Këtë të martë nis konkursi Kombëtar për Gjuhën Shqipe. Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale tregon se mbi 11 mijë nxënës të klasave të 9-ta do të marrin pjesë. Ky konkurs, zhvillohet për herë të parë nga Ministria e Arsimit, ku Manastirliu është shprehur se synon të nxisë ndjenjën e krenarisë dhe përkatësisë tek fëmijët që në moshë të vogël, duke motivuar të zbulojnë thellësitë e gjuhës dhe letërsisë shqipe. “Mbi 11 mijë nxënës të klasave të 9-ta nga e gjithë Shqipëria “takohen” sot me nisjen e Konkursit Kombëtar të Gjuhës Shqip”, shkruan Rama.
Author: tirana
Presidentja e Komisionit Evropian (KE), Ursula von der Leyen, ka konfirmuar të martën se komisioni do të rekomandojë nisjen e negociatave të anëtarësimit të Bosnjë e Hercegovinës në Bashkimin Evropian (BE). Duke folur në Parlamentin Evropian (PE), Von der Leyen theksoi se raporti i përpiluar nga Komisioni Evropian dëshmon përparimin që e ka arritur Bosnja e Hercegovina, prandaj edhe i ka rekomanduar Këshillit të vendosë për nisjen e negociatave të anëtarësimit me vendin ballkanik. “Prej kur i dhamë statusin e kandidatit, Bosnja e Hercegovina ka bërë hapa mbresëlënës drejt nesh. Më shumë përparim është arritur gjatë pak më shumë se…
Këtë të martë do të mbahet seanca gjyqësore publike në lidhje me “21 Janarin”. Në seancën që do të mbahet në orën 13:00, Gjykata e Lartë do të vendosë se cila prokurori do ta hetojë çështjen, SPAK apo prokuroria. Vendimi do të merret pasi të dëgjohen argumentet e palëve.
Influencuesi i famshëm, Andrew Tate dhe vëllai i tij, Tristan, janë arrestuar në Rumani mbi akuzat për agresion seksual. Vëllezërit u arrestuan mbrëmjen e së hënës me akuza që datojnë midis 2012 dhe 2015. Atyre iu dorëzua urdhër-arresti i lëshuar nga Gjykata e Magjistraturës Westminster në Londër. Vëllezërit po përballen me akuza për përdhunim dhe trafikim njerëzor në Rumani, ku ata jetojnë, dhe më parë kishin qenë në burg dhe më vonë në arrest shtëpie që kur u ndaluan në dhjetor 2022. Ata u akuzuan së bashku me dy gra rumune si pjesë e grupit të dyshuar të krimit të…
Stafi mjekësor palestinez në Gaza i ka thënë BBC-së se ata u lidhën në sy, u arrestuan, u detyruan të zhvishen dhe u rrahën vazhdimisht nga trupat izraelite pas një bastisjeje në spitalin e tyre muajin e kaluar. Ahmed Abu Sabha, një mjek në spitalin Nasser, përshkroi se ishte mbajtur për një javë në paraburgim, ku, siç tha ai, i vunë qentë në fytyrë dhe dora e tij ishte thyer nga një ushtar izraelit. Ata i thanë BBC-së se u poshtëruan, u rrahën, u lanë me ujë të ftohtë dhe u detyruan të gjunjëzoheshin në pozicione të pakëndshme për orë…
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta e ka nisur këtë mëngjes “vrullshëm”. Ai ka postuar në rrjetet sociale një video ku shihet duke bërë stërvitje në një palestër. “Kur dita nis vrullshëm në mëngjes”, shkruan kryetari i PL-së, Ilir Meta ndërsa publikon edhe pamjet.
