Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Një e treta e gjermanëve vuajnë nga sëmundjet psikike

17:00 / March 11, 20243 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
67463209 906
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Aktualisht, 31 për qind e popullsisë në Gjermani është e prekur nga ndonjë sëmundje psikike. Kaq shumë të prekur ka edhe në Kinë dhe Tajlandë. Në Shtetet e Bashkuara, deri në 40 për qind e popullsisë vuan nga ndonjë sëmundje si depresioni, ankthi ose çrregullimet e të ngrënit. Ky është rezultati i një sondazhi të bërë nga instituti ndërkombëtar i sondazheve të opinionit publik Ipsos.

Hulumtimi është porositur nga kompania gjermane e sigurimeve AXA, e rezultatet janë publikuar në Raportin e Shëndetit Mendor 2024.

Hulumtimi anketoi 1000 njerëz nga secili prej 16 vendeve në Evropë, Azi dhe Amerikën e Veriut për shëndetin e tyre mendor. Krahasuar me vitin 2023, vihet re se në shumicën e vendeve situata është përkeqësuar në vitin 2024. Në Francë, Irlandë dhe Meksikë, numri i njerëzve me sëmundje mendore u rrit me gjashtë deri në shtatë për qind. Në Turqi, deri në tetë për qind. Vetëm në Filipine në vitin 2024 ka më pak pacientë se një vit më parë.

Përveç kësaj, shëndeti mendor duket të jetë një çështje brezash. Sidomos shpesh, të rinjtë nga mosha 18 deri në 34 vjeç deklarojnë se vuajnë nga ndonjë sëmundje mendore. Në Irlandë, Turqi dhe SHBA preken kryesisht të rinjtë e moshës 18 deri në 24 vjeç. Megjithatë, në grupmoshën 25-34 vjeç, SHBA-të dhe Turqia kryesojnë për nga numri i të sëmurëve mendorë.

Tër rinjtë më të rrezikuar

Sipas këtij raporti, 43 për qind e të gjithë të anketuarve nga mosha 18 deri në 24 vjeç deklaruan se kanë probleme psikike. Sëmundjet më të shpeshta janë depresioni, nga i cili vuajnë 22 për qind e të anketuarve, pasuar nga ankthi, fobitë apo çrregullimi i stresit post-traumatik, nga i cili vuajnë edhe 22 për qind e të anketuarve.

Sa më të vjetër të jenë të anketuarit, aq më pak të zakonshme janë sëmundjet mendore. Vetëm 14 për qind e të anketuarve të moshës 65 deri në 75 vjeç deklaruan se vuajnë nga nddonjë çrregullim si depresioni, fobitë dhe të ngjashme.

Por ka dallime jo vetëm në lidhje me moshën, por edhe me gjininë. Gratë raportojnë se kanë probleme psikike më shpesh sesa burrat. Kështu thuhet në 16 vende. Këtu edhe gratë më të reja preken më shpesh sesa gratë e moshuara.

Si konfirmohen sëmundjet

Hulumtimi gjithashtu shpjegon se si personat e intervistuar arrijnë në njohuritë për prekjen nga sëmundjet e tilla. Në Gjermani, shumica dërrmuese (57 për qind) mori një diagnozë nga ndonjë psikolog ose psikiatër. Rreth 17 për qind morën një diagnozë të tillë nga mjeku i tyre i përgjithshëm.

Numri i gjermanëve që kanë arritur në përfundimin se vuajnë nga sëmundje të tilla përmes hulumtimeve personale, si për shembull përmes internetit, është 16 për qind. Në vendet e tjera, kjo përqindje është dukshëm më e lartë. Në Filipine, 60 për qind e të anketuarve kanë ardhur në përfundim se vuajnë nga sëmundje mendore përmes interentit, ndërsa në Turqi 36 për qind.

gjrtk hjrtm
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident te Unaza e Madhe pranë mbikalimit të Tufinës, bllokohen të treja korsitë

17:23 / October 10, 2026

Makinat përplasen ‘kokë më kokë’ në Levan-Tepelenë, dy të plagosur

16:00 / October 10, 2026

Mbante të fshehur një pistoletë dhe kanabis teksa kalonte në kufi, arrestohet në Kakavijë 51-vjeçarja gjermane

15:00 / October 10, 2026

SHBA/ Të shtëna me armë zjarri në një banesë, humbin jetën 9 persona, mes tyre edhe fëmijë

13:58 / October 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.