Pozicioni i Erik Ten Hag në krye të skuadrës së Manchester United nuk është më i sigurt. Pronari i klubit të “Djajve të Kuq”, Jim Ratcliffe është vënë në lëvizje për të gjetur profilin ideal të trajnerit që do t’i besojë skuadrën në sezonin e ri. Sipas raportimeve të medieve britanike, drejtori sportiv i emëruar i United dhe që po i jep lamtumirën Newcastle, Dan Ashworth është takuar me Graham Potter në fshehtësi. 48-vjeçari është i lirë që pas periudhës së tij zhgënjyese me Chelsea-n dhe do të ishte i gatshëm për t’u rikthyer në arenën sportive.
Author: tirana
Mbi 150 mijë persona në Shqipëri kanë sëmundje të rralla genetike, por nuk e dinë. Në 80% të rasteve, shenjat shfaqen që në fëmijërinë e hershme, por jo gjithmonë zbulohen në këtë periudhë të jetës. Mjekët thonë se këto sëmundje mund të jenë të trashëguara, por edhe mutacione që ndodhin gjatë ngjizjes së e fëmijës. Sëmundjet e rralla dhe më të shpeshta në vendin tonë janë fibrozat cistike, distrofitë muskulare, atrofite e ndryshme dhe hemofilia. Ato zbulohen përmes testeve genetike që në fakt nuk janë të rekomandushme për të gjithë popullatën, por vetëm për individët e sëmurë. Edhe në botë…
Deputeti i PD-së së Rithemelimit, Saimir Korreshi ka folur për shpërthimin e rëndë në Lushnjë, ku babë e bir humbën jetën, ndërsa 7 të tjerë mbetën të plagosur, mes tyre edhe deputeti socialist Bujar Çela. Ai bën thirrje që pushteti vendor të identifikojë të gjithë familjet dhe bizneset që kanë pasur dëme pa humbur kohë, pa dallime të majtë apo të djathtë. “Disa mu ankuan që ka shkuar te komshinjtë dhe nuk ka ardhur tek këta. Më tha komshija kishte bërë një kallëzim penal. Duhet të ketë patjetër, në rast të kundër do të detyrojmë pushtetin vendor me gjithë banorët.…
Në Shëngjin dhe Gjadër do të strehohen refugjatët e huaj, sipas marrëveshjes me Italinë. Por duket se kjo praktikë ka joshuar edhe Gjermaninë. Ministrja e Brendshme gjermane, Nancy Faeser ka bërë të ditur, se po shikohet mundësia e procedurave të azilit në vende të treta, që ndodhen në itinerarin drejt Europës e plotësojnë standardet e shtetit ligjor. Në këtë kontekst ajo tha se qeveria gjermane do të shohë prakticitetin e marrëveshjes së nënshkruar nga Shqipëria dhe Italia. Në një intervistë për mediat gjermane, ministrja u shpreh, se ka ekspertë, që e shikojnë të mundur një rregullore të tillë, të tjerë…
Poliklinika e Re e Specialiteteve në Elbasan është një tjetër institucion shëndetsor i transformuar nga themelet, falë investimit të buxhetit të shtetit, që ofron kushte bashkëkohore për shërbime mjekësore të specializuara. Kryeministri Edi Rama ishte sot në Elbasan, ku vizitoi Poliklinikën e re së bashku me Ministren e Shëndetsisë dhe Mbrojtjes Sociale Albana Koçiu. “Poliklinika e Specialiteteve me një godinë tërësisht të rikonstruktuar jo vetëm në infrastrukturë por edhe në pajisje bashkëkohorë. Kjo godinë është e 1975 dhe ka pasur vetëm një rikonstruksion xhamash, ndërkohë që tani është bërë e gjitha nga e para dhe me standarte, sa i përket…
Shpërthimi i djeshëm ka dëmtuar rëndë edhe banesat që ndodheshin pranë zonës industriale në Lushnje, të shkatërruara nga impakti i shpërthimit kanë qenë bizneset. Një biznesmen është shprehur se shpërthimi i ka bërë shumë dëme, në mall, në dyqan, në shtëpi. Në momentin e parë çfarë menduat? As vetë nuk po dinim çfarë të mendonim, ishte diçka shumë e madhe. Na tronditi. Thjesht menduam të shpëtonim çfarë kishim aty. Morëm fëmijët dhe dolëm përjashta. Të tjerat pastaj duke u qetësuar dhe duke parë dëmet. Çfarë dëmesh? Duke filluar që te pjesa e biznesit komplet. Shtëpia lartë që është bërë shoshë.…
