Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sociale

Kolegji i Evropës në Tiranë, rektorja Mogherini: Ka entuziazëm, aplikuan 241 studentë nga 41 vende

13:20 / February 29, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
WhatsApp Image 2024 02 29 at 12.45.44
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Federica Mogherini, rektore e Kolegjit të Evropës tha sot nga Tirana se Kolegji i Evropës do të nisi vitin e parë akademik për ciklin master në muajin shtator. Pjesë e Kolegjit do të jenë 31 studentë, të zgjedhur nga 241 aplikantë nga 41 kombësi të ndryshme.

”Sot mund të them se kemi marrë 241 aplikime për 31 vende nga 41 kombësi të ndryshme. Aplikimet i patëm nga i gjithë rajoni dhe vende të BE. Kemi zgjedhur më të mirët paraprakisht. Kemi kryer mjaft intervista individuale për të zgjedhur studentët. Nga numri përfundimtar kishim 34 kombësi. Nëse do të kishim ndonjë dyshim, unë nuk kisha në fakt, por sot e kemi të qartë që projekti ka kërkesa dhe interes të madh. Ky projekt po haset me entuziazëm”, theksoi Mogherini.

“S’do të përmend emrat e studentëve italianë apo shqiptarë që kanë aplikuar, por do të zgjedh të them se ishin 23 francezë, 12 gjermanë, 6 belgë, 9 suedezë, kjo sa për t’ju dhënë shifrat dhe idenë për interesin që ka patur në rajon dhe jo vetëm, por edhe nga shtete anëtare të BE”, tha më tej Mogherini.

“Do të nisim tani brenda pak muajve aktivitete të ndryshme në Kolegjin e Evropës në degën e Tiranës. Do të nisim aktivitetin e parë, që do të zhvillohet në 9 maj për ditën e Evropës. Në dy javët e para të qershorit më pas do të kemi një trajnim. Në këtë kolegj do të ofrohen edhe trajnime për zyrtarët në rajon dhe më gjerë. Brenda 5 muajve do të kemi histori mjaft të konsoliduar suksesi”, theksoi ajo.

Federica Mogherini
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Nga sot reduktohet numri i urbaneve në Tiranë, operatorët nxjerrin 20-30% më pak mjete

12:59 / September 1, 2026

Shteti merr në mbrojtje banesat monument kulture në rrezik/ Gonxhja: Nisim me 90 shtëpi në Gjirokastër

09:09 / August 29, 2026

Dita e parë e shkollës, nxënësit do njihen me rregullat, ndalohet celulari dhe ushqimi i pashëndetshëm

08:07 / August 28, 2026

Mbi 90% regjistrime në Mjekësi, fituesit nxitojnë të regjistrohen, pranojnë të punojnë tre vjet në Shqipëri

15:39 / August 27, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.