Dortmund ka triumfuar 0-2 ndaj Union Berlin. Takimi rezultoi mjaft delikat për verdhezinjtë, të cilët hasën mjaft vështirësi. Karim Adeyemi zhbllokoi takimin në minutën e 41-të, pas një asisti të Fullkrug. Të besuarit e Terzic siguruan suksesin vetëm në fund të takimit, me golin e Maatsen. Fiton edhe Leipzig, me shifrat 1-4 ndaj Bochum. Në sfidat e tjera, spikat barazimi 1-1 i Mainz ndaj Gladbah, ndërsa Darmstadt u imponua 0-6 në shtëpi ndaj Augsburg.
Author: tirana
Ditmir Bushati diskutoi në podacastin e tij “Public Square” me Yanis Varoufakis, ekonomist i njohur ndërkombëtarisht, ish ministër i financave të Greqisë, autor i shumë librave për kapitalizmin dhe teknologjinë, rreth pasojave politike, ekonomike e shoqërore të zhvillimit të vrullshëm teknologjik.Varoufakis vjen me tezën shkundëse se “kapitalizmi ka vdekur” dhe se po jetojmë në epokën e “tekno-feudalizmit”, ku tregu i dikurshëm është zëvendësuar nga platforma digjitale, dhe ku përfitimi i dikurshëm është zëvendësuar nga qiratë, përmes të cilave funksionojnë këto platforma digjitale. Varoufakis mendon se kemi të bëjmë me “një formë të re kapitali, që quhet kapital virtual, që mund…
Adelina Ismaili njoftoi të premten se RTK-ja i ndaloi transmetimin e emisionit “Show i së premtes”, sipas vendimit që siç tha ajo ishte marrë nga ushtruesi i detyrës së kryeredaktorit të televizionit shtetëror. Lidhur me këtë ka reaguar teologu, Drilon Gashi, i cili ishte i ftuar në episodin e fundit të emisionit të Ismailit, dhe ky episod do të transmetohej (dje) të premten. “Të dashur miq. Me shumë zhgënjim dua të ndaj me ju lajmin, se pavarësisht pritjeve dhe përgatitjeve të bëra, emisioni ku isha i ftuar në RTK, ‘Show i së Premtes’ me moderatoren Adelina Ismaili nuk u transmetua…
Ligji për zonat mbrojtura i ndryshuar së fundmi nga qeveria, ka shkaktuar reagime të shumta, ndërsa opozita ka paralajmëruar dërgimin e tij në Gjykatën Kushtetuese. Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro e ftuar në emisionin “Kjo javë”, nënvizon se drafti ka shumë përmirësime krahasuar me propozimin e deputetëve. Kumbaro u pyet edhe për ndërtime të mundshme në Parkun kombëtar të Divjakës. “Parku kombëtar i Divjakës që është një nga lagunat tona më të jashtëzakonshme. Madje në draft ligjin e ri është theksuar që ekosistemet në sipërfaqen ujore janë më të rëndësishme dhe nuk duhet të preken. Një ndër përmirësimet…
Një grup ekspertësh janë rikthyer në magazinën në Lushnjë, e cila pasditen e së premtes u shndërrua në skenë krimi. Hetuesit po bëjnë një kqyrje në drite natyrale të vendngjarjes për të zbuluar shkakun e shpërthimit që mori dy jetë dhe lëndoi 7 persona të tjerë. Në lidhje me incidentin te magazina e deputetit të PS-së, Bujar Çela, grupi hetimor ka identifikuar dy vepra penale. E para lidhet me shkeljen e rregullave të sigurisë në punë që lidhet me dy bombolat që përdoreshin për saldim, të cilat ishin jashtë çdo kriteri teknik dhe vepra tjetër e shpërdorimit të detyrës në…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se vendi që udhëheq vazhdon të jetë i kërcënuar nga ata që duan të pasurohen me luftë dhe armë, duke aluduar në organizatat kriminale që veprojnë në veri të Kosovës. Në një intervistë për agjencinë italiane “AGI” të shtunën, Kurti ka thënë se ata që u pasuruan me luftën e fundit janë kthyer në kriminelë. “Ka ende probleme në kufirin me Serbinë. Fatkeqësisht ata që u pasuruan me luftën janë kthyer në kriminelë dhe vazhdojnë të pasurohen me bitcoin, drogë dhe armë. Ata e mbulojnë biznesin e tyre me ide nacionaliste, por janë…
