Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sociale

Studentët e Kolegjit të Evropës, ambasadorë të turizmit shqiptar

13:40 / February 29, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1709204677 mirelakumbarofederikamogherini
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro dhe Rektorja e Kolegjit të Evropës Federica Mogherini firmosën një memorandum mirëkuptimi për promovimin e kulturës, trashëgimisë, pasurive natyrore të Shqipërisë përmes angazhimit të studentëve të Kolegjit të Evropës me qëllim zhvillimin e bashkëpunimit në fushën e turizmit.

Sipas këtij memorandumi, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit përmes Agjencisë Kombëtare të Turizmit, do të hartojë itineraret turistike dhe do të sigurojë udhërrëfimin turistik përmes udhërrëfyesve të certifikuar nga kjo ministri.

“Jam shumë e kënaqur që sot mirëpres në Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit, një mikeshë të Shqipërisë, një diplomate të klasit më të lartë që është edhe rektorja e Kolegjit të Evropës këtu në Tiranë.

Jam e lumtur që ky kolegj nuk do të mirëpresë vetëm studentë shqiptarë, por studentë nga gjithë Europa dhe bashkë me Federikën kemi vendosur që këtyre studentëve t’u japim jo vetëm dijen për të cilën kolegji i Evropës është gjithë mjeshtëria që mund të imagjinohet në fushën e diplomacisë dhe të shkencave politike, por t’u japim edhe një shije të mirë të Shqipërisë sepse njëra nuk shkon pa tjetrën.

Ne do të bëjmë më të mirën që t’u japim atyre mundësinë ta vizitojnë Shqipërinë, ta shijojnë Shqipërinë edhe pse jo, të bëhen ambasadorë të ardhshëm të Shqipërisë turistike, të Shqipërisë së kulturës, të Shqipërisë europiane.

Kështu sot firmosëm një marrëveshje pikërisht që të formojmë së bashku jo vetëm liderë të së ardhmes, por edhe ambasadorë të cilët do ta prezantojnë Shqipërinë me shijen e tyre personale”, u shpreh ministrja Kumbaro gjatë nënshkrimit të memorandumit.

Kolegji i Evropës
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ulen temperaturat në Shqipëri, dëbora e parë zbardh Kukësin dhe bjeshkët e Gjalicës

10:32 / October 28, 2026

Subvencionimi i qirasë mujore nga shteti, zv. ministri Musabelliu/ Si do funksionojë skema dhe kush përfiton

11:06 / October 26, 2026

Kompensimi për arsimin nga DIVA: Tatimet drejt përfundimit të verifikimit për 2 mijë aplikimet e fundit

15:55 / October 23, 2026

Dëmet nga protestat, bizneset mund të aplikojnë për rimbursim në e-Albania, ja si kryhet procedura

16:20 / October 19, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.