Një 36-vjeçar punonjës i Gardës së Republikës ka bërë kallëzim në polici se persona të paidentifikuar i kanë hyrë në baneësë dhe i kanë grabitur armën. Policia njofton se pas kallëzimitë të shtetasit Dh. P., 36 vjeç (punonjës i Gardës së Republikës), punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve. “Në Komisariatin e Policisë Nr. 1, është paraqitur shtetasi Dh. P., 36 vjeç, banues në Tiranë (punonjës i Gardës së Republikës), i cili ka kallëzuar se shtetas të paidentifikuar kanë hyrë në banesën e tij dhe i kanë vjedhur armën e shërbimit. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve. Materialet procedurale…
Author: tirana
Këngëtari Bardhi ka treguar një pjesë që nuk e kishim parë deri më tani në shtëpinë e ”Big Brother Albania Vip 3”. Gjatë një bisede mes Bardhit, Ledjonës dhe Romeos, këngëtari shprehet mjaft i revoltuar me Rozën, pasi ajo e akuzoi se konsumon lëndë narkotike. Ai iu tregon banorëve se do të hakmerret ndaj saj dhe do ia bëjë të padurueshëm qëndrimin në shtëpi. Bardhi ka dalë nga vetja, pasi Roza Lati e akuzon Sarës se është përdoruese e lëndëve narkotike. Ai shprehet se do e “nxjerrë Rozën nga vetja në mënyrën më të poshtër edhe nëse ai vetë del…
Nga konferenca e përbashkët me komisionerin për Zgjerimin, Oliver Varhelyi, kryeministri Edi Rama pa drejtuar gishtin, por me atë që dukej një mesazh indirekt për Serbinë dhe Kosovën, kërkoi që çështjet politike të zgjidhen në bisedime dypalëshe dhe të mos mbajnë peng planin e rritjes dhe fondin 6 miliardë euro të Komisionit Europian për Ballkanin Perëndimor. “Nuk ka rëndësi çfarë problemesh politike kemi me njëri-tjetrin, duhet ta bëjmë këtë dhe të 6 vendet e rajonit kanë rënë dakord. Ndaj çështjet politike duhet të diskutohen dhe zgjidhen si probleme dypalëshe. Ato nuk janë arsye dhe nuk do të pranohen nga BE…
Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro dhe Rektorja e Kolegjit të Evropës Federica Mogherini firmosën një memorandum mirëkuptimi për promovimin e kulturës, trashëgimisë, pasurive natyrore të Shqipërisë përmes angazhimit të studentëve të Kolegjit të Evropës me qëllim zhvillimin e bashkëpunimit në fushën e turizmit. Sipas këtij memorandumi, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit përmes Agjencisë Kombëtare të Turizmit, do të hartojë itineraret turistike dhe do të sigurojë udhërrëfimin turistik përmes udhërrëfyesve të certifikuar nga kjo ministri. “Jam shumë e kënaqur që sot mirëpres në Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit, një mikeshë të Shqipërisë, një diplomate të klasit më të lartë…
Në shtëpinë e ”Big Brother Albania Vip 3”, debatet janë në çdo momen. Sara dhe Fationi kanë pasur disa keqkuptime më njëri-tjetrin, nga ku kanë filluar dhe gërricjet mes tyre. Sara shprehet se ajo e ka shpëtuar Fationin në zinxhir dhe po të mos ishte ajo, Fationi do kishte dalë në BBV3. Fatjoni i dëmtuar me akull në kokë, debaton me Sarën dhe nervozohet nga deklaratat e saj, pasi i duken të palogjikshme. Sara: Po të mos kisha qenë unë, tre javë dhe do kishe dalë o vëlla. Pikë mbaroi, po të mos kisha qenë unë do kishe dalë, kur…
Federica Mogherini, rektore e Kolegjit të Evropës tha sot nga Tirana se Kolegji i Evropës do të nisi vitin e parë akademik për ciklin master në muajin shtator. Pjesë e Kolegjit do të jenë 31 studentë, të zgjedhur nga 241 aplikantë nga 41 kombësi të ndryshme. ”Sot mund të them se kemi marrë 241 aplikime për 31 vende nga 41 kombësi të ndryshme. Aplikimet i patëm nga i gjithë rajoni dhe vende të BE. Kemi zgjedhur më të mirët paraprakisht. Kemi kryer mjaft intervista individuale për të zgjedhur studentët. Nga numri përfundimtar kishim 34 kombësi. Nëse do të kishim ndonjë…
