Author: tirana

Vllaznia vazhdon serinë e rezultateve pozitive në kampionat. Shkodranët triumfuan minimalisht ndaj Skënderbeut, në ndeshjen e vlefshme për javën e 27-të në Superiore. Pavarësisht rasteve të shumta të krijuara, Skënderbeu nuk ia doli dot të konkretizojë. Në fakt Ramos zhbllokoi sfidën, por goli i mbrojtësit u anulua për prekje me dorë. Vendosi një penallti e shndërruar në gol nga Bekim Balaj në minutën e 75-të. Në fund, Vllaznia e mbylli me 10 lojtarë, pasi Krymi u ndëshkua me karton të kuq. Me këtë fitore, Vllaznia rikthehet në vendin e dytë me 49 pikë, dy më pak se Egnatia kryesuese, ndërsa…

Read More

Zbardhet vendimi i gjykatës, që pajisi me urdhër mbrojtjeje Princin Leka II Zogu dhe Elia Zaharian, të cilët paditën njëri-tjetrin për dhunë. Princi mund t’i afrohet Pallatit Mbretëror, vetëm në rastet kur do të takojë vajzën e mitur. Pasi ka pranuar padinë e Elias, gjykata ka urdhëruar lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes për të: Urdhërohet menjëherë i padituri Leka II Zogu të mos kryejë ose të mos kërcënojë se do të kryejë vepër dhune në familje ndaj paditëses Elia Zogu. Urdhërohet menjëherë i padituri Leka II Zogu të mos i afrohet paditëses Elia Zogu, përtej një distance prej…

Read More

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Vlorë – Novoselë, ku dy automjete janë përplasur “kokë më kokë”. Makinat e përfshira në aksident janë tip “Mercedez Benz” dhe “Mitsubishi”, ndërsa të lënduar kanë mbetur, drejtuesi i mjetit “Benz” dhe pasagjeri në automjetin “Mitsubishi”, të dy jashtë rrezikut për jetën. Njoftimi i policisë: Vlorë/Informacion paraprak Sot, rreth orës 17:00, në aksin rrugor Vlorë-Novosel, në Panaja, automjeti tip “Mitsubishi” me drejtues shtetasin I. C., është përplasur me një automjet tip “Benz” me drejtues shtetasin Sh. B.Si pasojë e aksidentit, janë dëmtuar drejtuesi i mjetit “Benz” dhe pasagjeri në mjetin “Mitsubishi”,…

Read More

Rasti i një shqiptari, i cili kishte kthyer redaksinë e gazetës në shtëpi bari, është zbuluar në Angli. 39-vjeçari Dino Marku u gjet i fshehur në zyrat e gazetave të vjetra ku kishte 246 bimë kanabisi me një vlerë të vlerësuar prej 258,000 paund. Shqiptarit i ishte premtuar 10,000 paund për të vepruar si kopshtar i fabrikës së kanabisit në ish-zyrat e County Times në një rrugicë në rrugën Broad Street të Welshpool. Ky raport u bë i ditur nga Gjykata e Kurorës Caernarfon. Gjykatësi Timothy Petts vendosi ta burgosë Dino Markun me 18 muaj, e teksa shtoi se pritet…

Read More

Aplikimet për lidhjet e reja me rrjetin elektrik mund të kryhen online, pa qenë e nevojshme të shkohet në sportel. Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka shtuar këtë shërbim për qytetarët apo bizneset e interesuar, ndërsa për herë të parë mundësohet edhe gjurmimi i aplikimit. Kjo nënkupton se në çdo moment mund të verifikohet nëse nevojitet dokumentacion shtesë, apo nëse ka dalë një preventiv punimi, duke lehtësuar këtë procedurë që deri më tani mund të kryhej vetëm në sportelet e Kujdesit ndaj Klientit. Paralelisht me ofrimin e këtij shërbimi online, OSHEE ka ndërmarrë edhe procedurat për ndryshimin e rregullores…

Read More

Në zgjedhjet për Senatin në Shtetin e Ohajos që do të mbahen më 5 nëntor, për herë të parë do të kandidojë edhe një shqiptaro-amerikane. Besa Sharrah, e cila garon në emër të Partisë Republikane, po bën fushatë për të qenë anëtare e organit ligjvënës në shtetin ku mbërriti si emigrante, në vitin 2005. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, ajo thotë se familja e saj, e persekutuar nga komunizmi, nxiti tek ajo ambicien për të luftuar për mbrojtjen e demokracisë, prandaj u aktivizua politikisht shumë e re, ndërsa prej 11 vjetësh është angazhuar në strukturat republikane, derisa mori…

