Top Channel ka zbardhur detaje nga takimi i mbajtur në Shkodër këtë të shtunë mes kryeministrit Edi Rama, ministrave dhe kryebashkiakëve të vendit. Ministri Arbjon Mazniku prezantoi raportin e bashkive të vendit, sipas informacioneve të përcjella nga korrespodenti i Top Channel në Shkodër, Klodian Zhivani. Detyrimet e njësive vendore janë ulur me 60% nga 12 miliardë lekë në 4.8 miliard lekë, theksoi ministri, ndërsa shtoi se Kavaja dhe Vora janë bashkitë me më shumë borxhe, sipas raportit. “Për sa i përket burimeve njerëzore, është analizuar numri i punonjësve për 1000 banorë për të gjitha bashkitë, në aparatet e tyre dhe shërbimet…
Author: tirana
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha se Ankaraja “mbështet fuqishëm” grupin palestinez, Hamas, që është i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian. “Askush nuk mund të na detyrojë që ta shpallim Hamasin organizatë terroriste”, tha ai gjatë një fjalimi në Stamboll më 9 mars. “Turqia është një shtet që flet hapur me udhëheqësit e Hamasit dhe i mbështet fuqishëm”, shtoi ai. Endogan ka qenë një prej kritikëve më të ashpër të Izraelit që kur ka nisur lufta në Gazë. Lufta në Rripin e Gazës nisi pas sulmeve të Hamasit në jug të Izraelit më 7 tetor, kur…
Fifi, një nga banoret më të komentuara të Big Brother VIP do të rikthehet në shtëpinë e famshme. Fifi do të hyjë sot në shtëpi, por jo si banore. Ajo do mbajë një koncert surprizë për banorët duke ndezur atmosferën. “Një mbrëmje me muzikë, plot atmosferë dhe alegri.”- shkruahet në postimi
Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka përgëzuar Policinë e Shtetit, pas kapjes të një sasie armësh në Shkallnur të Durrësit. Balla shprehet se policia meriton përgëzime, për goditjet që po i jep grupeve kriminale dhe rasteve të armëmbajtjes pa leje. Postimi i ministrit Taulant Balla: Policia e Shtetit📍Durrës po godet sistematikisht fenomenin e armëmbajtjes pa leje. Përgëzime për goditjen e një tjetër baze që shërbente për furnizimin me armë zjarri të grupeve kriminale. https://fb.watch/qI4fS_bu9b/
Greqia po konsideron përfshirjen e grave në shërbimin ushtarak. Ministri i Mbrojtjes, Nikos Dendias tha se kjo Ministri po shqyrton aktivizimin e një ligji për regjistrimin e grave greke në ushtri “Një shumicë dërrmuese e shoqërisë greke beson në një ushtri të qytetarëve, beson fuqimisht në qytetarin e armatosur” -tha Dendias në një aktivitet të Shtabit të Përgjithshëm të Mbrojtjes Kombëtare Helenike për Ditën Ndërkombëtare të Gruas të premten. Ai vuri në dukje se Greqia po lëviz në një kuadër gjeopolitik “ku përballemi me një kërcënim nga një vend që ka një avantazh të madh numerik në krahasim me ne dhe…
SHBA – Nëntë persona humbën jetën, pasi një furgon u përplas nga një traktor-rimorkio në një kryqëzim në një autostradë shtetërore të Wisconsit të premten. Vetëm një person, dikush që ndodhej në furgon, i mbijetoi përplasjes që u raportua në orën 7:53 të mëngjesit në Dewhurst Township, rreth 45 milje në juglindje të Eau Claire, tha në një deklaratë Zyra e Sherifit të Qarkut Clark. Përplasja ndodhi kur një traktor-rimorkio me drejtimin lindor në autostradën 95 goditi një furgon, që shkonte drejt veriut në kryqëzimin e rrugës County J. Shoferi i traktorit-rimorkio vdiq në vendngjarje dhe tetë nga nëntë personat në…
