Bujar Spahiu është rizgjedhur kreu i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë me 82 vota. Zgjedhjet janë zhvilluar këtë të shtunën në mjediset e Medresesë së Tiranës. Përballë Spahiut kandidonin Eduard Shefki, Administrator i myftinisë së Durrësit dhe Emirjon Vathaj, Myfti i Beratit.
Author: tirana
Hetuesit kanë përjashtuar pistën e hetimit që shpërthimi më Lushnjë të ketë ardhur si pasojë e tensionit të lartë. Nga hetimet paraprake, burime bëjnë me dije se ekspertët dyshojnë se shkak është bërë njëra nga 2 bombolat që po transportoheshin për të punuar nga babë e bir. Janë 2 bombola, njëra me oksigjen dhe tjetra me gaz argon, të cilat në kombinim të të dyjave përdoren për prerje dhe saldime në konstrukte metalike. Gjithsesi, pista po hetohet dhe vetëm në vijim do të dilet në përfundime konkrete, informon gazetari i Report Tv Sokol Dema. Për bombolën që ka shpërthyer do…
Mbrëmjen e kësaj të enjteje, Julia dhe Egla kanë ndezur sërish debate me ofendime të rënda. Dy aktoret duket që nuk e simpatizojnë njëra-tjetrën dhe në shtëpinë e “BBV” do i gjejmë gjithmonë duke debatuar, por sot kanë kaluar limitet. Teksa i thotë se nuk mund të përfaqësojë një grua shqiptare figura e saj, Julia e ofendon Eglën duke e quajtur ‘copë mishi me dy sy’. Pjesa tjetër e debatit, vijon gjithashtu me ofendime për të cilat produksioni nuk ka bërë vërejtje. View this post on Instagram A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)
Një video e banores së Big Brother Vip, Ilnisa Agolli teksa lë të nënkuptohet se ka dalë nga shtëpia dhe është rikthyer sërish është bërë virale. Teksa bisedon në tavolinë me partnerin e saj, Meriton Mjekiqi, gazetarja shprehet se “dje unë ika”, duke shtuar se është rikthyer në mëngjes nga dhoma e rrëfimit. Ndërsa moderatori i ka kërkuar që të mos flasë më duke i psherëtirë “shshshshsh”. Pjesë nga biseda: Ilnisa: Dje unë ika, kam ardhur në mëngjes nga dhoma e rrëfimit (qesh). Meritoni: Shshshshsh Ilnisa: Kam ardhur në mëngjes (qesh sërish) Meritoni: Shshshshsh Ndërkohë gazetarja nis të qeshë sërish…
Armando Babani, fotografi i njohur, ishte i ftuar në “Breaking me Xhoi Malësia”, në Top News. Ai u ndal tek disa nga fotot më të bukura të realizuara, por dhe ato më pikantet. Një prej tyre ishte dhe momenti kur deputeti i PD Flamur Noka, i ishte afruar një prej gardistëve të Parlamentit me një flakadan në dorë. Ky moment është fiksuar në kohë përmes aparatit të tij, teksa duke e komentuar këtë shkrepje, Babani thotë se është një veprim i rrezikshëm nga ana e deputetit. Kjo sepse një flakadan ka barut, dhe parë në këtë aspekt, mund të shkaktonte…
Si mund të rrisë një prind vetëvlerësimin e fëmijës së tyre? Sigurisht, mënyra më e mirë që fëmijët tanë të kenë një zhvillim të shëndetshëm është që t’i sigurojmë atyre një mjedis të ekuilibruar ,të mbushur me dashuri dhe mirëkuptim, por edhe me rregulla. Ne po ju sjellim 7:
Ministria e Mbrojtjes në Gjermani ka thënë të shtunën se është duke analizuar nëse një videokonferencë konfidenciale për Ukrainën, është incizuar prej jashtë, pasi një material është publikuar në rrjetet sociale ruse. Shefja e kanalit televiziv rus RT, të mbështetur prej shtetit, Margarita Simonyan, e ka publikuar të premten një audio-incizim prej 38 minutave, duke thënë se në të dëgjohen zyrtarët gjermanë duke diskutuar për sulme kundër Krimesë, gadishullit ukrainas të aneksuar prej Rusisë më 2014. “Jemi duke hulumtuar nëse komunikimet e sektorit të forcës ajrore janë përgjuar”, ka thënë një zëdhënëse e Ministrisë gjermane të Mbrojtjes për agjencinë e…
Moderatorja Roza Lati dhe këngëtari, Bardhi janë përfshirë në një debat të ashpër me njëri-tjetrin në shtëpinë e BBV. Prezantuesja iu është drejtuar këngëtarit duke i thënë që s’ka t*stikuj për të përballuar partneren e tij, Sara Gjordenin dhe se nuk është burrë. Por Bardhi iu është drejtuar duke i thënë që “kur të dalim nga këtu t’i tregoj, a do që t’i shohësh?” Roza: Bardhi, të kesh testikuj që të përballosh atë që ke në krahë njëherë, pastaj merru me ne të tjerët. Ti si del dot për zot atë që ke në krah dhe gjete të bësh burrëri…
Futbollisti Eros Grezda dhe partnerja e tij Ajsel Abazi duket se janë drejt ndarjes. Çifti nuk e ka konfirmuar këtë lajm. Mirëpo kjo gjë mund të verifikohet nëse shikohen rrjetet sociale. Nga njëra anë Eros dhe Ajsel nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në rrjete sociale. Nga ana tjetër, ata kanë fshirë fotot e përbashkëta. Ata u martuan një vit më parë në muajin janar dhe pas pak kohësh u bënë edhe prindër të një djali, të cilit ia vunë emrin Kian.
Një 29-vjeçar është arrestuar nga policia në kuadër të operacionit të koduar “Brands”, pasi ishte shpallur në kërkim për kontrabandim veshjesh nga Turqia. I riu akuzohet se bashkë me të atin kontrabandonin veshjet, u stamponin logo false të markave të njohura dhe i shisnin me çmime shumë të larta. Më parë, gjatë operacionit janë sekuestruar rreth 1000 konfeksione të ndryshme, logo dhe etiketa false të disa markave, si dhe një pajisje për stampimin e tyre. 29-vjeçari dhe babai i tij i magazinonin veshjet në banesën e tyre dhe në dy subjekte në rrugën “5 Maji”.
Këtë të shtunë po zhvillohen zgjedhjet për kreun e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë. Votimi po mbahet në ambientet e Medresesë së Tiranës. Paralalelisht me zgjedhjet po zhvillohet një tubim, ku një pjese e besimtarëve myslimanë i konstenstojnë zgjedhjet. Ata akuazojnë komunitetin Mysliman, që është kapur nga Shoqata Gyleniste, të cilën ata po e kundërshtojnë. Ndërkohë mbajnë në duar pankarta me thirrje për pakënaqësi. Ky tubim është njoftuar edhe më herët, duke njoftuar edhe policinë e shtetit.
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zbuluar se do të hapet shkolla Politike, “Sabiha Kasimati”, dedikuar grave dhe vajzave. Kreu i PD-së, thekson se ky projekt ka për synim fuqizimin e rolit të tyre në vendimmarrje. Ai u shpreh se do të kërkojë që në çdo degë një grua të ketë post drejtues. Basha deklaroi se zëri i gruas është më i besueshmi, prandaj duhet të jenë ato që ofrojnë zgjidhje. “Fjalët nuk mjaftojnë për të shprehur mirënjohjen e madhe ndaj nënave e grave shqiptare. Unë e di që ditët janë shumë të vështira për çdo grua. Ato sakrifikojnë më shumë…