Author: tirana

Java në vendin tonë ka nisur me reshje shiu dhe dëborë në zonat malore. Teksa reshjet e dëborës vijojnë me intensitet mesatar në Bogë-Qafë Thorë, Autoriteti Rrugor Shqiptar rekomandon përdoruesit e rrugës, të lëvizin me shpejtësi të reduktuar dhe të përdorin goma dimërore, në zonat me reshje bore. ARRSH thotë se mjetet borëpastruese po punojnë për pastrimin e rrugës dhe shpërndarjen e kripës, ndërsa thekson se qarkullimi aktualisht kryhet pa probleme. “Në aksin Bogë – Qafë Thore, vijojnë reshjet e dëborës me intensitet mesatar. Mjetet borëpastruese po punojnë për pastrimin e rrugës dhe shpërndarjen e kripës. Qarkullimi kryhet pa probleme.…

Read More

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë reagoi pas disa shkrimeve në medie, lidhur me TEC-in e Vlorës duke shpjeguar të gjithë kalvarin e përpjekjeve që janë ndërmarrë për vënien e tij në punë. MIE e cilëson projektin si një projekt të dështuar të trashëguar nga qeveria e para vitit 2013 ndërsa ka renditur studimet ndërkombëtare dhe hapat e ndërmarra ndër vite për të zgjidhur problematikën e projektimit të gabuar të sistemit të ftohjes së tij. Reagimi i MIE-s: Duke marr shkas nga një artikull investigativ në titull, por spekulant në përmbajtje, mendojmë se është e udhës të hedhim dritë mbi disa…

Read More

19-vjeçari Grei Bihuci humbi jetën këtë të hënë në qendër të qytetit të Fierit, pas një sherri me 18 vjeçarin Florian Muka. Mësohet se 19 vjeçari ishte nxënës i shkollës profesionale “Petro Sota” në degën TIK. Sipas raportimeve, ai ka bërë vetëm dy orë mësim dhe i la lënë orët e tjera. Pasditeve punonte si kamarier në një pastiçeri pranë vendit të ngjarjes. Ai ishte nga Fieri dhe prindërit mësues. Sakaq, më herët policia e Fierit njoftoi se i plagosur ka mbetur edhe një 20 vjeçar, i cili ka ndërhyrë për të shuar konfiktin mes të rinjvëe. Ai ndodhet në…

Read More

Kërkoi dorëzimin e dosjes nga SPAK pa detyrim tarifor, GJKKO rrëzon kërkesën ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj. NJOFTIM PËR MEDIAT Personi nën hetim Ilir Beqaj, më datë 21.02.2024 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: Detyrimin e Prokurorisë së Posaҫme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, që të vendos në dispozicion të z.Ilir Beqaj si “person nën hetim”, pa kurrfarë detyrimi momentar nga ana e tij për shërbimin e skanimit, të akteve të deritanishme të dosjes hetimore që lidhet me procedimin penal Nr. 13, të vitit 2020, në kuadër të garantimit të së drejtës së tij kushtetuese dhe ligjore për…

Read More

Një fundjavë e jashtëzonshme për futbollistët e Kombëtares. Sulmuesit u shfaqën në formë, pasi Sokol Cikalleshi dhe Myrto Uzuni realizuan nga 2 gola secili në Turqi dhe Spanjë. Cikalleshi këtë sezon shkoi në 11 gola me Konyaspor që barazoi 2 – 2 me Adana Demirspor, sezoni më i mirë për të në kampionatet e huaj. Uzuni edhe pse Granada po kalon momente të vështira regjistroi dygolëshin e parë në La Liga në disfatën 3-2 me Real Sociedad. Rei Manaj goditi topin me 135 kilometra në orë në golin e realizuar me Sivasspor në humbjen 2-1 me Alanyaspor. Ky është i…

Read More

Këngëtarja Jonida Maliqi ka shpalosur detaje mbi natyrën e lidhjes që ajo ka me Romeon, si dhe ka adresuar akuzat ndaj këtij të fundit brenda shtëpisë së “BBVA3”. Ajo ka theksuar se mban një raport të fortë dhe të shëndetshëm me Romeon. Maliqi u shpreh se nuk do të kishte qenë e mundur që të qëndronte në një marrëdhënie dy-vjeçare me dikë që kishte për qëllim të përfitonte nga ajo, duke aluduar në seriozitetin dhe thellësinë e miqësisë që ndan me Romeon. “Sigurisht që m’u bë shumë qejfi (kur Romeo tha që më ka dashur). Të dy e kemi deklaruar…

