Disa skenarë shqetësues po dalin në dritë pas vrasjes së Bledar Dedjas, 39-vjeçarit shqiptar i goditur 20 herë me thikë pasditen e 20 janarit në një zonë të izoluar pyjore në Paderno del Grappa, në provincën e Trevisos. Disa ditë më parë një 17-vjeçar nga Pieve del Grappa u ndalua dhe u dërgua në burg në Treviso, ku ndodhet ende, me akuzën e vrasjes me paramendim. Studenti, me origjinë italiane, ka pranuar se e ka kryer krimin. Duke folur me hetuesit, i mituri ka treguar njohjen e tij me 39-vjeçarin, e cila filloi rreth një vit më parë. Ai gjithashtu ka raportuar…
Author: tirana
Një punonjës i Gardës së Republikës ka denoncuar në polici se një person i ka hyrë në banesë dhe mes sendeve që i kanë vjedhur është edhe arma e shërbimit, e llojit pistoletë. Denoncimi është bërë nga 36-vjeçari, Dhimitër Prifti, i cili është paraqitur në komisariatin numër një të kryeqytetit, ku veç kallëzimit ka dorëzuar si prova materiale edhe dy video. Siç shihet në këto pamje, personi që dyshohet se i ka grabitur armën e shërbimit mban veshur tuta me ngjyrë gri dhe një kapuç mbi kokë. Ai afrohet në dritaren e banesës së gardistit, qëndron për pak çaste duke…
Pak orë pas skualifikimit 4-vjeçar për doping, Paul Pogba theu heshtjen. E bëri këtë duke përsëritur pafajësinë e tij dhe duke njoftuar se do të vazhdojë të mbrohet. “Sot u informova për vendimin e Gjykatës Kombëtare Antidoping dhe besoj se vendimi është i gabuar. Jam i trishtuar, i tronditur dhe zemërthyer. Gjithçka që kam ndërtuar në karrierën time si lojtar profesionist më është hequr. Kur të jem i lirë nga kufizimet ligjore, e gjithë historia do të jetë e qartë, por unë kurrë nuk kam marrë me vetëdije apo qëllimisht suplemente që shkelin rregullat antidoping”, tha mesfushori francez. “Si një…
Më 27 shtator, një ekspert i Ballkanit në Shtëpinë e bardhë mori një telefonatë trazuese nga inteligjenca e SHBA, ku thuhej se forcat serbe po akumuloheshin në kufirin me Kosovën, vendi ku paqja mbrohet nga prezenca e forcave të NATO që prej luftës së shpërbëries së Jugosllavisë në 1999. Tri ditë më vonë, serbë të armatosur vranë një oficer të armatosur policie në një sulm, ndërsa aktualisht Serbia vijon aktivitetin me trupa dhe makineri ushtarake. “Jemi të shqetësuar se Serbia mund të përgatisë një operacion ushtarak,” tha një zyrtar i inteligjencës së SHBA, në lidhje me tensionet në këtë cep të…
Ditën e Premte vendi ynë do të ketë kushte të paqëndrueshme atmosferike me mbizotërim të motit të vranët, por nuk do të mungojnë intervalet e herëpasherëshme me diell. Reshjet e shiut nisin prej mesnatës me intensitet të ulët deri mesatar me shtrëngata e stuhi afatshkurtra shoqëruar me shkarkesa elektrike në pothuajse të gjithë vendin. Më pas reshje të herëpasherëshme shiu me intensitet të ulët dhe shtrëngata afatshkurtra lokale. Era do të fryjë me drejtim jugperëndim-veriperëndim 1-8m/s, ndërsa në bregdet fiton shpejtësi 10-15m/s duke bërë që valëzimi në dete të jetë i forcës 3-4ballë. Temperaturat parashikohen: në zona malore 6 deri…
Pas ngjarjes së rëndë ku një 61-vjeçar vrau një 40-vjeçar dhe më pas vrau dhe veten në rrugë, detaje të reja kanë dalë në dritë për motivin e krimit që tronditi qytetin e Korçës. Sipas policisë pista kryesore mbetet ajo e një çështje pronësie pasi babai i autorit të ngjarjes Ilo Lluka, donte t’i linte trashëgimi banesën e tij viktimës Emiljano Pine. Fqinjët e Emiljano Pines dhe banorët e lagjes ku ai jetonte tregojnë se babai i Ilo Llukës, 85-vjeçar jetonte prej gati 4 vitesh me familjen Pine pasi nëna e viktimës kujdesej për të. Për shkak se i moshuari…
