Author: tirana

Avokat Ermal Hamataj zbulon dinamikën e ngjarjes së rëndë në Lushnje, ku nga shpërthimi në një biznes privat humbën jetën babë e bir. Ahmataj tha se shkak për shpërthimin nuk është bërë kontaki i vinçit me telat e tensionit të lartë, por shpërthimi i bombolave të oksigjenit. Sipas tij bombolat ishin të varura në vinç dhe nxehtësia e saldimit ka bërë që ato të shpërthenin dhe të shkaktonin tragjedinë. “Përfundimisht duhet ta quajmë të mbyllur pjesën e kontaktit me rrymën elektrike, eskavatori nuk ka prekur në asnjë moment rrymën e tensionit e lartë. Ekspertët e dinë shumë mirë që linjat…

Read More

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç akuzoi perëndimin, duke thënë se po ushtron trysni mbi Serbinë për të njohur Kosovën, për t’i vënë sanksione Rusisë dhe për të vendosur siç tha, një regjim “kukull” në vendin ballkanik. Ai i bëri këto komente në një konferencë shtypi në Beograd, pak orë para se Partia e tij Përparimtare Serbe të shpallte vendimin për zgjedhje të reja në kryeqytetin serb, të cilat janë përcjellë më shqetësime të thella për keqpërdorime. Presidenti serb i bëri thirrje qeverisë së tij të zbatojë menjëherë rekomandimet e raportit të OSBE/ODIHR-ut për zgjedhjet parlamentare dhe lokale të 17 dhjetorit në…

Read More

Roma siguroi fitoren e tretë radhazi dhe në “Brianteo” mundi 1-4 vendasit e Monzës. Djemtë e De Rossit ndodhen në vendin e pestë për momentin dhe janë kërcënim serioz për Bolognan që ka vetëm një pikë më shumë. Sfida për romanët u zhbllokua në minutën e 38-të me Pellegrinin, para se Lukaku t’i dërgonte skuadrat në dhomat e zhveshjes me rezultatin 0-2. Më pas Dybala në fraksionin e dytë shënoi golin e tretë dhe të qetësisë te Roma. Në këtë duel kishte vend edhe për golin e Paredes në të 82 minutë, para se Carboni nga jashtë zone të shënonte…

Read More

Zgjedhjet parlamentare të 2025, kanë bërë që edhe Partia Socialiste të jetë në terren. Kryesocialisti Edi Rama ka nisur një tur takimesh me anëtarët e organizatave të Partisë Socialiste në gjithë Shqipërinë. Në fokus të këtyre takimeve do të jetë rienergjizimi i Partisë Socialiste. “Mbledhje e dy organizatave të Partisë Socialiste të bashkisë Elbasan, njëra urbane e tjetra rurale, në praninë e deputetëve, të zgjedhurve vendorë e të deleguarve të Asamblesë Kombëtare, në kuadrin e procesit të rienergjizimit të Partisë Socialiste në shkallë kombëtare, i cili vazhdon me synimin e një fitoreje shembullore në zgjedhjet e ardhshme”, shkruan Rama.

Read More

Një situatë e pazakontë po ndodh në ”Big Brother Albania Vip 3”. Dalin detaje të reja pas spekulimeve të shumta që Ilnisa Agolli kishte dalë nga shtëpia mbrëmjen e së premtes dhe ishte kthyer sot në mëngjes, një shkelje absolute e rregullave. Çuditëse është fakti se vetë gazetarja e pohoi sot këtë gjatë një bisede me partnerin e saj Meriton Mjekiqin derisa ky i fundit gjatë kohës kur partnerja e saj mungonte ishte përfshirë në një debat me Rike Rocin. Gjatë një bisede me Rome Veshajn, Ilnisa riktheksoi se nuk ishte e pranishme në kohën e konfliktit midis partnerit të…

Read More

Sali Berisha vijon që të bëjë thirrjen që qytetarët shqiptarë që të bashkohen për krijimin e një qeverie teknike si kushti i të gjitha kushteve që qytetarët shqiptarë të votojnë të lirë. Berisha bëri thirrje për krijimi e një qeverie teknike, pasi sipas tij vetëm në këtë mënyrë mund të garantohet vota e lirë. “Të dashur miq, me këtë qeveri, varfëria do rritet gjithnjë e më shumë. Skamja do bëhet gjithmonë e më e frikshme. Edi Rama me avionin e tij taksi nuk do shpenzojë 22 milionë euro në 18 muaj, por më shumë, edhe 30, edhe 40 milionë. Pasuritë…

