Author: tirana

Chelsea vuajti jo pak ndaj Leeds United, megjithatë ia doli të triumfojë me rezultatin 3-2 dhe të kualifikohet në fazën çerekfinale të FA Cup. Londinezët u ndëshkuan që në start nga ana e Joseph, megjithatë përmbysën shpejt rezultatin falë golave të Jackson dhe Mudryk. Joseph riktheu edhe një herë baraspeshën në minutën e 59’ dhe kur dukej se sfida do të mbyllej në barazim, ishte kapiteni Gallagher ai që shënoi golin e fitores dhe kualifikoi blutë e Londrës në fazën çerekfinale. Ky rezultat është mjaft i rëndësishëm për skuadrën e Pochettinos, që pasi dështoi në finalen e EFL Cup, ka…

Read More

Samiti Rajonal mbi Planin e Rritjes dhe Konvergjencës nisi sot punimet në Tiranë me fokus integrimin e Ballkanit Perëndimor drejt Bashkimit Europian, si edhe zbatimin e Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor, duke mundësuar një mbështetje të re për gjashtë vendet e rajonit tonë. Fjalimi i plotë nga Edi Rama Mirë se erdhët sërish në Tiranë, ku sot mblidhemi për të thelluar bashkëpunimin tonë si kombe me mendësi të ngjashme që kërkojnë të bashkohen me bashkimin e shteteve evropiane. Shqipëria ka hyrë në një fazë të re në rrugëtimin e saj drejt anëtarësimit në BE, duke trefishuar përpjekjet tona për…

Read More

Liam Mandiaro nis garën në shtëpinë e ”Big Brother Albania Vip 3” për çmimin e madh këtë të shtunë. Ai provon për herë të dy këtë eksperiencë, pasi asaj në “Big Brother 5”. Këtë herë si personazh VIP, ai do të tentojë të bëjë për vete publikun, për të siguruar qëndrim sa më të gjatë në shtëpinë e “BBV”. Të shtunën e kaluar, tri banorë të tjerë u bënë pjesë e shtëpisë, Sara Karaj, Julia Ilirjani dhe Silvi Forte.

Read More

Një raport i ri sugjeron se shumë të rriturve u mungojnë aftësitë e nevojshme për të kuptuar dhe lundruar në situata sfiduese financiare. Vetëm 34% e të rriturve kanë një nivel minimal të njohurive financiare, sipas një raporti të ri nga Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD). Kjo do të thotë se shumica e individëve, të paktën në 39 vendet e studiuara, nuk mund të menaxhojnë në mënyrë efektive paratë e tyre, një aftësi që është thelbësore për mirëqenien individuale dhe shoqërore. Në raportin e saj, OECD thekson gjithashtu cenueshmërinë e atyre që u mungojnë njohuritë bazë financiare, veçanërisht…

Read More

Teksa priste pjesëmarrësit në samitin BE-Ballkani Perëndimor, kryeministri Edi Rama pati një komunikim nga distanca me disa gazetarë italianë të pranishëm në zonën e mediave. Njëri nga gazetarët e pyeti kryeministrin lidhur me kostot që do të mbulohen nga qeveria shqiptare në marrëveshje me Italine për emigrantët dhe përgjigjja e tij ishte se çështja e kostove është plotësisht e Italisë. Gazetari: Pse kaq bujari me Italinë? Rama: Pse jo! Gazetari: Kjo bujari ka një kosto prej 100 mln euro në 5 vjet për sigurinë qe duhet të garantojë policia shqiptare jashtë kampeve. Rama: Çështja e kostove është çështje e Italisë…

Read More

Bilanci tragjik në Gaza është rënduar duke arritur në më shumë se 30 mijë palestinezë të vrarë që nga 7 tetori. Shifrat i ka bërë publike Ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi, e cila tha se vetëm në 24 orët e fundit ishin vrarë 81 njerëz, duke e çuar kështu në 30 mijë e 35 të vrarë. Ministria ka bërë të ditur se shumica e të vrarëve janë gra dhe fëmijë, ndërsa në këto shifra nuk bëhet një dallim mes civilëve dhe ushtarëve kur identifikohen të vrarët.

