Author: tirana

Ish-nën kryetari i Bashkisë së Kukësit, Granit Gjana është vënë zyrtarisht nën akuzë nga SPAK-u për veprën shkelje të barazisë në tenderë. Hetuesit kanë zbuluar se Gjana ka konsumuar këtë vepër penale në dy raste. Një nga tenderat ka të bëjë më një kallëzim me 22 Maj nga Florian Cungu. Ky i fundit është administrator i shoqërisë që humbi tenderët me vlerë 21 milionë lekë, pasi Bashkia Kukës nuk i dha dokumentet. SPAK thotë se Gjana e ka penguar garuesin “Ufo Cengu” sh.p.k, në mënyrë të padrejtë, duke mos lëshuar dokumentin bashkiak, mungesa e të cilit solli skualfikimin nga dy…

Read More

Ambasadori i Holandës në Tiranë, Reinout Vos i bën thirrje partive politike që të gjejnë gjuhën e përbashkët dhe të kthejnë normalitetin në Kuvend. Nga Korça, ambasadori komentoi skenarin e bllokimit të punës në Kuvend nga Rithemelimi, duke thënë se është për të ardhur keq nga kjo situatë e krijuar prej muajsh. Ai thekson se është e rëndësishme që Kuvendi t’i kthehet rrugës institucionale. “Në një vend demokratik parlamenti është zemra e gjithë shtetit dhe është për të ardhur keq që në një muaj procedurat parlamentare nuk kanë qenë në rrjedhën e duhur dhe unë ju bëj thirrje partive politike…

Read More

Anëtarët e Komisionit të Ligjeve të Partisë Demokratike të grupimit të Sali Berishës dhe Gazment Bardhit, kanë depozituar sot në Gjykatën Kushtetuese ankimimin e ligjit për Komisionet Hetimore. Në një prononcim për gazetarët jashtë ambienteve të gjykatës, deputetja Dhurata Çupi i ka bërë thirrje anëtarëve të kësaj gjykate që të ruajnë lartësinë dhe integritetin e postit që mbajnë. “I bëj thirrje Gjykatës Kushtetuese të jetë në lartësinë e integritetin që jep posti i anëtarit të GJK. Ju kujtoj se nuk janë strukturë e PS-së, por është një institucion që duhet të këtë integritetin e institucionit që përfaqësojnë. Ka një praktikë…

Read More

Drejtuesja politike e PS-së së qarkut Shkodër, ministrja Elisa Spiropali, ka hedhur poshtë zërat për zgjedhje të parakohshme në vend. Në një deklaratë për mediat pas mbledhjes me Asamblenë e PS në Shkodër ajo tha se nuk ka asnjë diskutim për zgjedhje të parakohshme. “Nuk ka asnjë diskutim për zgjedhje të parakohshme, kur të ketë ju do jeni të informuar por deri më sot ne jemi me një mandat të plotë dhe në një mandat për të realizuar premtimet tona si qeveri dhe këtë do bëjmë”. E pyetur nëse rrezikon të dështojë reforma zgjedhore, ajo tha se të gjitha çështjet…

Read More

Zv/kryeministrja njëherësh ministrja e Infrastukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku tha sot nga Baku, Azerbajxhan se krijimi i infrastrukturës së gazit dhe krijimi i një mundësie për të pasur burime alternative sigurisht do t’i jepte Shqipërisë, por edhe rajonit një siguri më të lartë energjetike. Në një komunikim për mediet nga Azerbajxhani, ku u mbajt Ministeriali i 10-të i Korridorit Jugor të Gazit dhe Ministeriali i 2-të për energjinë e gjelbër, Balluku tha se “në këto ministeriale është diskutuar gjatë dhe gjerë për sa i përket të gjithë prioriteteve që kanë të bëjnë me gazifikimin e disa prej vendeve kryesore apo…

Read More

Elvis Myrtaj ishte një nga ato personazhe të “Big Brother Albania Vip 3” që u përqafua menjëherë dhe me shumë dashamirësi nga publiku, edhe pse rrugëtimi i tij nga shtëpia përfundoi herët. E ndërsa Lisi i është kthyer jetës së tij normale, disa gjëra kanë ndryshuar, teksa ai me sensin e humorit si gjithnjë, thotë se tashmë ‘është VIP’ dhe se edhe rrjetet sociale ia menaxhon vëllai. I ftuar në emisionin “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, ai si rrallë herë foli për jetën e tij private, duke treguar se pasi doli nga shtëpia, ka nisur edhe një njohje të…

