude e Re, Shkodër. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon…
Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Xhensila Myrtezaj, është një nga këngëtaret më të të komentuara të momentit. Së fundmi është përfolur për një divorc me Bes Kallakun, por nuk ka pasur asnjë konfirmim zyrtar nga dyshja. Një tjetër arsye pse ajo është në qendër të mediave rozë janë edhe format e saj trupore. Së fundmi, Xhensila postoi një video nga palestra në llogarinë e saj në Instagram teksa ishte e shoqëruar nga dikush shumë special.
Shtëpia e futbollit, UEFA ka publikuar renditjen për skuadrat më të mira. Kjo listë ka pësuar ndryshime për shkak të rezultateve të fundit në Ligën e Kampionëve. Sipas publikimit të UEFA-s, listës i prin Manchester City, që pasohet nga Bayern Munich dhe Real Madrid. Në pozitën e katërt është Paris Saint-Germani dhe Liverpooli i pesti. Nga Italia, primatin e merr Interi që është vendosur i gjashti, Leipzig është i shtati, i teti Chelsea, Roma e nënta dhe top 10 e mbyll Manchester United.
Një nga librat që na ka lënë pas i ndjeri Ardian Klosi quhet “Katastrofa e Gërdecit”. Pjesë nga ky libër janë botuar sot nga DITA. Në këtë libër flitet edhe për Resmije Osmanin, 19 vjeç, e vdekur ditën e shpërthimit bashkë me 25 të tjerë. Resmija kishte lënë pas një foshnje 4 muajshe. Tragjizmi shtohet në rastin e saj sepse babai i Resmijes, Kujtimi, u vetëvra disa muaj pas vdekjes së të bijës, ndërsa nëna Tushe, u vetëvra tre vjet më pas. E gjithë familja u shua nga ajo që ndodhi në 15 mars në Gërdec. Vdekja e Resmijes ka…
Kryetari i PD Lulzim Basha ka reaguar pas arritjes së akordit mes mazhorancës socialiste dhe Rithemelimit për ngritjen e dy komisioneve hetimore në kuadër të normalizimit të jetës parlamentare. Basha u shpreh gjatë një takimi me demokratë në Kurbin se “revolucioni i premtuar” nga Rithemelimi “u shit” pasi sipas tij aty bëhej fjalë për interesa personale të ish-kryeministrit Sali Berisha. “Por diku tjetër fle lepuri, te marrëveshja famkeqe e kushtetutës 2008-ës për të mbajtur monopolin për kandidatët për deputetë, për të kontrolluar sistemin politik siç u ka lënë trashëgimni Ramiz Alia”, tha ai mes të tjerash. “Për fat të keq…
Të paktën 3,000 kimikate më shumë janë të pranishme në plastikë, nga paketimi i ushqimit, te lodrat e fëmijëve, e deri te pajisjet mjekësore, zbuloi një raport. Ndërsa Programi i Kombeve të Bashkuara për Mjedisin (UNEP) dhe institucione të tjera kishin identifikuar më parë 13,000 kimikate plastike, raporti i një ekipi shkencëtarësh evropianë gjeti më shumë se 16,000 kimikate, një e katërta e të cilave mendohet të jenë të rrezikshme për shëndetin e njeriut dhe mjedisin. Autori kryesor, Martin Wagner, një toksikolog mjedisor në Universitetin Norvegjez të Shkencës dhe Teknologjisë, tha se qindra e mijëra kimikate mund të gjenden vetëm…
Një person është gjetur i pajetë në det në afërsi të Kepit të Gjuzës në Vlorë. Trupi i mbytur është gjetur nga peshkatarët e Vlorës dhe është duke u transportuar për në tri port dhe më pas drejt morgut të Vlorës. Ende nuk është bërë identifikimi i trupit të pajetë.