Author: tirana

Partia opozitare maqedonase, VMRO DPMNE, në konventën partiake të 2 marsit në Shkup ka promovuar Gordana Siljanovska Davkovën për kandidate të saj për zgjedhjet presidenciale më 24 prill në Maqedoninë e Veriut. Siljanovska-Davkova është deputete aktuale e VMRO DPMNE-së. Ajo ishte kandidate për presidente e kësaj partie edhe në zgjedhjet e vitit 2019, por ishte mundur nga presidenti aktual, Stevo Pendarovski. Në fjalimin e mbajtur para mbështetësve të saj Gordana Siljanovska-Davkova, tha se kësaj radhe do të jetë fituese e garës për kreun e shtetit dhe bëri thirrje për “unitet në arritjen e interesave kombëtare e shtetërore”. “Mund të ndryshosh…

Read More

Dinamikat dhe debatet sa vijnë e shtohen mes banorëve në Big Brother Vip, ndërsa gjatë Prime-t të mbrëmshëm, janë diskutuar për herë të parë edhe grupet. Megjithatë, sa i përket nominimit sot Vëllai i Madh ka provuar një formulë të re, një zinxhir shpëtimi por me efekt të kundërt. Të nominuar nuk do të shkojnë 3 personat që mbeten në fund të zinxhirit, por e gjithë shtëpia. Ndërsa e bukura është se banorët brenda shtëpisë nuk e dinë ende që janë në nominim. Silvi, Sara Karaj dhe Françeska si personat e fundit që mbetën në këtë zinxhir shpëtimi janë imun.…

Read More

Një zyrtar i lartë amerikan ka thënë se rruga për një armëpushim është “e drejtpërdrejtë”, ndërsa ndërmjetësit përgatiten të rifillojnë bisedimet në Egjipt. “Barra ishte mbi Hamasin që të pranonte një marrëveshje për një pauzë gjashtë javore dhe lirimin e pengjeve që ishte në tryezë”, tha burimi për mediat e huaja. Delegacionet izraelite dhe të Hamasit pritej të mbërrinin në Kajro, thanë dy burime egjiptiane të sigurisë, por një burim tjetër i informuar mbi bisedimet tha se Izraeli nuk do të dërgonte një delegacion derisa të merrte një listë të plotë të pengjeve që janë ende gjallë. “Rruga drejt një armëpushimi…

Read More

Vangjo Vasili nuk është thjesht një piktor, ai është një artist me shpirt dhe vizion të jashtëzakonshëm, i cili ka arritur të kapërcejë kufijtë e mendimit tradicional dhe të ndërtojë një univers të vetin, plot me ngjyra, forma dhe emocione. Në përballë “Mes dy botëve” nga Helidon Haliti, Vangjo Vasili rrëfen se frymëzimin e gjen nga origjina e tij, dhe për të si artsit, Pogradeci është burimi i tij i vërtetë.Me një eksperiencë tejet të gjatë në të dy sistemet, piktori i njohur ka rrëfyer se si ishte të bëje art në komunizëm.“Po të duash që të justifikohesh, justifikohesh. Gjen…

Read More

Një 48-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi akuzohet se tentoi të vriste ish-vjehrrin duke e përplasur me automjet. Ngjarja ndodhi në Shkodër. Mësohet se pas hekurave ra Ervin Çeka, i cili dyshohet se më datë 02.03.2024, në rrugën “Marin Biçikemi”, dyshohet se për motive të dobëta, me automjetin që drejtonte, ka përplasur me dashje biçikletën me të cilën po lëvizte në korsinë e dedikuar për biçikleta, ish-vjehrri i tij, shtetasi A. U., i cili është jashtë rrezikut për jetën. NJOFTIMI I POLICISE Tentoi të vriste ish-vjehrrin e tij, duke përplasur me automjet, biçikletën me të cilën ai po…

Read More

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky përsëriti të shtunën thirrjen e tij drejtuar aleatëve perëndimorë të vendit të tij për të dorëzuar armët dhe sistemet e mbrojtjes kundërajrore, pas sulmeve ruse që morën jetën e njëmbëdhjetë personave, tetë prej tyre në Odesa. Një nga partnerët kryesorë të Kievit, Gjermania, po përballet me një krizë pasi ministria e Mbrojtjes konfirmoi “përgjimin” e bisedave midis oficerëve ushtarakë gjermanë që diskutonin çështje të klasifikuara në lidhje me luftën në Ukrainë. Ndërkohë, në Odessa, një sulm rus kundër një ndërtese apartamentesh nëntëkatëshe shkaktoi vdekjen e tetë personave, mes tyre dy fëmijë të moshës tre vjeç e…