Read More

Gripi dhe virozat këtë vit përveçse më agresivë sesa vjet, janë përhapur edhe më gjerësisht në popullatë. Nga Janari deri në Mars janë gati 9 mijë raste më shumë me infeksione respiratore sesa në vitin 2023. Të dhënat e Institutit të Shëndetit publik tregojnë se në javën e fundit janë regjistruar afro 15 mijë raste me infeksione respiratore. Ndonëse kurba nga java në javë është në rënie, në gjysmat e rretheve ka rritje te rasteve, konkretisht në 18 nga 36. Mes tyre Gjirokastra, Durrësi dhe Berati kanë numrin më të lartë të qytetarëve të infektuar. Më të prekurit nga infeksionet…

Read More

Moti i keq me erë të fortë dhe  shi ka përfshirë të gjithë vendin.Zv/kryeministrja Belinda Balluku gjatë inspektimit të drejtorisë rajonale të shërbimeve të transportit Rrugor në Mat deklaroi se në disa qytete ka shkëputje të energjisë elektrike për shkak të erës së fortë ndërsa skuadrtat e OSHEE dhe të ARRSH tashmë janë në terren. Zv/kryeminstrja u kërkoi drejtuesve të mjeteve që të bëjnë kujdes në qarkullimNë Vlorë era e fortë ka shkaktuar dallgë që shkojnë deri në 8 ballë duke  pezulluar  lundrimet e trageteve  e anijeve të vogla.Ndërkohë në zonat malore kanë nisur reshjet intensive të borës. Autoriteti Rrugor…

Read More

Një ngjarje e rëndë është raportuar në Rethymno, Greqi, ku një e mitur ka mbetur shtatzënë nga vëllai i saj, sërish i mitur. Policia ka bërë me dije se bëhet fjalë për një 13-vjeçare nga Bullgaria, e cila ka mbetur shtatzënë nga vëllai i saj 15-vjeçar. Madje, dy fëmijët kanë deklaruar në polici se çdo gjë është bërë me pëlqimin e të dyve dhe kanë shtuar se janë të dashuruar. Por, sipas ligjit, në këtë rast kemi të bëjmë me incest, dhe tashmë do të jenë autoritetet që do të veprojnë.

Read More

Deputetja e PD Albana Vokshi foli pak më gjatë lidhur me bashkimin e opozitës dhe krijimin e Konfederatës. Ajo u shpreh për “Breaking” në Top News se vendimi për bashkimin e opozitës është marrë në mënyrë unanime në mbledhjen e Kryesisë. “Pas diskutimesh, Kryesia ka dalë me një vendim unanim, nuk ka përçarja. Pavarësisht se gjithsecili mund të ketë pasur mendimin e vet për mënyrën e bashkimit. Kjo është demokracia, që vendimi të jetë unanim. Ne do vijojmë në shtimin e radhëve të kësaj konfederate, që kanë kauza të përbashkëta. Përballja me regjimin, krijimin e kushteve për zgjedhje të lira,…

Read More

Aktualisht, 31 për qind e popullsisë në Gjermani është e prekur nga ndonjë sëmundje psikike. Kaq shumë të prekur ka edhe në Kinë dhe Tajlandë. Në Shtetet e Bashkuara, deri në 40 për qind e popullsisë vuan nga ndonjë sëmundje si depresioni, ankthi ose çrregullimet e të ngrënit. Ky është rezultati i një sondazhi të bërë nga instituti ndërkombëtar i sondazheve të opinionit publik Ipsos. Hulumtimi është porositur nga kompania gjermane e sigurimeve AXA, e rezultatet janë publikuar në Raportin e Shëndetit Mendor 2024. Hulumtimi anketoi 1000 njerëz nga secili prej 16 vendeve në Evropë, Azi dhe Amerikën e Veriut për shëndetin e tyre mendor. Krahasuar me vitin…

Read More

Një ngjarje e rëndë në familje e ndodhur mbrëmjen e së dielës në Heraklion ka sjellë arrestimin e një 25-vjeçari nga Shqipëria. I riu dyshohet se ka rrahur rëndë me grushte dhe shkelma në kokë dhe fytyrë partneren e tij 24-vjeçare, gjithashtu nga Shqipëria, brenda banesës së saj. Për t’i shpëtuar tërbimit të tij, vajza ka arritur ta shtyjë drejt ballkonit të banesës dhe ka mbyllur derën e ballkonit. Mirëpo, i riu është hedhur nga kati i parë dhe ka mbetur i plagosur, ndërsa është arrestuar në Pagni, ku kishte shkuar i vetëm për të marrë ndihmën e parë.

Read More