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu deklaroi sot se nënshkrimi i marrëveshjes mes Universitetit të Tiranës dhe Kolegjit të Europës, do të garantojë funksionimin e plotë të kolegjit duke nisur nga ky vit akademik deri në përfundim të kampusit të ri. Në ceremoninë e organizuar për firmosjen e kësaj marrëveshje, ku ishin të pranishëm Kryeministri Edi Rama, Komisioneri i BE-së për Zgjerimin, rektorja e Kolegjit të Evropës Federica Mogherini, rektori i Universitetit të Tiranës, Artan Hoxha, etj, ministrja Manastirliu tha se “jemi mbledhur për të shënjuar një moment te jashtëzakonshëm drejt një objektivi që po i afrohemi ditë pas…
Sara Gjordeni dhe Roza Lati kanë pasur një debat të fortë gjatë ditës së djeshme (e mërkurë). Ka qenë moderatorja e cila i ka thënë modeles se duhet të marrë qetësues pasi po e sheh shumë të nervozuar. Ajo madje kishte bërë edhe një gjest me hundë duke i thënë se është e varur. Për këtë debatoi edhe me Bardhin, teksa tha se nuk kishte ndonjë qëllim. “Njeri i varur prej hapave, njeri i çmendur, njeri që ka luajtur mendsh”, iu drejtua këngëtari. Sara më pas u pa e ulur në oborr duke qarë me dënesë për këto fjalë të…
Komisioneri për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e mirë në BE, Varhelyi në një konferencë të përbashkët me kryeministrin Edi Rama, tha se vendet e Ballkanit Perëndimor do të marrin 6 mld euro ndihmë. Ai tha se deri në 2027 rajoni do marrë të njëjtin intensitet ndihme. “Shumica e reformave kanë koston e tyre financiare, por jemi të gatshëm të zbusim koston ndaj udhëheqësit e KE kanë vendosur, 6 mld euro duhet të ndihmojnë rajonin. Kjo është sasia e fondeve që i jepen vendeve anëtare. Deri në 2027 rajoni do marrë të njëjtin intensitet ndihme. Pas 2027 do ishte e vështirë që…
Kryeministri Edi Rama dhe Komisioneri i BE-së për Zgjerimin dhe Fqinjësinë, Oliver Varhelyi pas punimeve të Samitit, kanë dalë në konferencë për median. “Plani i ri i rritjes është platformë kyçe për të përshpejtuar integrimin në BE”,-tha Rama. Ana tjetër e këtij plani është më shumë financim për projekte e buxhetet e vendeve të rajonit. ”Plani i Ri i Rritjes do të na lejojë ta çojmë këtë kosto në të njëjtin nivel me atë të shteteve anëtarëve, që do të thotë do të kursejmë gjysmë miliardë euro. Do të kursehen nga xhepat e qytetarëve dhe bizneseve tona. Ka shumë të…
Luizi Ejlli ka treguar përmes një Instastory, se tashmë Kiara ka një targë të personalizuar për makinën e re. Po ashtu fituesi fenomen i ”BBV2”, ka edhe një thirrje për efektivët e Policisë Rrugore. Për më shumë ndiqni videon!
Kryeministri Edi Rama ka zbuluar se do t’i japë nënshtetësinë shqiptare, Federica Mogherinit. Gjatë një fjalimi shkurt në nënshkrimin e marrëveshjes mes ministrisë së Arsimit dhe Kolegjit Evropian, Rama u shpreh se do jetë nder ta konsiderojmë atë si shtetase shqiptare. ”Nuk e fsheh dot kënaqësinë të kemi Federicën që i afrohet asaj pike ku ne ofrojmë nënshtetësinë shqiptare, do jetë nder që ne ta konsiderojmë atë si qytetare shqiptare. Të vish në Shqipëri nga BE mund të jetë shumë më entuziazmuese sesa të shkosh nga BE në BE, Ndaj besoj që kemi këtë numër kaq të madh”, tha Rama.