Mbante 22 kg kanabis në banesë me qëllim për ta shitur, në pranga 48-vjeçari në Korçë. Në kuader te operacionit “Big Circles”, u arrestua Florand Xhabej. ‘Finalizohet operacioni antidrogë i koduar “Big Circles”. Posedonte në banesë lëndë narkotike me qëllim shitjen e saj, vihet në pranga 48-vjeçari. Sekuestrohet 22 kg lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa, 1 automjet dhe 1 celular. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Korçë, në vazhdën e operacioneve të njëpasnjëshme për goditjen e veprimtarisë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Big Circles”, si rezultat i të cilit…
Kur Irani e kapi vitin e kaluar një cisternë nafte, e regjistruar në Ishullit Marshall, Teherani tha se ajo e kishte goditur dhe dëmtuar një anije iraniane në Gjirin e Omanit. Tani, një vit më vonë, Teherani thotë se do ta konfiskojë cisternën e naftës së Advantage Sweet – e cila ishte duke transportuar naftë nga Kuvajti drejt shtetit amerikan, Teksas – si shenjë hakmarrjeje ndaj sanksioneve dëmtuese amerikane kundër Republikës Islamike. Agjencia e lajmeve Mizan, e cila është e lidhur me gjyqësorin iranian, raportoi më 6 mars se një gjykatë në Teheran kishte marrë vendim për konfiskimin e naftës,…
Presidenti i Turqisë Recep Taip Erdogan është shprehur se Turqia është e gatshme të organizojë një takim të nivelit të lartë mes Ukrainës dhe Rusisë për t’i dhënë fund luftës. Deklarata e tij erdhi pas bisedimeve me homologun ukrainas Volodymyr Zelenskiy në Stamboll dhe shtoi se Ankaraja mbështet integritetin territorial të Kievit. Duke folur në një konferencë të përbashkët shtypi me presidentin Zelensky, Presidenti Erdogan tha se kishte diskutuar zhvillimet në lidhje me luftën në detaje, si dhe sigurinë e lundrimit në Detin e Zi, përfshirë marrëveshjen mbi eksportet e drithërave, nga e cila Rusia u tërhoq në gusht të…
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në cilësinë e reporterit të KiE-së, thotë se ka prezantuar në OKB rezolutën që pritet të miratohet për konfiskimin e aseteve ruse dhe vendosjen e tyre në funksion të rindërtimit të Ukrainës. Sipas Bashës, pati një mbështetje unanime të përfaqësuesve të vendeve aleate të Ukrainës, ndaj rezolutës dhe faktit se Rusia duhet të paguajë për dëmet e shkaktuara atje. Reagimi i Bashës: Ju përshëndes nga selia e Organizatës së Kombeve të Bashkuara këtu në New York. Në New York kam patur një numër takimesh të rëndësishme mbi iniciativën time, si reporter në Asamblenë e…
Kryeministri Edi Rama, ministrat dhe kryebashkiakët kanë zhvilluar sot mbledhje të nisur në orën 10:00 në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër. Fokusi i diskutimeve në këtë takim janë pritshmëritë, objektivat dhe angazhimet e përbashkëta në shërbim të qytetarëve.
Aplikimet për të përfituar nga thirrja me masa mbështetëse Grant 2024 për startup-et tashmë kanë nisur. Të gjithë të rinjtë që kanë një ide inovative, apo sipërmarrjet që kanë gati një produkt ose shërbim, të cilin duan ta nxjerrin në treg, apo të rrisin linjën e prodhimit, përgjatë gjithë muajit Mars, mund të aplikojnë në “e-albania” për të përfituar financim nga fondi prej 300 milionë lekësh, që qeveria shqiptare ka vënë në dispozicion të nxitjes dhe zhvillimit të sipërmarrjeve të reja për këtë vit.Që aplikimi juaj të jetë i suksesshëm, duhet të tregoni kujdes jo vetëm në plotësimin sa më…