Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sporti

Në çerekfinale Liverpool, Chelsea, Manchester United dhe Wolves

12:31 / February 29, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
chelsea and manchester united wins it late while liverpool wins it by three goals all advance to the fa cup quarter finals 1709157923
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Chelsea vuajti jo pak ndaj Leeds United, megjithatë ia doli të triumfojë me rezultatin 3-2 dhe të kualifikohet në fazën çerekfinale të FA Cup. Londinezët u ndëshkuan që në start nga ana e Joseph, megjithatë përmbysën shpejt rezultatin falë golave të Jackson dhe Mudryk.

Joseph riktheu edhe një herë baraspeshën në minutën e 59’ dhe kur dukej se sfida do të mbyllej në barazim, ishte kapiteni Gallagher ai që shënoi golin e fitores dhe kualifikoi blutë e Londrës në fazën çerekfinale. Ky rezultat është mjaft i rëndësishëm për skuadrën e Pochettinos, që pasi dështoi në finalen e EFL Cup, ka tashmë një tjetër mundësi për të fituar trofe, ndonëse rruga është ende e gjatë dhe e vështirë.

Siguroi kualifikimin më tej edhe Manchester United. ”Djajtë e kuq” vuajtën jo pak në transfertën ndaj Nottingham Forest, ndeshje e cila për minuta të tëra u mbërthye në barazim 0-0, por në minutën e 89’ ishte mesfushori brazilian Casemiro që shënoi dhe kualifikoi Manchester United në çerekfinale.

Nuk zhgënjejnë as të rinjtë e Liverpoolit, të cilët pasi morën sërish besimin e Klopp, ia dolën të triumfojnë me rezultatin 3-0 ndaj Southampton dhe të kualifikojnë “The reds” në çerekfinale. Koumas në pjesën e parë dhe Danns dy herë në të dytën shënuan për Liverpoolin në suksesin ndaj “shenjtorëve”.

Sfida tjetër e mbrëmjes ishte ajo mes Wolvesit dhe Brightonit, me “ujqërit” që shënuan që në minutën e dytë me Lemina dhe më pas u mbrojtën me fanatizëm, duke siguruar kalimin në çerekfinale.

Chelsea Liverpool Manchester United
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Miliona dollarë humbje brenda natës, goditet rrjeti më i madh i uniformave false të Botërorit

09:46 / June 3, 2026

Ndeshja miqësore Shqipëri-Izrael/ Policia me plan masash, rrugët që do të bllokohen

08:57 / June 3, 2026

Miqësoret e Kombëtares, Uzuni: Trajneri i ri luan ofensiv, dua të shënoj sa më shumë gola

12:10 / June 1, 2026

Yamal për dëmtimin në kofshë: Kisha frikë se mos humbisja Kupën e Botës!

17:59 / May 31, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.