Heidi Baçi dhe Romeo Veshaj kanë folur sot për debate që kanë ndodhur mes tyre gjatë natës së djeshme të spektaklit të BBV, ku sipas saj, ajo ka dalë si “kuçedër”. “Unë dje dola një kuçedër”, tha ajo, duke bërë autoironi ndërsa shprehet: “dola si lojtarja madhe që të përdori ty për lojë dhe kur nuk të desha më, të hodha”. Ndërsa Romeo është shprehur se ajo nuk ka pse të shqetësohet, pasi ai nuk e mendon diçka të tillë.
Author: tirana
Alma po përballet në “Shihemi në Gjyq” me bashkëshortin e saj të 30 viteve, Fatosin. Në insertin e rubrikës së të “Dielës Shqiptare” në Tv Klan, Alma i kërkoi Fatosit ADN-në e 4 fëmijëve të tyre dhe mundin e 30 viteve. Ajo i kujton atij se të afërmit e familjes e kanë shfrytëzuar. Seanca po zhvillohet me tone të nxehta dhe në një pikë, Fatosi pranon se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes. Kjo deklaratë revolton ndërmjetësen Eni Çobani. Fatos: Ti s’ke punë t‘i zësh me gojë këto gjërat se këto gjërat i zgjidh unë! Alma: Asgjë s’ke zgjidhur ti! Ti ke zgjedhur…
Krystyna Pyszkova, bukuroshja nga Republika Çeke, fitoi titullin e Miss World 2024, në eventin e mbajtur në Mumbai, Indi, mbrëmjen e kaluar. Në një ceremoni madhështore, Pyszkova u kurorëzua nga polakja Karolina Bielawska, Miss World 2021 në fuqi. Pyszkova triumfoi mbi 115 garuese, duke mposhtur Yasmina Zaytoun nga Libani, e cila doli si shoqëruesja e parë. Përtej raundeve tradicionale të fustaneve të mbrëmjes dhe pyetjeve spontane, kandidatët u vlerësuan në kategori të ndryshme, duke përfshirë punën sociale, Top Model, multimedia, debat dhe sport. Fitueset triumfuese kontinentale përfshinin Ache Abrahams nga Trinidad dhe Tobago (Amerika), Lesego Chombo nga Botsvana (Afrikë), Krystyna…
Ish-banori i Big Brother VIP Albania dhe gazetari, Bledi Mane, ka qenë së fundmi i ftuar në ‘Fan Club’.Ai ka diskutuar ngjarjet e fundit në këtë reality show, daljen e Bardhit dhe raportin e tij me Sara Gjordenin. I njëjti thotë se nuk beson në dashurinë mes tyre dhe se është njësoj sikur ai të dashurohej me Ronaldo Sharkën. “Mes Sarës dhe Bardhit është njësoj sikur unë të dashuroj Ronaldon, po të dashuroj unë Ronaldon dhe Sara dashuron Bardhin, pra nuk ka dashuri”, u shpreh ai. Kjo situatë shkaktoi të qeshura në studio, ku të pranishëm ishin: Ronaldo, Ina Kollçaku…
ARABIA SAUDITE- Zyrtarët panë gjysmëhënën mbrëma të së dielës në Arabinë Saudite, shtëpia e vendeve më të shenjta në Islam, duke shënuar fillimin e muajit të shenjtë të agjërimit të Ramazanit për shumë prej 1.8 miliardë myslimanëve të botës. Të shohësh hënën natën e së dielës do të thotë që e hëna është dita e parë e agjërimit. Ramazani i këtij viti vjen ndërsa Lindja e Mesme mbetet e ndezur nga lufta e vazhdueshme Izrael-Hamas në Rripin e Gazës. Kjo ka ngritur frikën se konflikti mund të shkaktojë trazira shumë përtej kufijve aktualë të luftës. Mbreti saudit Salman vuri në dukje në mënyrë…
Që nga momenti që del nga shtëpia, Bardhi intervistohet menjëherë dhe kështu jep disa përgjigjje të cilat kishin të bëjnë edhe me Sarën edhe me familjes e tij. Gazetarja: Del kështu pa bërë një javë nga dalja e Sarës, si ndihesh Bardhi? Bardhi: Nuk e di, unë nuk dola për Sarën, dola për mamin, mezi po pres të shkoj ta shoh se si është, dhe para familjes nuk vjen asgjë tjetër. Gazetarja: Brenda shtëpisë së Big Brother ke bërë deklarata të forta për Sarën, duke e quajtur madje edhe nënën e fëmijëve të tu, a do të të vinte keq…
