Nuk ka qetësi për Heidin dhe Romeon teksa edhe sot kanë vijuar me diskutime mes njëri-tjetrit. Debati është fokusuar sërish te distanca e tyre që nisi që pas debatit te sfida e butonit. “Ti më sheh fiks ashtu siç thua, më vëzhgon për të luftuar, nuk ke besim te unë”, i drejtohet Romeo Heidit. Ndryshove që te butoni”, i thotë ajo, ndërsa Romeo thotë se në fakt nuk ka ndryshuar aspak.
Author: tirana
Dy denoncime ka marrë Policia e Shtetit për dy vajza që janë larguar nga banesa. Rasti i parë bën fjalë për një 20-vjeçare që është larguar nga banesa. Ka qenë babai i saj që ka bërë kallëzimin në Komisariatin e Policisë Nr. 4 në Tiranë. Ndërkohë, një e mitur, 17 vjeç, është larguar nga banesa. Denoncimi është bërë nga e ëma në Policinë e Shkodrës.
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot për të dytën ditë radhazi një takim me organizatat e Partisë Socialiste në Shkodër. Rama u ndal për një kafe me drejtuesit politik të PS, deputetët dhe disa prej kryetarëve të bashkive. Takimi me dy organizatat e PS u mbajt në kuadër të riorganizimit të PS dhe anëtarësimeve të reja.
Gjykata e Vlorës ka caktuar masën arrest në burg për 35-vjeçarin Luçiano Deraj, i cili kishte kthyer banesën e tij në fshatin Babicë në një bazë armësh. 35-vjeçari ka kyçur gojën para togave të zeza duke mos pranuar të flasë në asnjë moment në sallën e gjyqit. Edhe më herët gjatë marrjes në pyetje, ai nuk ka pranuar të tregojë lidhjet me grupet kriminale apo të japë detaje për origjinën e armëve. Deraj i shërbente bashkëvepronte me disa grupe kriminale në Vlorë, Fier dhe qytete të tjera. Baza e armatimeve dyshohet se është përdorur apo do të përdoreshin për ngjarje…
Fushata e anëtarësimeve të reja në Tiranë vijoi në Njësitë Dajt, Zall-Bastar, Shëngjergj, Zall-Herr, Bërzhitë, Krrabë dhe Lagjen 12. Nga zona e njohur si “Fresku” në kryeqytet, drejtuesi Politik i PS për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj, bëri thirrje për rritjen e anëtarësimeve dhe mbajtjen e derës së hapur të partisë, për këdo që dëshiron t’i bashkohet familjes socialiste. “Ne kemi nevojë për të gjithë! Për çunat, për gocat, për ata që punojnë në privat, për ata që vijnë nga emigracioni, për ata që mund të kenë ardhur sot në Tiranë, ose për ata që kanë 5-6 gjenerata në Tiranë.…
Në pranga nga policia e Tiranës ka rënë një 23-vjeçar, pasi akuzohet se ka përndjekur një vajzë, e cila më pas ka bërë dhe kallëzimin në komisariat. Shtetasi K.V dyshohet se e ka shqetësuar vajzën duke e ndjekur deri në ambientet e punës, ku është përplasur dhe me pronarin e saj. Në dalje ai ka goditur me mjete të forta dhe mjetin e parkuar pranë dyqanit, duke e dëmtuar atë. Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje pas marrjes së njoftimit dhe pas disa orësh ka bërë të mundur arrestimin e të riut.
Rei Manaj dhe Sokol Cikalleshi janë kthyer në protagonistë absolutë në këtë sezon në kampionatin turk të futbollit. Të dy po shënojnë me rregullsi të admirueshme për skuadrat përkatëse dhe padyshim, po kalojnë sezonin më të mirë të karrierës së tyre. Në fakt, të dy gjatë ditës së djeshme kanë vendosur rekorde në këtë aspekt. Manaj ishte i pari i cili gjeti rrugën e rrjetës për Sivaspor me një goditje dënimi spektakolare. Ky gol e çoi në kuotën e 15 të tillëve të shënuar në kampionat. Kjo e bën sezonin aktual më të suksesshmin në karrierë në këtë drejtim për…
Pas takimit me 61 krerët e bashkive të vendit, në Shkodër, kryeministri Edi Rama ka nisur takimet me strukturat e Partisë Socialiste. Në shoqërinë e kryebashkiakut Benet Beci, ai po zhvillon një takim me dyer të mbyllura me organizatat socialiste. Ky takim vjen në kuadër rienergiizimit të PS-së, proces i nisur nga partia e majtë prej disa kohësh dhe që po zhvillohet në të gjithë vendin.
Kreu i Komunitetit Mysliman Shqiptar, Bujar Spahia uron të gjithë besimtarët myslimanë për muajin e shenjtë të Ramazanit, i cili nis ditën e nesërme. Në një mesazh, Spahia thotë se ky është muaji i solidaritetit, dhënies së lëmoshës. Spahia thotë se Ramazani është muaji i begatë që shpërblehet nga Allahu. Në mesazhin e tij, u ndal edhe tek lufta në Rripin e Gazës dhe në Ukrainë, duke iu lutur Zotit që të arrihet paqja sa më shpejt. “Falënderime i takojnë Allahut që na mundësoi të arrijmë muajin e ramazanit. Muaji i bekuar i Ramazanit është një mundësi që Zoti na…
Sot do luhet ndeshja më e madhe e sezonit të Premier League, pasi Liverpool do kenë përballje me Manchester City-n, kampion në fuqi që mban vendin e dytë, por që ka vetëm 1 pikë më pak. City vjen si favorit për shkak të forcës së madhe që ka në organike, por edhe sepse në 6 vitet e fundit e ka fituar 5 herë titullin në Premier League. Vetëm në sezonin 2019-2020 ka arritur ta marrë Liverpooli, por fakt është se nga viti 2003 Manchester City ka arritur vetëm një herë të fitojë në fushën e Liverpool. Ajo herë ka ndodhur…
Finalizohet nga Policia e Spanjës, pas sigurimit të informacionit nga Policia e Shtetit, operacioni policor i koduar “Four”. I dënuar me 4 vjet burgim, si bashkautor i 3 rasteve të kultivimit të bimëve narkotike, të kryera gjatë vitit 2019, vihet në pranga 34-vjeçari Lutfi Xeka. Në vijim të operacioneve policore të njëpasnjëshme, me partnerët spanjollë, me objektiv lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, strukturat e Policisë së Shtetit kanë siguruar informacion për vendndodhjen e një shtetasi të dënuar me burgim, nga autoritetet në Shqipëri. Ky informacion i shkëmbyer menjëherë me partnerët, nëpërmjet koordinimit…
Bardhi Idiriz u largua mbrëmë nga gara në “Big Brother Albania VIP 3” pas lajmit se nëna e tij është e sëmurë dhe ndodhet në spital. Vendimin e mori pasi brenda në shtëpi hyri vëllai i tij, i cili i komunikoi edhe lajmin. E dashura e tij, Sara Gjordeni, e cila edhe kjo u largua pak ditë më parë ka hedhur dyshime, duke thënë se “ka rezerva ndaj palëve të treta”. Bardhi është pyetur për këto dyshime të Sarës, por ai tha se “miqtë e mi, familja ime janë dakord me çdo gjë që kam vendosur unë”. Ledion Liço: I…