Amnistia penale ende vijon që të jetë peng e 84 votave që PS-ja nuk i ka, për ta votuar e vetme në Kuvend. Avokati Anton Kosteri në Shkodër përmes një deklarate për shtyp bën të ditur një kërkesë të burgosurve në burgun e Reçit, të cilët i bëjnë thirrje deputetëve të Parlamentit, kryesisht atyre të opozitës, që të votojnë amnistinë, një projekt ligj i propozuar nga Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja. “Të burgosurit i janë drejtuar me një peticion deputetëve, konkretisht atyre të opozitës që të miratohet amnistia. Të burgosurit më kanë kërkuar që ta parashtroj këtë kërkesë në shenjë…
Një 19-vjeçar u mor peng dhe iu vodhën paratë, dhe për këtë ngjarje janë arrestuar Mateos Brozi dhe Ergys Tusha. Sipas njoftimit të Policisë, ata e kishin mbajtur për disa minuta kundër vullnetit të tij, në garazhin e mbyllur të një pallati në Rrëshen, dhe më pas e kishin lënë në rrugë. ”Operacioni, rezultat i reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Mirditë, për kallëzimin e një 19-vjeçari. Morën me forcë, në automjet, një 19-vjeçar dhe e mbajtën në garazhin e një pallati, për t’i vjedhur paratë, arrestohen 2 shtetas. Sekuestrohen shuma 220 000 lekë që të arrestuarit…
Shefi i protokollit të oborrit mbretëror Beniamin Bakalli, ka shprehur mendimin e tij në lidhje me publikimin e videos-skandal, ku shihej sherri i Elia Zaharias me Princ Lekën. Për të kjo video është publikuar nga prokuroria, pasi nuk është hera e parë që ndodhin gjëra të tilla. Bakalli shprehet se kjo video nuk është në favor as të Elias as të Princ Lekës dhe pala e tretë që e ka publikuar këtë video nuk e ka menduar se do bëhej kaq virale. ”Për mua fajtor është prokuroria për publikimin e videos. Unë isha në Romë kur ndodhi dhe ne shqiptarët…
Për të festuar ardhjen e ditës së verës, Pazari i Ri në Tiranë do të mikpresë një sërë aktivitetesh festive më 14 mars. Nisur nga ora 11:00, karnavalet e Shkodrës do të zbresin në kryeqytet duke performuar stilin e tyre unik, duke sjellë një atmosferë të gëzueshme deri në orën 13:00. Për të rinjtë dhe të rejat, do të ketë një përvojë të veçantë, duke u dhënë mundësinë për të shprehur imagjinatën e tyre nëpërmjet pikturimit dhe më pas për të mbyllur ditën me një ceremoni të veçantë të zjarrit në ora 21:00, ku do të performojë Elton Deda dhe…
Romeo Veshaj dhe Julian Deda shihen si dy kundërshtarët në shtëpinë më të famshme, ”Big Brother Albania VIP 3”. Ata kanë pasur përplasje të forta me njëri-tjetrin, e debate që kanë kaluar edhe në ofendime. Vëllai i Madh u ka dhënë një sfidë të ndarë në çifte, ku sa herë që binte gongu duhej të përqafoheshin me njëri-tjetrin. Juli dhe Romeo në ndërkohë shkaktuan të qeshura të mëdha me veprimet e tyre. Ata në një rast janë shtrirë edhe së bashku në dysheme, ku iu hodhën edhe konkurrentë të tjerë. View this post on Instagram A post shared by Big…
Grei Bihuci, 19-vjeçari i cili mbeti i vdekur dje pas një sherri me thika në qendër të qytetit, so do të përcillet për në banesën e fundit. Bihuci humbi jetën në spital për shkak të plagëve të shumta. Ai u godit me thikë nga 18-vjeçari Florjan Muka, i cili u arrestua nga policia. 19-vjeçari ishte nxënës i shkollës së mesme profesionale “Petro Sota” dhe studionte për informatikë. Ndërsa pasditeve, punonte kamerier në një bar-pasticeri në Bulevardin “Jakov Xoxa”, pranë vendit ku ndodhi krimi. Konflikti mes të rinjve thuhet në media se ka nisur për shkak të opsionit “like” ndaj një…