Read More

Rithemelimi në PD bashkë me avokatët e Fredi Belerit, kanë dalë këtë të enjte në një konferencë për mediat, ku kanë hedhur akuza ndaj qeverisë Rama. Anëtari i Asamblesë Kombëtare të Avokatëve të Greqisë, Athanasios Zuppas thotë se në rastin Beleri nuk është respektuar prezumimi i pafajësisë që është parim bazë i Konventës Europiane. Në një konferencë të përbashkët për shtyp për çështjen Beleri edhe me përfaqësues të opozitës, Zuppas tha se Greqia do të monitorojë procesin pasi Beleri është përfaqësues i minoritetit grek. Avokati i Belerit, Geni Gjyzari ka akuzuar SPAK-un për standarde të dyfishta në rastin e çështjes…

Read More

Presidenti rus Vladimir Putin i është drejtuar popullit me një fjalim ku akuzoi Perëndimin se po e tërheq Rusinë drejt një gare të re armësh. “Operacioni special ushtarak që Rusia po kryen në Ukrainë për dy vjet është një luftë e drejtë për sigurinë dhe sovranitetin e Moskës”, tha Putin në fjalimin drejtuar kombit. “Moska nuk do të lejojë askënd të ndërhyjë në punët e saj të brendshme. Shumica absolute e rusëve mbështesin operacionin special ushtarak dhe luftëtarët e dinë se i gjithë vendi është me ta. Perëndimi donte të bënte me Rusinë njësoj siç bëri me Ukrainën, për të…

Read More

Vllaznia dhe Tirana luajnë këtë të shtunë në orën 17:00. Në Shkodër zhvillohet një nga ndeshjet më të forta në vend, me “Klasiken e Shqipërisë” që do ketë surpriza. Klubi kuqeblu bën me dije se në bashkëpunim me Bashkinë e Shkodrës do zhvillojnë një parakalim në stadium me kuaj të racës arabe, me qëllimin për të rikthyer sportin e hipizmit. “Për ta bërë edhe më të bukur dhe sa më festiv ambjentin, Bashkia Shkodër dhe KF Vllaznia kanë planifikuar që përpara ndeshjes, në stadiumin “Loro Boriçi” të bëhet edhe një parakalim me kuaj të racës arabe, kjo si pjesë e…

Read More

Samiti BE-Ballkani Perëndimor për planin e ri të rritjes ekonomike, bëri bashkë këtë të enjte liderë të rajonit në Tiranë. Fotografët kanë fiksuar momente pikante. Komisioneri,Varhely zgjodhi të vinte në këmbë nga prapa Pallatit të Kongreseve, ku siç shihet në këto foto duket se ai ka ngatërruar edhe rrugën. Kjo ka shkaktuar batuta dhe të qeshura gjatë takimi me kryeministrin Edi Rama. Ndërsa një pritje disi ndryshe ishte ajo e Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Gjatë takimit Rama ishte i buzëqeshur, por më serioz.

Read More

Drejtori i grupit të BE-së për fqinjësinë dhe zgjerimin, Gert Jan Koopman theksoi se duhet ndjekur një ritëm më i shpejtë për të ecur përpara. Gjatë fjalës së tij në samitin e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor për planin e ri të rritjes, ai u shpreh se duhet që edhe institucionet e pavarura të bëjnë punën e tyre. “Së pari, udhëheqësit e pranishëm sot, para pak javësh në Shkup, kjo tregon dëshminë për angazhimin tuaj dhe ritmin e shpejtë për të cilin foli komisioneri. Për të ecur përpara, duhet që ky ritëm të jetë i qëndrueshëm dhe të udhëhiqet nga lart,…

Read More