Author: tirana

Në rrethin tuaj shoqëror mund të hasni disa lloje mikeshash. Disa janë gati për të dalë çdo të premte, të tjera u përgjigjen gjithnjë mesazheve apo ju ftojnë në festa. Por më të veçanta janë ato që ju trajtojnë si një anëtar të familjes. Karakteristike për disa shenja të zodiakut është roli i “motrës së madhe”. Ato janë gjithnjë aty kur nuk ndiheni mirë dhe krijohet një marrëdhënie aq e ngushtë sa thuajse kalon në ndërvarësi. Këto shenja drejtojnë shtëpitë astrologjike që lidhen me miqësitë dhe marrëdhëniet. Kjo do të thotë se lidhen shumë me njerëzit në jetën e tyre…

Read More

Zbardhet dhe dokumentohet me prova ligjore, ngjarja e djeshme, ku gjatë një konflikti, mbeti i plagosur me armë zjarri një 27-vjeçar. Shkon në 3 numri i të ndaluarve nga Policia, në lidhje me këtë konflikt. Arrestohet në flagrancë edhe 27-vjeçari i plagosur A. J. Sekuestrohen dy armë zjarri, 1 pistoletë me të cilën ka qëlluar i plagosuri dhe 1 revolver me mulli, me të cilën ai u qëllua nga njëri prej të arrestuarve. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve kundër Jetës dhe Personit të DVP Korçë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, në vijim të veprimeve…

Read More

Irani është i etur që të ndërtojë mbi aleancën e kamotshme me Sirinë, por arritjet e Teheranit për zgjerimin e ndikimit të tij në shtetin arab po kërcënojnë një prej objektivëve të tij kryesorë: që të qëndrojë larg vijës së zjarrit në luftërat e tij në hije në Lindjen e Mesme. Siç tha ministri i Jashtëm iranian, Hossein Amir-Abdollahian, më herët gjatë këtij muaji gjatë një vizite në Damask në përvjetorin e Revolucionit Islamik të vitit 1979, Teherani e konsideron Sirinë si një vijë të frontit të “Boshtit tonë të rezistencës”, i cili është një rrjet bashkëpunëtorësh dhe grupesh militante…

Read More

Ndeshja mes Lazios dhe Milanit në Olimpico e përfunduar me rezultatin 0-1 në favor të kuqezinjve shkaktoi shumë polemika. Vendasit e mbyllën lojën me tetë lojtarë pas daljes me karton të kuq të Pellegrinit, Marusic dhe Guendozi. Pas sfidës, presidenti i Lazios u ndal të fliste për mediat ndërsa nuk mundi t’i mbante nervat teksa akuzoi sistemin në Itali se tashmë është tërësisht i pabesueshëm. Lotito shkoi më tej kur theksoi se në ndeshjen mes Lazios dhe Milanit u tejkaluan të gjitha limitet duke pretenduar se klubit të tij iu bë një padrejtësi e madhe. “Mendoj se duhet të krijohet…

Read More

Për të ulur informalitetin, por edhe për të lehtësuar pagesat, Shqipëria do të testojë shumë shpejt një projekt pilot për pagesat përmes sistemit elektronik. Lajmin e mirë e dha Ministrja për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj, e cila në podcastin me kryeministrin Edi Rama, tha se “përmes një projekti pilot këto forma pagesash elektronike duam t’i testojmë gjerësisht për të gjitha pagesat”. “Dua të falenderoj gjithë pionerët e start up-eve të fin tech, se kanë bërë atë që bëjnë start up-et në gjithë botën, kanë gjetur problematikën, që është kosto dhe koha, dhe i kanë dhënë një zgjidhje…

Read More

Studentët në Shqipëri për herë të parë këtë vit kanë mundësi të marrin kredi dhe ta shlyejnë atë pas përfundimit të universitetit. Agjencia Kombëtare e Financimit të Arsimit të Lartë njofton se aplikimet janë hapur. Çdo student me kombësi shqiptare që nuk përfiton bursë të plotë apo përjashtim nga tarifa mund të plotësojë këtë formular e së bashku me një listë dokumentash ta dërgojë atë në AKFAL. Kredia studentore jepet pa kolateral dhe financimi bëhet me dy këste, dy herë në vit. Detyrimi i shlyerjes së kredisë fillon pas tre vitesh kur janë të ciklit të parë, pas dy vitesh…