Read More

Partia e Lirisë këtë premte organizoi një tryezë ku analizoi çfarë ka prodhuar Reforma Territoriale, e cila ka hyrë në fuqi prej vitit 2015. Për kryetarin Ilir Meta, nuk janë arritur qëllimet e reformës, pasi nuk kemi një pushtet vendor më të centralizuar dhe autonom. Sipas tij as kostot në buxhet nuk janë ulur nga kjo reformë, por ka ndodhur e kundërta. “Indeksi i decentralizimit fiskal në vitin 2014 para reformës territoriale ka patur nivelin më të lartë ne 22.4, nivel ky që konstatohet ne ulje pas reformës territoriale, duke arritur në 19.0 në vitin 2019, ne 21.0 ne vitin…

Read More

Virgjëria vijon të mbetet një tabu në shoqërinë tonë shqiptare, sidomos tek vajzat. Në shumë raste, kur vajzat kanë pasur një marrëdhënie të hershme që nuk ka pasur fund të lumtur, kërkojnë “shpëtim” tek mjekët. Himinoplastika apo si apo siç njihet ndryshe si “qepja” është kërkesa më e shpeshtë që marrin mjekët gjinekologë, kryesisht në kryeqytet. Edlira Bylykbashi, e ftuar në emisionin “7pa5” në Vizion Plus tha se ka marrë të tilla telefonata, që kryesisht vijnë nga zonat rurale, teksa shtoi se Tirana ka pasur emancipim. Të tilla kërkesa thotë mjekja, i merr përditë, por ajo vetë në klinikën e…

Read More

Kryeministri Rama ndodhet sot në Baku, Azerbajxhan si i ftuar nderi i Presidentit Ilham Alijev, për të adresuar Samitin e 10-të të Korridorit Jugor të Gazit, si edhe për të diskutuar bashkërisht për ecurinë e projekteve të përbashkëta në fushën e energjisë. Po ashtu është nënshkruar marrëveshja për heqjen e vizave për qytetarët shqiptarë që udhëtojnë drejt Azerbajxhanit, duke hapur mundësi të reja për turizëm, zhvillim ekonomik dhe bashkëpunim mes dy vendeve

Read More

“Society of the Snow”, është filmi që kryeson listën TOP 10 si filmat më të parë në Netflix, si dhe i nominuar për çmimet Oscar. Filmi flet për një ngjarje reale, tragjedinë në Ande n tetor të 1972, ku të mbijetuarit tragjedisë u desh të mbanin frymën gjallë duke ngrënë shokët që humbën jetën. Në një rrëfim ekskluziv për A2 CNN Carlos Paez, i mbijetuar i tragjedisë që në film luan rolin e të atit thotë se emocionohet teksa dëgjon veten duke dhënë listën e të mbijetuarve të tragjedisë. “Për mua, të përfaqësoja babain tim ishte një moment sinqerisht i…

Read More

Athletic Bilbao kalon në finalen e Kupës së Mbretit. Baskët e drejtuar nga Ernesto Valverde triumfuan në “San Mames” me rezultatin e pastër 3-0 ndaj Atleticos së Madridit, pas suksesit minimal 1-0 në ndeshjen e parë dhe u kualifikuan në finale, ku do të diskutojnë trofeun me Mallorcën e Vedat Muriqit. Vëllezërit Williams ishin protagonistë absolutë të ndeshjes, duke mbyllur llogaritë e ndeshjes me nga një gol e një asist secili. Bilbao gjeti edhe golin e tretë me anë të Guruzetas dhe vulosi përfundimisht kualifikimin. Baskët konfirmohen kështu një ndër skuadrat eksperte të Kupës së Mbretit, pasi finalja e Sevillas…

Read More

Deputeti i PD-së së Rithemelimit, Lefter Gështenja flet për aksionin opozitar dhe vijueshmëria e tij. Për të aksioni do të vazhdojë si në Kuvend ashtu edhe në terren, duke deklaruar se kjo është e vetmja formë që mund ta bëjë qeverinë të tërhiqet dhe të plotësojë kërkesat e tyre, për Komisionet Hetimore dhe për zgjedhjen e përfaqësuesit të tyre në Reformën Zgjedhore. I pyetur nëse do të shkohet deri në ngujim apo grevë urie, sikurse kanë qarkulluar informacion në media ditët e fundit, pas mbledhjes së Grupit Parlamentar të PD, ai tha se duhet t’ia lënë një momenti tjetër këtë…

Read More