Read More

Sipas kryetarit të Shoqatës së Ndërtuesve të Shqipërisë, Erjon Harizi, shtrenjtimi u ndikua nga shtimi i detyrimeve të ndërtuesve për taksën e ndikimit në infrastrukturë, pas rritjes së çmimeve të referencës, kostove direkte për paga të punëtorëve dhe materialeve. TIRANË- Sivjet, në zonat periferike të Tiranës, është shënuar rritja më e fortë e çmimeve të shitjes së apartamenteve. Tendencë në rritje ka pasur edhe te pronat në zonat qendrore. Për Shoqatën e Ndërtuesve të Shqipërisë, shtrenjtimi i çmimit të banesave u ndikua nga shtimi i detyrimeve të ndërtuesve, veçanërisht për taksën e ndikimit në infrastrukturë, pas rritjes së referencave dhe…

Read More

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në fjalimin e tij të mbrëmjes u bëri thirrje aleatëve që të dërgojnë shpejt armë në Ukrainë, duke thënë se “lojërat dhe mosmarrëveshjet e tyre politike” po kufizojnë mbrojtjen e vendit të tij. Këtë e raporton The Kiev Independent, Zelensky e bëri thirrjen pas sulmit rus në një ndërtesë shumëkatëshe në Odessa ku u vranë të paktën tetë persona, duke përfshirë një foshnjë katër muajsh dhe një dy vjeçar.  “Janë tetë të plagosur dhe mes tyre është edhe një vajzë trevjeçare. Vonesa në furnizimin me armë për të mbrojtur ukrainasit “çon në humbje të tilla”, vuri në…

Read More

Sistemet ruse të mbrojtjes ajrore shkatërruan 38 mjete ajrore pa pilot me telekomandë të lëshuara nga Ukraina në hapësirën ajrore të gadishullit të Krimesë. Kështu tha Ministria ruse e Mbrojtjes në orët e hershme të mëngjesit, sipas agjencisë së lajmeve RIA. Më herët raportohej për shpërthime të njëpasnjëshme të fortë në zonën ku ndodhet porti i Feandosia dhe u njoftua se janë vendosur kufizime të përkohshme në lëvizjen e automjeteve, ndërsa është mbyllur edhe pjesa rrugore e urës që lidh gadishullin me Rusinë kontinentale. Rusia aneksoi gadishullin e Krimesë në vitin 2014, i cili nuk njihet nga shumica e komunitetit ndërkombëtar.

Read More

Një makinë tip “BMW X5” është përfshirë nga flakët gjatë mesnatës, në qytetin e Vlorës. Policia sqaron se ngjarja ka ndodhur në lagjen “24 Maji”, dhe mjeti ishte në pronësi të shtetasit Andi Selmanaj. Ende nuk dihet nëse kemi të bëjmë me zjarrvënie të qëllimshme apo jo. “Rreth orës 00:00, në lagjen “24 Maji”, Vlorë, ka rënë zjarr dhe është djegur një automjet tip “BMW X5”, në pronësi të shtetasit A. S, banues në Vlorë.Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të rënies së zjarrit.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Read More

Dashi Mos u tregoni shumë të vrazhdë me miq apo kolegë që i njihni prej pak kohësh, për shkak se mund ti vendosni në siklet të madh. Mundohuni të ruani disa limite, në mënyrë që të ushqeni bisedën. Ndryshime të vogla në një projektin tuaj do ju lejojnë që të arrini rezultate të shkëlqyera. Demi Një veprim i rrezikshëm mund të rezultojë fitues, kështu që jini të sigurtë në veten tuaj dhe tek instinkti juaj, sidomos sa i takon dashurisë. Nga pikëpamja profesionale, mos lini pas dore marrëveshjet urgjente. Binjakët Do të jeni të fokusuar maksimalisht në realizimin e disa…

Read More

Moti në zonat veriore dhe veriperëndimore të territorit Shqiptar, do të mbeten sërisht nën dominimin e vranësirave dhe shirave, por me intensitet të ulët, nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta, duke gjeneruar herë pas-here pika shiu që do të paraqiten zonat qëndrore. Orët e pasdites, do të sjellin përmirësim të përkohëshëm të motit, por gjatë natës sërisht pritet zhvillim i vranësirave duek sjellë sërish reshje në territor. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në vlerat minimale, por rriten maksimumet duke luhatur vlerat ditore nga 2°C deri në 21°C vlera më e lartë në rang vendi. Era do…

Read More