Hetimet për vrasjen e Pëllumb Metës vazhdojnë dhe pas deklaratës së vajzës që sërish mori përsipër autorësinë, teksa doli para gjykatës, janë kthyer sërish te kërkimi kush është autori, ndonëse burime nga grupi hetimore deklarojnë se nuk ka dyshime se ekzekutor i këtij krimi të rëndë është djali i madh i familjes, Hysen Meta. Gazetarja Vali Qyrfyçi raporton se nuk përjashtohet nga kjo ngjarje kriminale as nëna e tre fëmijëve të arrestuar, Blerina Meta. Që në momentet e para, ajo ka qenë e dyshuar nga grupi hetimor. Blerina po hetohet në gjendje të lirë, pasi tre fëmijët e saj e…
Kristjan Asllani është kthyer në një element tepër të rëndësishëm te Interi. Mesfushori shqiptar luajti si titullarë për herë të dytë radhazi, duke minimizuar në maksimumin mungesën e Hakan Çahanollu. Asllani qëndroi në fushë për 90 minuta në fitoren 4-0 që zikaltërit regjistruan ndaj Atalantës, për të fituar kështu jo vetëm derbin kuqezi me Berat Gjimshitin, por edhe rritur besimin në sytë e Simone Inzaghi. 88 topa të prekur prej tij, me një saktësi 97% , i faulluar në 3 raste dhe rikuperuar 9 topa.“Loja nën regjinë e Asllanit është e mirë. Luan me personalitet dhe i këndshëm kur bëhet…
I mandatuari i Himarës për kryebashkiak, Fredi Beleri u mor në mbrojtje në një konferëncë të organizuar nga avokati i tij me anëtarë të kolegjit të avokatisë së Greqisë. Athanasios Zhupas,thotë se në rastin ‘Beleri’ nuk është respektuar prezumimi i pafajësisë. “Meqë prezumiumi i pafajësisë është një parim bazë dhe si në çdo rast, në çdo vend të BE nëse ndodhte diçka e tillë, ku një kryebashkiak do bënte një akt që më pas do të ishte i dënueshëm, në rastin konkret pamë se prezumim i pafajësisë nuk është respektuar në rastin e të pandehurit tonë. Kemi vënë re se…
Nëse jeni çokoholikë (të fiksuar pas çokollatës), duhet të keni vënë re patjetër rritjen e ndjeshme të çmimit që ka pësuar dy vitet e fundit. Çmimi i kakaos filloi të rritet në gjysmën e dytë të 2022. Që atëherë ai është dyfishuar, duke arritur një nivel të lartë historik në janar 2024. Kjo rritje shkakton telashe për biznesin e çokollatës dhe për konsumatorët e ëmbël. Hershey dhe Mondelez International, pronari i Cadbury, ia kaluan këto kosto blerësve vitin e kaluar. Fitimet nga viti në vit i Hershey ranë me 11.5% gjatë tremujorit të katërt. Kompania kohët e fundit njoftoi se…
Presidenti i Republikës së Shqipërisë Bajram Begaj u shpall “Qytetar Nderi” i Vaut të Dejës. Titulli iu dorëzua sot gjatë një ceremonie të organizuar në Bashkinë e Vaut të Dejës me pjesëmarrjen e kryebashkiakut Kristian Shkreli, të anëtarëve të Këshillit Bashkiak dhe të përfaqësuesve të forcave politike. Presidenti Begaj u vlerësua për kontributin e dhënë ndaj banorëve të Vaut të Dejës. “Intelektual i shquar, bartës i vlerave intelektuale e qytetare, shtetar i ekuilibruar, korrekt e i paanshëm! Për vëmendjen, dashamirësinë e miqësinë e treguar për Vaun e Dejës e banorët e tij”, shkruhet në motivacionin e titullit ”Qytetar Nderi” për Presidentin…
Së shpejti Kiara dhe Luizi do bëhen prindër, por çifti ende nuk e ka gjetur një emër për vajzën. Prandaj Kiara ka kërkuar ndihmën e fansave përmes një postimi në InstaStory. “Emra për vajza? Hall më vete”, shkruan Kiara