Read More

Ramazani është një periudhë e shenjtë për myslimanët, i diktuar nga Kurani dhe zgjat një muaj. Gjatë Ramazanit, të gjithë myslimanët e shëndetshëm, praktikues, të rritur janë të detyruar që nga agimi deri në muzg, të mos hanë, të mos pinë, apo të bëjnë seks. Në perëndim të diellit agjërimi prishet me një hurmë ose gotë ujë. Më pas vijon darka e mbrëmjes, e quajtur iftar. Tradita thotë që sot për të prishur agjërimin në mbrëmje, konsumohet një ëmbëlsirë shumë e tretshme e cila përbëhet nga një petë niseshteje e pasuruar me qumësht, kokrra shege, arra dhe ujë trëndafili. Kjo…

Read More

Gjykata e Apelit vendosi të lërë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë për qëndrimin në qeli të Altin Çokut, të akuzuar për veprën penale “shkaktimi i vetëvrasjes”. Çoku u arrestua pasi në muajin shkurt, Sibora Abedini të së cilës ai i kishte postuar një foto intime në rrjetet sociale, u hodh nga ballkoni duke humbur kështu edhe jetën. Sipas hetimeve, nga këqyrja e telefonit ka rezultuar që viktima me iniciale S.A, ka pasur komunikime në rrjete sociale me personin Çokun në lidhje me fotografinë e viktimës me personin nën hetim, e cila ishte publikuar në rrjetin social. Çoku ishte…

Read More

Grei Bihuci është 19-vjeçari që mbeti i vdekur këtë të hënë, pasi u qëllua me thikë nga Florjan Muka në qendër të Fierit. Sherri mes tyre nisi në rrjete sociale dhe se autorët janë vëllezër. Policia e Fierit ka arritur të ndalojë vetëm njërin prej autorëve, ndërsa tjetri ka mundur të arratiset. Në spitalin e Fierit është paraqitur për ndihmë mjekësore shtetasi O. S., 20 vjeç, i cili në momentin që ka ndërhyrë për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit është dëmtuar dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. “Rreth orës 11:30, në bulevardin “Jakov Xoxa”, shtetasi F. M., 18 vjeç, gjatë…

Read More

Instagram ka mposhtur TikTok-un si aplikacioni më i shkarkuar në botë pasi veçoria e videove Reels e ndihmoi atë të rikuperonte terrenin e humbur ndaj rivalit të tij. Aplikacioni për shpërndarjen e fotove dhe videove fitoi popullaritet menjëherë pas debutimit të tij në vitin 2010, por është përballur me konkurrencë të ashpër nga TikTok. Bëhet e ditur se Instagram është shkarkuar 767 milionë herë në mbarë botën në vitin 2023, një rritje prej 20 për qind, krahasuar me TikTok që është shkarkuar për 733 milionë herë. Kompania Sensor Tower, tha se “ringjallja” e Instagram ka gjasa të jetë nxitur nga…

Read More

Aktori John Cena u shfaq në skenën e çmimeve ”Oscar 2024” me një “veshje” të pazakontë. Saktësisht pothuajse lakuriq, duke mbuluar pjesët intime me zarfin që tregonte emrin e fituesit në kategorinë e kostumografisë. U duk sikur Cena do t’i çudiste dhe njerëzit do të shikonin çdo centimetër të trupit të aktorit, por në fakt, ai i kishte marrë masat dhe kishte mbuluar pjesët e tij intime. Ylli i “Fast X” nuk ishte totalisht lakuriq dhe le të marrim frymë të lehtësuar. Pse u shfaq thuajse lakuriq? Për të rikujtuar një burrë që vrapoi pas David Niven në vitin 1974,…

Read More

Jetnor Zhaboli, 35-vjeçari i cili mbylli gruan, nënën dhe vajzën në shtëpi, do të shtrohet në spitalin psikiatrik të Tiranës. Në seancën gjyqësore të mbajtur sot, Gjykata e Tiranës vendosi ndryshimin e masës ”arrest me burg” në shtrim në spital. Vendimi erdhi pas paraqitjes së ekspertizës mjekësore, e cila e përcaktoi se Jetnori nuk ka qenë i përgjegjshëm në kohën e kryerjes së veprimeve. Ai kishte instaluar në banesë kamera vëzhgimi me të cilat kontrollonte anëtarët e familjes.

Read More