Linja e lokaleve “Mulliri”, së shpejti do të mbërrijë edhe në Egjipt. Lajmin e bën me dije kryeministri Edi Rama, i cili ndau në rrjetet sociale momente nga takimi me sipërmarrësin e “Mullirit”. “Me Lulin e ‘Mullirit’ dhe për të mira në punën e tij fantastike, që e ka ngjitur lart e me lart, çuar larg e më larg, deri tek Piramidat e Egjiptit, ku do të hapë së shpejti ‘Mullirin’ shqiptar. Kënaqësi që u njohëm pasi një mik i ardhur nga jashtë u mahnit me shërbimin dhe ushqimin e ‘MUGO’-s, një vëlla i vogël i ‘Mullirit’ në qendër të…
La Liga e futbollit në Spanjë është në javën e 27-të. Kjo e shtunë sportive nisi në orën 14:00, aty ku Sevilla fitoi 3-2 me Real Sociedadin. Në mbrëmje Valencia pret në “Mestalla” Realin e Madridit. Në “Ramon Sanchez Pizjuan”, Sevilla fitoi 3-2 kundër Real Sociedad. Miqtë baskë kishin bërë rotacion në ekip, kjo për shkak se presin më 5 mars PSG për ndeshjen e kthimit të 1/8 në Champions League, me francezët që janë në avantazh 2-0 nga ndeshja e parë. Sevilla shënoi dy gola të shpejtë me En Nesyri në minutat 11-të dhe 13-të, para se Andre Silva…
Nga Njësia 3, në vijim të turit për të mirëpritur anëtarët e rinj që i bashkohen Partisë Socialiste, drejtuesi politik i Qarkut të Tiranës, Erion Veliaj tha se është i mirëseardhur kushdo që dëshiron të jetë pjesë e familjes së madhe socialiste. “Është shumë e rëndësishme të kuptojmë se si bashkimi sjell fuqinë. Ju mund të pyesni: Si vajtëm 60% në këtë njësi? Qartazi, nuk kanë qenë të gjithë të majtë, se ndryshe do kishim qenë 60% gjithmonë, por në vitet e fundit ne jemi hapur aq shumë, saqë po ftojmë edhe ata që ndoshta për një arsye apo për…
Roland dhe Lidio Hoxha, babë e bir humbën jetën pas shpërthimit të bombolës së oksigjenit, u përcollën sot në banesën e fundit. Për ngushëllime në familjen Hoxha shkoi ministri i Brendshëm, Taulant Balla shoqëruar nga kryetarja e bashkisë së Lushnjes, Eriselda Sefa. Roland Hoxha dhe i biri, Lidio ishin duke punuar në vinç ku me ndihmën e tij ngrinin 2 bombola oksigjeni me të cilat po kryenin saldime në pjesën e tarracës. Dyshohet se gjatë punës një bombol u shkëput nga vinçi dhe u përplas në tokë duke shkaktuar një shpërthim që shkatërroi gjithçka dhe mori jetën e të dyve.
Java e Modës në Paris ka mbledhur shumë yje ndërkombëtar, ku mes tyre ka qenë edhe bashkëshortja e futbollistit Cristiano Ronaldo. Teksa ecte në pistën e pasarelës Georgina është shfaqur me një fustan shumë të veçantë. Fustani i gjatë me krahë të shkurtra dhe me ngjyrë të kuqe dhe të bardhë ka të stampuar para tij mbiemrin Ronaldo dhe numrin 7-të të cilin futbollisti 39-vjeçar e ka përdorur thuajse në të gjithë karrierën e tij. Detaji që ra në sy nga numri 7-të ishin disa firma me siguri të bëra nga ylli i futbollit.
Java e ardhshme do të jetë vendimtare për PD-në e Berishës dhe të Bardhit, ky pas bashkimit dhe dalja bashkë në protestën e madhe të 20 shkurtit, do të vuloset edhe me riorganizimin. ”TiranaNews” mëson se të martën Partia Demokratike e drejtuar nga Sali Berisha mbyll procesin e bashkimit me grupin e drejtuar nga Gazment Bardhi. Në mbledhjen e Këshillit do të zgjidhen nënkryetarë të PD Gazment Bardhi dhe Agron Gjekmarkaj dhe tashmë PD bëhet me 4 nënkryetarë, pasi prej dy vitesh janë edhe Oerd Bylykbashi e Luciano Boçi. Por nuk do të jetë me kaq, pasi nga ana tjetër…