Damian Gjiknuri është paraqitur mëngjesin e kësaj të premteje në Prokurorinë e Posaçme, SPAK. Deputeti socialist u paraqit në SPAK edhe të premten e kaluar, kur iu përgjigj interesit të prokurorëve lidhur me një kallëzim të bërë prej tij në 2017 kur ishte ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë. Kallëzimi i ish-ministrit u bë për abuzime në projektin e rrugës Tiranë-Elbasan, pas shkeljeve të konstatuara nga një raport auditi i ministrisë së Infrastrukturës.
Author: tirana
Gjykata e Apelit më 15 mars, do të shqyrtojë vendimin e gjykatës së Shkallës së Parë në Tiranë, për deputetin demokrat Ervin Salianji, i cili është shpallur fajtor për veprën penale ”kallëzim të rremë” dhe dërnuar me 1 vit burgim. Nëse Apeli do të konfirmojë vendimin e Shkallës së Parë atëherë deputeti Salianji rrezikon burgun. Ai u shpall fajtor për çështjen “Babale” dhe u dënua me një vit burg nga gjykata e Shkallës së Parë.
Dronët Bayraktar të blerë në Turqi, kanë mbërritur në Shqipëri. Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka ndarë foto nga dronët, të cilët thotë se po montohen. Peleshi shkruan se rritet aftësia e mbrojtjes së Shqipërisë, por shërben edhe si dëshmi e angazhimit të vendit për të garantuar sigurinë kombëtare. “Dronët Bayraktar, të njohur për efikasitetin dhe teknologjinë e tyre të avancuar, tashmë janë në Shqipëri! Prej dy ditësh, ka filluar montimi dhe paralelisht po kryhet instalimi i infrastrukturës mbështetëse për operimin dhe kontrollin e tyre. Ky zhvillim jo vetëm që rrit aftësitë e mbrojtjes së Shqipërisë, por shërben edhe si…
61-vjeçari Ilio Lluka qëlloi për vdekje 40-vjeçarin Emiljano Pine, më pas me të njëjtën armë i dha fund edhe jetës së tij. Një ngjarje që tronditi qytetin e Korçës mbrëmjen e së mërkurës. Babai i Llukës kishte vendosur t’i linte në trashëgimi shtëpinë djalit të bashkëjetueses, Emiliano Pines. Por ky vendim nuk u pranua nga 61-vjeçari, i cili mori jetën e Emiljanos dhe jetën e tij. I ftuar në studion e “Shqipëria Live” ka qenë avkati Gentjan Serjani i cili shprehet se ky ka qenë një krim i paramenduar, duke patur parasysh që e qëlloi në kokë dhe shanset për…
Nga Ferdinand Dervishi Incest! “Babai abuzonte me vajzën…” “Vëllai abuzonte me motrën…” “Nëna ishte me të meta mendore…” Kriminelë! “Fëmijët planifikuan vrasjen e babait…” “Kriminelë të lindur…” “Ekzekutimi i babait, gjyshja para 10 vitesh vrau vjehrrën…” Policia që duam! “Policia zbardh ngjarjen në kohë rekord…” “Policët, netë pa gjumë për ti shërbyer shoqërisë…” Ngjarja e fundit në Durrës tejkaloi ndoshta të gjitha të tjerat e kronikës së zezë për nga niveli i papërgjegjshmërisë së pasqyrimit për publikun. Duke mos pasur përkundër asnjë lloj pengese që mund të fëlliqte Qeverinë, ndonjë influent nga opozita, Taulant Ballën, Policinë e Shtetit… e për…
Një godinë e re për Fakultetin për Studimet Profesionale do të hapet në Universitetin ”Aleksandër Moisiu” në Durrës. Kryeministri Edi Rama ka postuar pamjet nga hapja e kantierit, ku po investohet për ngritjen e një hapësire me 45 auditorë, 15 laboratorë, salla konferencash, terrene sportive dhe ambiente për 1700 studentë dhe 80 pedagogë e staf akademik. ”Mirëmëngjes dhe me hapjen e kantierit për ndërtimin e Fakultetit të Studimeve Profesionale në Universitetin “Aleksandër Moisiu” në Durrës, ku po investohet për ngritjen e një hapësire me 45 auditorë, 15 laboratorë, salla konferencash, terrene sportive dhe ambiente për 1700 studentë dhe 80 pedagogë…