Read More

Kombinati mekanik i Policanit është kryefjala e ditëve të fundit pasi në kompleksin e mbyllur që prej vitit 2020 mund të rinise prodhimi i municioneve. Uzina e Policanit u vu në qendër të vëmendjes së ekzekutivit dhe politikës së jashtme pas deklaratës së presidentit ukrainas Volodimir Zelenski, i cili kërkoi mbështetje me furnizime konkrete me municione nga vendet si Shqipëria. Uzina, dikur krenaria e industrisë ushtarake shqiptare, mbylli përfundimisht dyert në vitin 2020, por degradimi i saj ka nisur që pas shembjes së murit komunist. Një nga të paktët që kanë ngelur nga stafi i dikurshëm i kësaj uzine që…

Read More

Zjarri në Urgjencën e Qendrën Spitalore ‘Nënë Tereza’, Prokuroria Tiranë regjistron procedimin penal për veprën penale “Shkatërrimi pronës me zjarr” Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ka regjistruar procedimin penal 1578, dt.29.02.2024 për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, parashikuar nga neni 151 i Kodit Penal. Ky procedim penal, është regjistruar pa persona në hetim, për të hetuar mbi zjarrin e rënë në katin e parë të Urgjencë së Qendrës Spitalore ‘Nënë Tereza’ në orët e para të mëngjesit të 11.02.2024. Nga ana e prokurorisë është urdhëruar administrimi i të gjitha provave për të…

Read More

Ditën e sotme, (e shtunë, 2 mars), mbahen zgjedhjet për kreun e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë. Votimi do të bëhet në ambientet e Medresesë së Tiranës. Këto zgjedhje mbahen pas përfundimit të mandatit 5-vjeçar të kryetarit aktual Bujar Spahiu, i zgjedhur më 02 mars të vitit 2019. Tre kandidatët për kreun e KMSH-së janë kreu aktual Bujar Spahiu, administratori i myftinisë së Durrësit Aduard Shefki, si dhe myftiu i Breatit Emirjon Vathaj. Këto zgjedhje mbahen mes akuzave dhe polemikave se Komuniteti Mysliman i Shqipërisë është i kapur nga njerëzit e Fet’hullah Gylenit, ose siç e konsiderojnë ata, organizata FETO. Një…

Read More

Ministri i Pushtetit Vendor, Arbjan Mazniku shkruan se “Shumë shpejt do të kemi një zgjidhje për mirëmbajtjen dhe kujdesin për ambientet e përbashkëta në territorin e bashkive tona. Ndërtesat dhe hapësirat që ndajmë me njëri-tjetrin duhet të kenë standarde, të jenë të sigurta dhe të kontrollohen në mënyrë periodike duke siguruar një rritje të cilësisë së jetesës dhe një pronë me më shumë vlerë”-përfundon statusin e tij ministri Mazniku.

Read More

Sipas një raporti të publikuar së fundmi nga “Chainalysis”, subjektet e sanksionuara, si ato të lidhura me grupet e hakerëve të Koresë së Veriut dhe organizatat terroriste të përcaktuara nga SHBA, si Hezbollahu i Libanit, vazhdojnë të mbështeten në kriptovalutat për mbledhjen e fondeve. Raporti “Crypto Crime 2024” i firmës amerikane të analizës së blockchain zbuloi se 24.2 miliardë dollarë kriptovaluta të paligjshme u transferuan në vitin 2023, bazuar në portofolët e paligjshëm të kriptove. Chainalysis përditëson në mënyrë retroaktive shifrat e saj vjetore të kriptove kur dalin në skenë portofolët e rinj të paligjshme. Ndërsa shifrat e vitit të…

Read More