Në pranga nga policia e Tiranës ka rënë një 23-vjeçar, pasi akuzohet se ka përndjekur një vajzë, e cila më pas ka bërë dhe kallëzimin në komisariat. Shtetasi K.V dyshohet se e ka shqetësuar vajzën duke e ndjekur deri në ambientet e punës, ku është përplasur dhe me pronarin e saj. Në dalje ai ka goditur me mjete të forta dhe mjetin e parkuar pranë dyqanit, duke e dëmtuar atë. Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje pas marrjes së njoftimit dhe pas disa orësh ka bërë të mundur arrestimin e të riut.
Postime te ngjashme
Add A Comment