Dukesha e Sussex ka kritikuar toksicitetin e pafund të mediave sociale, duke zbuluar se ajo ishte në shënjestër të ngacmimit dhe abuzimit ndërsa ishte shtatzënë me Archie dhe Lilibet. Meghan ishte folësja kryesore në një panel të profilit të lartë që shënonte Ditën Ndërkombëtare të Gruas në festivalin vjetor SXSW në Austin, Teksas. Ajo tha se tani mban distancë nga komente të tilla për mirëqenien e saj. Sipas BBC, princi Harry ishte në rreshtin e parë të audiencës duke ndjekur ngjarjen. Meghan tha se njerëzit kanë harruar njerëzimin në disa pjesë të sferës mediatike dhe dixhitale. “Pjesa më e madhe…
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të diele në hyrje të qytetit të Vlorës. Një automjet tip BMW me targa të huaja, ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka goditur një nga shtyllat e rrugës. Si pasojë e përplasjes raportohet se ka mbetur I plagosur një person, por ende nuk dihet si paraqitet gjendja e tij. Sakaq grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
Avokatja e Navalny, Olga Mikhailova ka zbardhur detaje të reja në lidhje me vdekjen e liderit të opozitës ruse, Alexey Navalny. Mësohet se Navalny para se të ndërronte jetë i kishte rrëfyer asaj se po tentonin ta helmonin. Avokatja tha se kur ajo e vizitoi atë në prill të vitit 2023 i kishte thënë se po përpiqeshin ta helmonin. “Dëgjo, nuk dua të jem paranojak, por mendoj se ata po përpiqen të më helmojnë,” i ka thënë Navalny avokates. Avokatja tha se menjëherë pasi ai i tha këto dyshime ajo e postoi akuzën në “X” dhe bëri disa ankesa zyrtare.…
Kryeministri Edi Rama iu është bashkuar mesazheve të urimit për besimtarët myslimanë, që nisin nesër muajin e madhërishëm të Ramazanit. Përmes një mesazhi në Instagram, kreu i qeverisë uron që ky muaj të shërbejë për unitetin dhe përkushtimin ndaj tjetrit. “Një kohë reflektimi, dhembshurie e rritjeje shpirtërore nis sonte për besimtarët myslimanë🌔Sjelltë ky muaj i tyre i shenjtë afrim në besim dhe ndriçim të brendshëm në rrugën e tyre dhe të të gjithëve bashkë, me paqe dhe bekime🤝Ushqeftë kjo ngjarje vjetore shpirtin e unitetit dhe përkushtimit ndaj tjetrit, pa dallim e përjashtim, duke pastruar e pasuruar mendjet e zemrat e…
Ministri i Jashtëm dhe njëherazi kandidati i BDI për president në Maqedoninë e Veriut, Bujar Osmani mbajti një fjalim sot në konventën e partisë në Kale. Fjalimi i Osmanit në promovimin e tij si kandidat për president ishte, ‘Jo Rusisë, Po Europës’. Osmani u prezantua në konventë nga kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti. Ndërsa kryeministri Talat Xhaferi në fjalën e tij tha se Osmani përfaqësoi denjësisht Maqedoninë e Veriut në OSBE dhe do të na prij më 24 prill, më 8 maj, ndërsa më 9 maj është festa e madhe. Bujar Osmani u shpreh se ardhmëria e…
Elia Zaharia ka reaguar për herë të parë pas videos së përplasjes me Princ Lekën. Në një postim në rrjetet sociale, ajo ka falenderuar miqtë dhe dashamirësit për mbështetjen dhe kurajon. “Miq dhe dashamirës, Ndjej dhe dëshiroj të shpreh mirënjohjen time më të thellë për mbështetjen dhe kurajon që më keni dhënë përgjatë këtyre ditëve kaq shqetësuese për mua dhe familjen time! U jam falenderuese të gjithë atyre që u ulën dhe më shkruan fjalë zemre, atyre që kuptuan dhe ndjenë dhimbjen time! Artistë të shquar e të nderuar të vendit tim, nga brezat që na kanë bërë e vazhdojnë…