Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“U vra për një ‘like’ në rrjetet sociale”/ Detajet: 19-vjeçari në Fier djalë i vetëm i familjes

22:12 / March 11, 20243 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 0136
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gazetari Fatjon Gjinaj ka zbuluar detaje lidhur me vrasjen e një 19-vjeçari Grei Bihuci, ditën e sotme në Fier, nga një bashkëmoshatar i tij, pas sherrit në rrjete sociale.

Gjinaj, i ftuar në emisionin ‘Open’ në News24 shprehet se viktima kishte lënë dy orët e fundit të mësimit dhe ishte takuar me autorin e dyshuar Fation Muka me të cilin ka pasur fillimisht përplasje verbale e më pas ka kaluar në përleshje fizike.

Po ashtu sipas tij gjatë përplasjes fizike një tjetër i ri ka ndërhyrë për t’i ndarë, por ka mbetur i plagosur nga thika e autorit. Sipas tij konflikti ka nisur në rrjetin social TikTok.

“Nga të dhënat e deritanishme viktima ka lënë dy orët e fundit të mësimit. Kanë patur një përplasje verbale që ka agravuar në konflikt fizik. Në vendngjarje kanë qenë disa persona që shoqëronin viktimën dhe autorin Florian Muka. Një prej tyre ka ndërhyrë dhe në tentativë për të parandaluar agravimin e konfliktit është plagosur. Plaga e viktimës ka qenë fatale dhe pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve nuk është mundur të shpëtohet 19-vjeçari.

Mes tyre ka pasur përplasje verbale dhe disa komente ofenduese në TikTok. Gjithçka ka agravuar në përplasje fizike. Në rrethin e njohjeve të djemve ata përshkruhen si djem të qetë dhe jo problematikë, madje frekuentonin rregullisht shkollën”, tha gazetari.

Ndërsa ish-prokurori Eugen Beci  tha se për krimin fajtor është edhe vetë shoqëria ndërsa konflikti ka nisur tre muaj më parë.

Ai shtoi se thika ka qenë me vete për të kryer një veprim kriminal.

“Viktima ka dashur të ndajë sherrin mes personave dhe nuk ka qenë burimi i konfliktit. Autori dhe shoku i viktimës kanë pasur një konflikt tre muaj më parë, para dhjetë ditësh kanë treguar thikat. Kanë pasur një konflikt një ditë më parë, më pas ka agravuar konflikti sot dhe ka përfunduar me një vrasje të një personi që nuk ka pasur lidhje.

Në momentin që policia ka kryer arrestimet, ka rezultuar se vetëm viktima ka qenë nxënës i shkollës, ndërsa autorët e kanë braktisur shkollën. Në rastin konkret ka shumë institucione që duhet të përgjigjen për ngjarjen, kemi shkollën, familjen dhe shoqërinë. Ka tre muaj që ka një konflikt midis adoleshentëve dhe askush nuk ka ndërhyrë.

Thika ka qenë me vete për të kryer një veprim kriminal dhe kemi të bëjmë vërtetë motiv të dobët, por me paramendim. Kjo duhet të vërë në alarm për shoqërinë dhe policia të ushtrojë më shumë kontrolle. Problemet me thika i kanë shumë shtete, por policia duhet të reagojë më shpejt”, tha ai.

Fier Policia tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Mbi 30 mijë hektarë të djegur, Spanja në betejë me flakët dhe vapën ekstreme

12:56 / July 22, 2026

Britani e Madhe/ Nga bileta e autobusit te fatura e energjisë elektrike, qeveria e re premton lehtësim për koston e jetesës për qytetarët

12:14 / July 22, 2026

Pas stuhisë, probleme me energjinë në disa qarqe; MIE: Akset të kalueshme, vijon puna për normalizimin e situatës, mbi 1000 punonjës në terren

11:40 / July 22, 2026

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë, plagoset rëndë drejtuesi i një mjeti bujqësor

11:07 / July 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.