Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Më vjen turp që je burri im. S’dua të të shoh me sy!”, martesa 30-vjeçare në krizë

21:33 / March 10, 20243 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 0108
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Alma po përballet në “Shihemi në Gjyq” me bashkëshortin e saj të 30 viteve, Fatosin. Në  insertin e rubrikës së të “Dielës Shqiptare” në Tv Klan, Alma i kërkoi Fatosit ADN-në e 4 fëmijëve të tyre dhe mundin e 30 viteve. Ajo i kujton atij se të afërmit e familjes e kanë shfrytëzuar.

Seanca po zhvillohet me tone të nxehta dhe në një pikë, Fatosi pranon se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes. Kjo deklaratë revolton ndërmjetësen Eni Çobani.

Fatos: Ti s’ke punë t‘i zësh me gojë këto gjërat se këto gjërat i zgjidh unë!

Alma: Asgjë s’ke zgjidhur ti! Ti ke zgjedhur dorën!

Eni Çobani: Jo, në qoftë se ke zgjedhur dorën siç thotë Alma, dorën dhe zërin ti do ta ulësh dhe nuk mund t’i drejtohesh bashkëshortes tënde në këtë formë. Ke përdorur dorë ndaj zonjës apo jo, përgjigju tani!

Fatos: Po.

Alma: Po, me raste po.

Eni Çobani: Po?! Edhe krenohesh që thua po?

Fatos: Po.

Eni Çobani: Të të vijë rëndë atëherë! Po janë të forta këto gra more prandaj u bëj thirrje të gjitha grave, denonconi dhunën, mos jetoni me dhunë, nuk jetohet me dhunë! Kërcënimi më i madh i lirisë së çdo femre është heshtja! Mos heshtni! Luftoni për të drejtat tuaja! Mos rrini si kjo zonja 30 vjet, me 4 fëmijë dhe ky burri thotë kam ngritur dorë! Si ke ngritur dorë ti more? Kujt i ke ngritur dorë? Të ka denoncuar kjo?

Fatos: Unë shkoj punoj nga mëngjesi në darkë dhe…

Eni Çobani: Vjen në darkë ti dhe ngre dorën ë?

Konflikti i Almës me bashkëshortin, Fatosin në “Shihemi në Gjyq” vjen pas 30 vitesh në një martesë problematike, ku u pranua se ka patur edhe dhunë, dyshime nga familjarët e tij për imoralitet nga ana e Almës dhe  pretendimet e çiftit se u janë marrë pronat.

Fatosi i pranon të gjitha këto dhe thotë se njerëzit e tij “ia kanë ngulur thikën pas shpine”, por sërish ai e vendos familjen mbi gjithçka. Situata e lodh Almën dhe ajo arrin deri në pikën sa i kërkon të mos kthehet më me të.

Fatos: E blej përpara 25 vjetëve tokën…

Alma: Po ik ore te vëllai jot! M’u zhduk me gjithë tokën tënde! Më jep lekët e mia, shtëpinë e fëmijëve të mi dhe shko ku të duash! Do grua ti! Po çfarë gruaje do ti o i uruar? Ti s’di vetë ku je! Më vjen turp të them që je burri im për Zotin, s’dua ta shoh më me sy! Nuk dua ta shoh me sy, nuk e dua fare në Itali! Ç’të dua? Shko te vëllai yt! I bëre, i bëre! Ti çfarë ke bërë, çfarë ke nxjerrë në dritë?

Ardit Gjebrea: Shiko, burri nuk duhet vetëm për pasuri.

Alma: Jo, s’e kam marrë për pasuri. Pasurinë e vuri me mua ai!

Ardit Gjebrea: Po ti i thua për çfarë të dua më?

Eni Çobani: I thotë pas 30 vjetësh këtë!

Alma: Kam 30 vjet me atë, nuk jam 20 vjeçe më, jam 50 vjeçe! Po ja, mendon për vëllain, për motrën, për kushëririn.

Ardit Gjebrea: O Fatos, po pasi thua gjithë këto gjëra, thua “unë i dal vëllait në krah”.

Fatos: Po në krah se është vëllai im. E dua./TV Klan

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Një mijë të rinj garojnë për tu bërë pjesë e Policisë së Shtetit

15:21 / October 29, 2026

AKEP ndryshon rregullat për telefoninë celulare, ndalohet rritja automatike e tarifave nga 2027

14:44 / October 29, 2026

Eurobond i ri në 2027 – Shqipëria del për herë të 8-të në tregjet ndërkombëtare financiare me 62.6 mld lekë

14:41 / October 29, 2026

Erion Vishkulli publikon foto nga Italia pas operacionit: Kur Zoti vendos të bëjë një mrekulli, asgjë s’është e pamundur

14:37 / October 29, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.