Gazetari Ervin Kurti ka qenë i ftuar në emisionin “Në shtëpinë tonë”, ku gjatë bisedës tha se ka shumë dëshirë që të ketë një fëmijë, por nuk i pëlqejnë dasmat tradicionale. I pyetur nëse është lënduar ndonjëherë, Evini shprehet se është lënduar dhe kjo është arsyeja pse u largua në New York. Sipas tij ajo ka qenë periudha më e vështirë dhe e trishtë e jetës së tij, sepse “të lëndohesh në moshën 30 e ca vjeçare është më e vështirë sesa të lëndohesh kur je 20 vjeç”. Julka Gramo: A të kanë lënduar ndonjëherë, ta kanë thyer zemrën? Ervin…
Disa orë janë deri në funeralin e Alexei Navalny dhe ekipi i tij ka thënë se po vazhdojnë të përballen me vështirësi në organizimin e ceremonisë së lamtumirës. Zëdhënësja e tij, Kira Yarmysh tha se ata nuk kishin mundur të gjenin një makinë për ta çuar trupin në kishë. “Njerëz të panjohur po telefonojnë mortore dhe i kërcënojnë nëse pranojnë të marrin trupin e Alexeit”,-tha zonja Yarmysh. Funerali do të mbahet sot në periferi të Moskës, dy javë pasi ai vdiq në një burg Arktik. Të mërkurën, ekipi njoftoi se shërbimi përkujtimor do të mbahej në orën 14:00 me orën…
Kjo e premte, 1 mars, do të ketë kushte të paqëndrueshme atmosferike me mbizotërim të motit të vranët, por nuk do të mungojnë intervalet e herëpashershme me diell. Reshjet e shiut nisin prej mesnatës me intensitet të ulët deri mesatar me shtrëngata e stuhi afatshkurtra shoqëruar me shkarkesa elektrike në pothuajse të gjithë vendin. Më pas reshje të herëpashershme shiu me intensitet të ulët dhe shtrëngata afatshkurtra lokale. Era do të fryjë me drejtim jugperëndim-veriperëndim 1-8m/s, ndërsa në bregdet fiton shpejtësi 10-15m/s duke bërë që valëzimi në dete të jetë i forcës 3-4ballë.
Dashi Dashuria do të puthet nga yjet në këtë muaj të ri të marsit. Do të ketë shumë emocione për të përjetuar në mars dhe gjithashtu projekte të reja pune. Ju mund t’i dëshmoni të gjithëve vlerën tuaj. Demi Të premten një lajm i mirë në frontin e dashurisë me një Venus të favorshme e cila u jep një shtysë të këndshme ndjenjave. Në punë duhet të tregoheni të kujdesshëm dhe të kërkoni zgjidhje për të zgjidhur problemet. Binjakët Të premten muaji i ri fillon me shumë emocione të bukura. Dashuria do kthehet të jetë protagoniste e jetës suaj dhe…
Një ditë pasi Llo Lluka qëlloi me disa Plumba 40-vjeçarin Emiliano Pine në Korçë dhe më pas veten, dalin pamjet e marra nga kamerat e sigurisë. Në viden e cila është siguruar nga Tirana News, shihet qartë e gjithë skena e krimit.Autori afrohet i qetë shumë pranë viktimës, ic ili në ato momente ishte në troturar teksa po hynte në një lokal. Nga pamjet duket se Llo Lluka ka qëlluar të paktën katër herë mbi viktimën, më pas pa lëvizur nga vendi ai ka qëlluar veten në kokë duke gjetur vdekjen në vend. Skena tregon se ngjarja ishte e parapërgatitur…
Kryetarja e Komisionit të Medias, Flutura Açka ka bërë një thirrje publike ndaj TV shqiptarë, në lidhje me programet e mbrëmjes. Açka në Facebook shkruan se programet duhet të ‘qëndrojnë sa më larg krimit’, pa shpërndarë shumë informacion për publikun, duke shmangur dhunën e makabritetin. Ndër të tjera shton se në ekranet shqiptare duhet krijuar një mjedis më njerëzor dhe larg etheve të klikimeve. “Thirrje publike moderatorëve shqiptarë të programeve të mbrëmjes. Ky shumëfishim i frikshëm i krimit familjar, është “krim” mbi shqiptarë. Këtë të hënë, në pikun e shikueshmërisë së shqiptarëve, në orën 21.00 të mbrëmjes, plot dhjetë programe…