Author: tirana

Tiranë-Strukturat e Forcës së Posaçme për Operacionet Speciale dhe Kërkimin bënë ndalimin e shtetasit Liam Osmani, 44 vjeç, teksa ai ndodhej në shtëpinë e Big Brother Albania Vip 3. Prokuroria e Tiranës, më datë 09.05.2022, ka dërguar urdhërin për ekzekutimin e vendimit penal të datës 23.02.2022, për dënimin e këtij shtetasi me 2 vjet e 6 muaj burgim për veprën penale “Mashtrimi”. Ky shtetas, në vitin 2019, nëpërmjet mashtrimit, ka përvetësuar 17 bileta turistike për në Gjermani, për të cilat nuk ka kryer pagesat përkatëse. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për…

Read More

Videot e Rihannës duke kënduar për miliarderët indianë po bëjnë xhiron e internetit, me yllin e popit që zhgënjen një pjesë të madhe të fansave të saj. 36-vjeçarja u ngjit në skenë për martesën e ardhshme të manjatit Mukesh Ambani në Jamanagar, Indi, duke kënduar para disa prej njerëzve më të pasur dhe më të fuqishëm të botës, mes tyre, Bill Gates, Mark Zuckerberg dhe Ivanka Trump. Megjithatë, nuk ishte një nga shfaqjet më të mira të 36-vjeçares, pasi publiku e komentoi ” performancën e mërzitshme”. Pavarësisht performancës së saj të dobët, Rihanna mori para dasmës 6 milionë dollarë, raporton…

Read More

Nga Kuvendi Zgjedhor në degën e PD në Lezhë, kryedemokrati Lulzim Basha dha mesazhin e tij. Basha tha se shumë politikanë i shpëtojnë ligjit, ndërsa theksoi se duhet t’i jepet fund pandëshkueshmërisë, që të ndajë Shqipërinë në dy pjesë. Basha tha se Lezhë është tronditur thellësisht nga intrigat. “Ja tek është Lezha. Lezha e krenarisë kombëtare që dje kujtoi dhe rikujtoi një nga momentet kyçe të formësimit të ndërgjegjes dhe kombit shqiptarë. Lezha e intelektualëve, e artistëve, e poetëve. Lezha e oratorisë kombëtare e zhytur në llumin e injorancës, analfabetizmit që ka ngritur krye dhe është ngritur në krye. Lezha…

Read More

Moti i keq ka goditur sërish Kaliforninë, me reshje të mëdha shiu, bubullima, dhe breshër.Më shumë se 11,000 konsumatorë kanë mbetur pa energji elektrike për shkak të erërave të forta. Si pasojë e shirave të rrëmbyeshëm, pista e aeroporteve janë përmbytur, ndërsa lumenjtë kanë dalë nga shtrati. Fluturimet komerciale janë anuluar, operacionet e përgjithshme të aviacionit janë pezulluar dhe terminalet janë mbyllur, sipas një zyrtarëve të aeroportit në një deklaratë të postuar në mediat sociale. Autoritetet kanë paralajmëruar banorët të tregohen të kujdesseshme dhe të mos dalin nga shtëpitë vetëm në raste emergjente.

Read More

Një 21-vjeçar është arrestuar nga Policia pasi ka shkaktuar një aksident pasditen e djeshme në qytetin e Elbasanit. Në pranga ka rënë shtetasi me iniciale A.Ll, pasi ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me një tjetër automjet i cili ka përfunduar në ambjentet e një lokali. Policia sqaron se ngjarja ndodhi në bulevardin “Aqif Pasha”, dhe nga përplasja kanë mbetur të plagosur lehtë dy persona. “Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore arrestuan në flagrancë shtetasin A. Ll., 21 vjeç, banues në Elbasan, sepse pasditen e djeshme, në bulevardin “Aqif Pasha”, Elbasan, automjeti që ai drejtonte është përplasur me automjetin me…

Read More

Një 36-vjeçar është arrestuar nga Policia në Kuçovë pasi akuzohet për grabitje. Policia sqaron se ky shtetas gjatë 24 orëve të fundit ka grabitur në dy banesa të ndryshme bizhuteri dhe sende të tjerë me vlerë. “U bë identifikimi, kapja dhe arrestimi i shtetasit E. K., 36 vjeç, banues në Kuçovë. Ky shtetas dyshohet se gjatë orëve të para të datës 02.03.2024, ka vjedhur në banesën e shtetasit E. Z. dhe në banesën e shtetasit Ç. K., bizhuteri dhe sende të tjera me vlerë”,- njofton Policia. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat,…

