Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Kurthi”/ Publikohen pamjet me dron, i riu kapet në bazën e armëve që furnizonte grupet kriminale

14:20 / March 9, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
dron 1 750x375 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pas zbulimit të bazës së armëve në Vlorë dy ditë më parë (7 mars), një tjetër depo që furnizon grupet kriminale me armatime është zbuluar në Shkallnur të Durrës.

Në pranga të policisë kanë rënë dy të rinjtë Hekuran Troplini 20 vjeç dhe Emiljano Pasho,19 vjeç, të dy banues në fshatin Shkallnur. Arrestimi i njërit prej tyre u filmua edhe nga droni i policisë, pasi ai tentoi që t’u largohej efektivëve. Veshur me xhup të zi e me kapuç në kokë, në tentativë për t’u arratisur, ai u fut nëpër ullishte duke vrapuar, por më pas u rrëzua e u prangos nga policia.

Ndërhyrja e policisë u krye pas hetimeve se dy të rinjtë mbanin të fshehura armë zjarri luftarake kallashnikovë që më pas ua shisnin grupeve kriminale.

‘Nga hetimet dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, gjatë muajve të fundit, kanë shitur sasi armatimi dhe municioni luftarak.’- thotë policia.

Brenda në bazë u gjetën 4 armë zjarri kallashnikovë me 20 krehra, qindra fishekë luftarak, 1 motomjet që shërbente për të lëvizur dhe transportuar armët e municionin, me qëllim shitjen, 63 700 lekë dhe një sasi lënde narkotike e dyshuar cannabis sativa.

Policia thotë se po punon për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Shiko videon në linkun më poshtë:

https://fb.watch/qI6MshwH8O/

Durres Policia Shkallnur
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Të shtëna me armë zjarri në kryeqytet, një person gjendet i vrarë brenda një makine te “Vasil Shanto”

21:49 / October 20, 2026

Protestat në vendet e BE dhe Shqipëri, reagon shefi i OKB për të Drejtat e Njeriut: Dënoj dhunën, të ulen tensionet. Dialog mes palëve

21:29 / October 20, 2026

Mbështetës të Vetëvendosjes bëjnë thirrje nga Prishtina: Nesër nisemi për protestën në Tiranë

20:49 / October 20, 2026

“Pamjet e dhunës dëmtojnë imazhin e vendit”, Unioni Turistik Shqiptar: Të mbrojmë investimet, s’janë pjesë e një qeverie

20:08 / October 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.