Author: tirana

Debatet e shumta e me tone të lartë brenda shtëpisë duket se kanë ndikuar emocionalisht Ledjonën e cila herë pas here ka kërkuar që të dalë prej shtëpisë së ‘BBV3’. Edhe pse shumë herë e ka shprehur se do të largohej, ditën e sotme ajo ka bërë veprimin e papritur duke bërë gati valixhet. Gjatë një bisede me Erjolën, ku kjo e fundit është përlotur, mundohet ta qetësojë duke i thënë se Ledjona është pretendente për fituese dhe duhet të qëndrojë ende në garë, Ledjona i përgjigjet: ‘Çfarë të bëj? Kemi jetën jashtë, plus që jam shumë e ngarkuar edhe…

Read More

Lufta e Kosovës për pavarësi në vitet 1998 – 1999 do të pasqyrohet përmes një filmi holivudian. Gjithçka do të xhirohet në kujdesin e aktorit dhe regjisorit të njohur Louis Mandylor. Për mediet shprehet emocionues për rolin që do të ketë. “Te gjithë e dimë historinë. Unë vete tani po zhytem thelle ne historinë e Kosovës dhe ngjarjet e kësaj lufte te viteve 98 – 98. Me duket një histori magjepsëse. Ne do ta pasqyrojmë ngjarjen ashtu saç ndodhi, tmerret qe ndodhen mbi ata fëmije dhe sfidat qe shume familje kaluan” Kelly Lynn Reiter serish një aktore e njohur hollivudiane…

Read More

Policia ka dalë me një njoftim zyrtar për shpërthimin e ndodhur pasditen e sotme në një kapanon në pronësi të deputetit të PS, Bujar Çela. Bëhet me dije se shpërthimi ka ndodhur pasi drejtuesi i vinçit preku aksidentalisht linjën e tensionit të lartë, gjë që shkaktoi vdekjen e një personi të identifikuar si Landi Veçani dhe plagosjen e 8 personave të tjerë, mes tyre edhe deputeti Bujar Çela. “Rreth orës 16:05 në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Plasmasit”, në një kapanon në ndërtim dyshohet se gjatë punës, një vinçier duke drejtuar një vinç, akisdentalisht ka prekur linjën e tensionit të…

Read More

Lulzim Bahollari ishte 16-vjeç kur filloi punë në Kombinatin Mekanik të Poliçanit, një ndërmarrje ushtarake ku prodhoheshin fishekë, bombave difensive e ofensive, predha mortajash, mina kundërtank. Sot 58 vjeç, ai shprehet i gatshëm t’i rikthehet punës, nëse kombinati do të vihet në funksion për prodhimin e armatimeve për Ukrainën, siç kërkoi Presidenti Zelensky në Samitin që u zhvillua në Tiranë. “Unë kam filluar punë në vitin 1982 në kombinatin e Poliçanit. Kam punuar në sektorin e montimit të kapsollës. Siguria ka qenë shumë e madhe, nuk duhet të flisje se ishte punë e fshehte, nuk lejohej të tregojë asgjë se…

Read More

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga shpërthimi që ndodhi pasditen e sotme në një fabrikë në Lushnje. Ngjarja ndodhi tek rrethrrotullimi i Plastmasit ku gjatë punës në fabrikë, një vinçier ka prekur linjën e tensionit të lartë dhe për rrjedhojë ka pasur një shpërthim të fuqishëm duke i marrë jetën një personi dhe duke plagosur disa të tjerë. Nga raportimet e deritanishme thuhet se numri i personave të plagosur ka shkuar në 10, me të cilëve dhe deputeti socialist Bujar Çela. Ky i fundit mësohet se është futur në sallën e operacionit dhe raportohet në gjendje të rëndë.

Read More

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur pasditen e kësaj të premteje në Lushnjë, ku për pasojë ka patur viktima dhe të lënduar. Nga shpërthimi ka mbetur një viktimë dhe 4 të lënduar, ndërsa shkak dyshohet se është bërë një vinçier ka prekur linjën e tensionit te lartë. Shërbimi zjarrfikës, policia dhe ambulanca ndodhen në vendngjarje, ndërsa mësohet se mes të lënduarve është dhe deputeti i Partisë Socialiste Bujar Çela. Grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave

Read More

Everest Shala, i cili vodhi një shumë parash në një market me ushqime në Qerret të Kavajës. Autori i dyshuar i grabitjes, u arrestua nga policia. Gjithashtu bëhet me dije se policia ka sekuestruar edhe armën e zjarrit kallashnikov që përdori i riu për të kërcënuar shitësen e marketit ku mori një shumë parash. Policia gjen dhe sekuestron armën e zjarrit kallashnikov që përdori 25-vjeçari për të kërcënuar shitësen e marketit ku mori një shumë parash. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë dhe të Sektorit për Krimet ndaj Jetës dhe Pronës në DVP Durrës, në drejtimin…

Read More

GJKKO ka dënuar me dy vite burg ish-kryebashkiakun e Lezhës, Fran Frrokaj i cili akuzohet për “shpërdorim detyre”. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, Frokajt i ulet me 1/3 dënimi, duke u dënuar përfundimisht me 1.4 vite burg. Po ashtu, GJKKO ka dhënë dënim plotësues për Frrokajn, që për 5 vite i hiqet e drejta që të ushtrojë funksione publike. NJOFTIM PËR MEDIAT Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar më datë 15.10.2022 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: Dërgimin për gjykim të ҫështjes penale në ngarkim të të pandehurve Fran Frrokaj, Sokol Toma, Bledar Cara, Gjovalin…

Read More

Ish-ministri i Energjitikës Damian Gjiknuri ka dalë nga SPAK, pasi ka dëshmuar në Strukturën e Posaçme. Kur u pyet nga gazetarët, Gjiknuri tha se është normale të pyetet për procedura, që ka ndeshur gjatë punës që ka ushtruar. “Ju lutem, nuk kam shumë për të deklaruar. Është mëse normale që të japësh shpejgime për ngjarje që ke mësuar gjatë punës që ke kryer. Tani, ju lutem shumë”, u shpreh Gjiknuri.

Read More