Read More

Dy persona humbën jetën dhe shtatë të tjerë u plagosën nga shpërthimi që u regjistrua pasditen e së premtes në një magazinë në Lushnje. Dy ditë pas ngjarjes së rëndë, 3 nga personat e plagosur vazhdojnë të qëndrojnë në spital, mes tyre edhe deputeti i PS, Bujar Çela. Sokol Lumi dhe Bujar Çela, ndodhen ende nën kujdesin e mjekëve në spitalin e Traumës, ndërsa në Lushnje ndodhet Sajmir Korreshi i cili ka cifla nga shpërthimi në duar. Nga raportimet e deritanishme thuhet se gjendja e tyre është stabilizuar, dhe jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë kryetarja e bashkisë së Lushnjës, Eriselda Sefa tha…

Read More

Tre persona janë arrestuar nga Policia në Tiranë pasi akuzohen se janë autorë të shtatë vjedhjeve të kryera në kryeqytet ditët e fundit. Bëhet fjalë për shtetasit Aleksandër Ndrelalaj, Erandoi Alo dhe Glodjan Dervishi. Policia sqaron se njëri prej të arrestuarve po hetohet për vjedhjen e një shumë parash në një biznes në Sheshin “Karl Topia”, ndërsa dy të tjerët kanë hyrë në banesa të ndryshme dhe kanë marrë shuma parash. ” Zbardhen dhe dokumentohen 7 vjedhje të kryera ditët e fundit, në Tiranë, vihen në pranga 3 autorët e dyshuar. U vunë në pranga shtetasit A. N., 53 vjeç, banues…

Read More

KUKËS- Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet nga momentet e fundit të punës për ndërtimin e Urës së Re të Kukësit. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama thotë se kjo urë, i jep zgjidhje një nyje të vjetër që lidh të dy anët e liqenit me rrugën kombëtare. POSTIMI I PLOTË: MIRËMËNGJES dhe me momentet e fundit të punës së gjatë për ndërtimin e një vepre të madhe publike si Ura e Re e Kukësit, e cila jo vetëm i jep zgjidhje një nyjeje të vjetër lidhëse të dy anëve të liqenit me rrugën kombëtare, po sjell edhe një shenjë të…

Read More

Dy të rinj nga Kosova përkatësisht të moshës 19-vjeç janë arrestuar nga Policia në Tiranë, në akuzën “Trafik armësh”. Policia sqaron se dy të rinjtë, Rijad Fazliu dhe Arblend Aliu, janë ndaluar në rrugëN “Dritan Hoxha”, dhe gjatë kontrollit në makinë u janë gjetur armë zjarri, krehër e municion luftarak të cilat do ti shisnin tek persona të tjerë në Tiranë. “U kapën dhe arrestuan në flagrancë shtetasit: – R. F., 19 vjeç, banues në Vushtri, Kosovë, dhe A. A., 19 vjeç, banues në Mitrovicë, Kosovë. Gjatë kontrollit të automjetit me të cilin qarkullonin këta shtetas, shërbimet e Policisë gjetën…

Read More

Me emrin artistik Kim, djali nga Kosova ka mahnitur me zërin e tij jurinë e sivjetshme të American Idol, por edhe me rrëfimin e tij. Kim ka marrë pjesë në American Idol, por ka prekur shumë me historinë e tij. Teksa flet për nënën që ndodhet ende në Kosovë, sytë i mbushen me lotë. Dy vite pasi Kim lindi, nëna e tij u sëmur dhe ai nuk e ka dëgjuar dot më atë të këndojë. Të gjithë i thonë Kim se ka zërin e nënës së tij. Kimi është me origjinë nga Kosova por tani jeton në Brooklyn. Ai punon…

Read More

Një 24-vjeçar shqiptar, i kërkuar me urdhër arresti europian, ka rënë në prangat e policisë italiane. Karabinierët e Modenas kanë ekzekutuar urdhër arrestin e autoriteteve gjermane ndaj të riut shqiptar, i cili banonte në Modena. Ai kërkohej pas një ngjarje të ndodhur në 13 shkurt, ku gjatë një kontrolli rrugor, në furgonin tip “Fiat Fiorino”, policia gjermani gjeti dhe sekuestroi 3.4 kg kokainë të fshehura. Pas arrestimit, shqiptari është dërguar në burgun “Sant’Anna” në Modena në pritje të nisjes së procedurave të ekstradimit.

Read More