Policia e Durrësit ka vendosur të kryejë dy eksperimente hetimore, për të zbuluar se kush është autori i vrasjes së Pëllumb Metës, në shtëpinë e tij në fshatin Shënavlash të Durrësit. Në gjykatë Hygerta këmbënguli se e kreu krimin e vetme, ndaj dhe do të dërgohet në një poligon dhe do t’i jepet një armë e të njëjtit kalibër me të cilën u krye vrasja. Ajo duhet t’iu dëshmojë hetuesve, sesi e përdori armën dhe ekzekutoi babain. Në këtë mënyrë, hetuesit do të mund të binden nëse ajo është e aftë të përdorë armë zjarri dhe të qëllojë 4 plumba.…
Romeo dhe Meritoni ka biseduar sot pas situatës së krijuar në orët e vona të mbrëmjes së djeshme. Dje pas një debati me Riken e cila iu drejtua duke i thënë “s’je burrë”, Meritoni hoqi rripin e pantallonave dhe e la mbi tavolinë, duke i thënë asaj se mund t’ia tregonte. Kjo shkaktoi shumë zhurmë dhe debat mes banorëve, ndërsa Romeo i tha sot se ndihej i zhgënjyer prej tij, sidomos pasi nisi të merrej edhe me Rozën dhe të debatonte metë. “Një nga gjërat më të vështira që kam pasur në këtë shtëpi është shoqëria ime me ty. Ti…
Edi Rama ishte këtë të shtunë në kantierin e Automotoparkut në qytetin e Elbasanit, ku po ndërtohet pista për zhvillimin e sportve automotoristike. Gjatë fjalës së tij, ku kishte në krah edhe kryetarin e bashkisë së Elbasanit, Rama u shpreh se pu nimet duhet të ecin me ritme të larta pasi në vitin 2027, sipas tij, aty do të zhvillohet gara e parë e Formula 1. “Është një promovim shumë i madh për Shqipërinë. Duhet bërë paralelisht një projekt edhe për të gjithë pjesën rreth e rrotull, pasi janë shumë të rëndësishme për imazhin. Duhet krijuar një pamje që të…
Roland Hoxha humbi jetën pasditen e djeshme bashkë me të birin 24 vjeçar, si pasojë e shpërthimit në Lushnje. Ashtu siç janë shprehur të gjithë njerëzit që e njihnin, ai kishte mbi 20 vjet që punonte me vinç, duke theksuar se ishin familje e jashtëzakonshme. I ndjeri ka lënë pas gruan dhe dy fëmijë të tjerë. Një detaj që bëri me dije sot gazetarja e Klan News Anila Sefa ishte se pak minuta para ngjarjes, në kantierin e ndërtimit ndodhej dhe djali i vogël i viktimës, i cili shpëtoi mrekullisht. Sipas gazetares, Rolandi e dërgoi atë të blente ushqime për…
Një i ri shqiptar që udhëtonte me një sasi të madhe hashashi të fshehur në dyshemenë e furgonit, ka rënë në prangat e policisë italiane. Ai i është nënshtruar kontrollit nga efektivët e policies dhe u arrestua për posedim për qëllime të trafikut të drogës. Në në kuadër të shërbimeve të synuara, policët e Leçes kryen një kontroll në një lokalitet në Bari të një furgoni që drejtonte i riu. 25-vjeçari shqiptar ka shfaqur menjëherë nervozizëm nga prania e policëve, duke ngritur dyshimet e efektivëve që kanë dashur të thellojnë kontrollin personal, duke e shtrirë edhe në automjet me ndihmën e…
Këngëtarja shqiptare me famë botërore Dua Lipa, ka intervistuar aktoren e njohur të Hollywood-it, Penelope Cruz. Pas 13 vjetësh shkëputje, Cruz është rikthyer në ballinën e revistës prestigjioze “V”. Përmes një postimi në Instagram, Dua ka treguar se ka intervistuar shoqen e saj, ku Cruz ka treguar rreth projektit të ri filmik, të titulluar “Ferrari” si dhe bashkëpunimin me regjisorin e mirënjohur spanjoll, i cili është shok i Duas po ashtu, Pedro Almodovar. Përgjatë intervistës, Cruz ka treguar se është e dedikuar të hedhë dritë mbi personalitetet që i portretizon nëpër filmat që luan. “Kam pasur mundësi të shëroj shumë…