Read More

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla edhe drejtues politik i PS-së në qarkun e Fierit, zhvilloi sot një takim me Asamblenë e Partisë Socialiste në Mallakastër. Balla informoi se Partia Socialiste do të zhvillojë, duke filluar nga java e tretë e marsit, zgjedhjet e veta të brendshme nga niveli bazë, tek zgjedhja e delegatëve të Kongresit më 20 prill dhe prej tij Asamblenë e re Kombëtare. “Ky proces është një mundësi e madhe për një hapje të re shumë serioze, shumë reale të Partisë Socialiste në të gjitha nivelet tona të organizimit ndaj njerëzve të zotë, profesionistë të të gjitha fushave,…

Read More

Tirana e Erbim Fagut është e pafuqishme për të përballuar furinë e kuqebluve të Vllaznisë. Djemtë e Qatip Osmanit nuk e ndalin marshimin drejt vendit të parë, ku mbetet e palëkundur Egnatia, duke i shënuar 3 herë bardhebluve në “Loro Boriçi”. Klasikja e futbollit shqiptar u zhbllokua në minutën e 21-të, me Juriç që dërgoi topin në rrjetë me kokë. Golin e dytë të Vllaznisë ia mohoi Grudës vetëm shtylla, por askush nuk mund ta ndalte dot Bekim Balajn që ta shënonte, pas një kombinimi perfekt me Esat Malën në minutën e 45-të. Vllaznia shkoi drejt dhomave të zhveshjes me…

Read More

“Njohja e Kosovës është çështje kohe”, tha ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov, i cili u shpreh se asgjë nuk është e pamundur, por theksoi se më tepër janë të përqënduar sesi mund të dalin nga zjarri i luftës. Sipas tij çështje e njohjes së Kosovës është më tepër me karakter politik, ku duhet të jenë të llogaritura edhe disa elemente të cilat ndoshta nuk duken në vija të përgjithshme. Pyetje: A mendoni se Ukraina duhet ta njohë Kosovën tani? Volodymyr Shkurov: Ne e dimë për ndihmën e Kosovës dhe e vlerësojmë këtë ndihmë. Kjo çështje është ne axhende.…

Read More

Premier League e futbollit në Angli kishte spektakël, ku Liverpool iu fal golit të Nunez në shtesën e nëntë të lojës për të marrë tri pikë në udhëtim me Nottingham, duke vijuar sërish kryesimin paçka rezultatit të Man. City ndjekës. Në Londër Brentford ndali 2-2 Chelsean, me Blutë që shënuan të parët dhe më pas u përmbysën, për të barazuar me Disasi në të 83 minutë. Fitore me përmbysje edhe për Tottenham, që kaloi 3-1 Crystal Palace. Fulham fitoi 3-0 me Brighton, me Armando Brojën që mori vetëm gjashtë minuta te vendasit në fundin e lojës. Sulmuesi që rivalizon me…

Read More

Ambasadori i Ukrainës në Tiranë, Volodymyr Shukrov, i ftuar në emisionin “Kjo javë”, u pyet nëse ushtarakë ukrainas janë trajnuar në Shqipëri. “Keni një informacion shumë të saktë. Nuk mund të them detaje për këtë, por mund të them se është e vërtetë. Vlerësimi për këtë në Ukrainë është shumë i lartë. Mund të them se përgjatë vizitës (së Zalenksyt në Tiranë), kjo çështje u diskutua dhe u vlerësua me notat më të larta”, theksoi ai. Po ashtu ambasadori foli edhe për mbulimin që mediat shqiptare i bëjnë luftës në vendin e tij, duke dhënë këtë vlerësim: “Mediat në Shqipëri…

Read More

Nga Avokat Gurali Brahimllari (Magjistrat, ish gjyqtar) Këto ditë vëmendja e të gjithë magjistratve dhe avokatëve, jo vetëm në Itali, por edhe në vendet e tjera të Bashkimit Europian ishte përqendruar në vendimmarrjen e Sesioneve të Bashkuara të Gjykatës së Kasacionit, mbi temën e administrimit të mesazheve të koduara në platformën SKY-ECC, në proceset penale. Eshte fakt i ditur tashme se seksionet e veçanta të kasaj gjykate kanë patur qasje të ndryshme në lidhje me vlefshmërinë e procedurës së marrjes së këtyre mesazheve nga autoritet gjyqësore Franceze si dhe për përdorimin e tyre në proceset penale që po zhvillohen në…

Read More