Një grabitje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të enjteje në Kavajë. Një person i maskuar dhe i armatosur me kallash ka hyrë në ambientet e një marketi dhe nën kërcënimin e armës ka marrë shumën ditore dhe paratë që disa klientë të pranishëm kishin më vete. Pasi ka marrë paratë është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Policia është vënë në ndjekje të tij. Sipas policisë, ai është nisur drejt Malit të Robit dhe aty ka humbur gjurmët në errësirë. Policia po vijon kontrollet për gjetjen dhe arrestimin e tij.
Author: tirana
Emiljano Pine u vra mbrëmë në Korçë nga 61-vjeçari Ilo Lluka për trashëgiminë e shtëpisë. Pas vrasjes së 37-vjeçarit, Lluka qëlloi edhe veten, duke humbur jetën në vend. Për vrasjen e Emiljanos ka reaguar edhe e motra përmes një postimi në Facebook: “Ma dogje zemren o xhani motreeeeeessssss drita e syrit tim,si me le vetem o vellackooo, Dhe pse nuk je me ti do mbetesh gjithmone krahu im i djathte, Do me mungosh gjithmone, deri diten qe do te te vij prane.”, shkruan ajo.
Afro 3 muaj më parë, në burgun e Peqinit u ekzekutua me armë i dënuari Arben Lleshi, nga një tjetër i burgosur përjetë për vrasje. Kjo shënon të vetmen ngjarje të këtyre përmasave në një institucion të sigurisë së lartë. Inside Story solli një investigim të zgjeruar mbi ngjarjen, dinamikën, pistat e hetimit, mënyrën e futjes së armës në qeli dhe të dyshuarit. Nga cedimi i sigurisë, tek dyshimet që implikojnë zyrtarët e sistemit. Çfarë ndodhi atë ditë në burgun e Peqinit, dinamika e ngjarjes përmes materialeve ekskluzive. Nga shkuara e errët e viktimës, ngjarja makabër për të cilën u…
Tensionet në Kuvend, konfliktet e vazhdueshme brenda PD-së midis grupeve që tashmë janë kristalizuar, mosmarrëveshjet për bashkëkryetarin e komisionit për reformën zgjedhore brenda kampit opozitarë, si dhe dinamika e zhvillimeve politike brenda vendit ku në harkun kohor të 2 ditëve u zhvilluan 2 samite me rëndësinë rajonale dhe më gjerë, duket se ka lënë në ‘hije’ punën në komisionin parlamentar për Reformën Zgjedhore. Pavarësisht dinamikës politike në komisionin për reformën zgjedhore tashmë janë shtruar disa nga çështjet kryesore që presin zgjidhje si: votimi elektronik; sjellja e administratës në zgjedhje; sanksionet ndaj atyre që shkelin ligjin; përdorimi i burimeve shtetërore në…
P.Merlika, autori i dyshuar i plagosjes me armë zjarri të ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në Krujë është vetëdorëzuar në polici . Burime zyrtare të policisë bëjnë të ditur se sherri mes 43-vjeçarit dhe të plagosurit ndodhi për motive të dobëta. Kujtojmë se i plagosur nga kjo ngjarje mbeti 57-vjeçari, A.Goga. Ky i fundit vijon të qëndrojë në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën. “Ditën e sotme, është vetëdorëzuar në Komisariatin e Policisë Krujë dhe u arrestua shtetasi P. M., 43 vjeç, banues në Krujë. Ky shtetas, ditën e djeshme, për motive të dobëta, ka qëlluar me armë zjarri…
Ekziston një metodë për të parë nëse telefoni juaj është prodhim origjinal, apo është prodhuar ne ndonjë shtet tjetër. Për të parë këtë duhet të shtypni në telefonin tuaj kodin *#06#, pastaj do të shfaqet një numër në ekran. Psh. 123456789101112131415 , ju duhet të mbani mend numrin e 7 dhe të 8. Nëse numri i shtate dhe i tete është 02 ose 20 kjo do te thotë qe telefoni juaj është i prodhuar ne Emiratet e Bashkuara Arabe. Nëse numri i shtate dhe i tete është 08 ose 80 kjo do te thotë qe tel. juaj është i prodhuar…
Ministri Balla kërkoi nga AMP-ja të ngrejë stekën në goditjen e korrupsionit në radhët e Policisë së Shtetit, duke tejkaluar nivelin e derisotëm të shefave të Komisariatit. Deklarata u bë në ceremoninë e certifikimit të punonjësve të trajnuar nga ICITAP në radhët e AMP. “Kur erdha në korrik ju pyeta për Drejtorë dhe Shefa Komisariatesh të proceduar nga ana juaj. Më vjen mirë që në këto muaj kemi patur shefa Komisariati apo shefa Sektori të Policisë së Shtetit të kapur me presh në duar, por duhen edhe më shumë rezultate, edhe në nivele më të larta”, deklaroi ministri. Deklarata e Ballës…
Shqipëria rritet me 16 vende në indeksin e “Fuqive të Buta Globale” të organizatës ndërkombëtare të vlerësimit të brandeve “Brand Finance” me seli në Londër. Në indeksin e vitit 2024, Shqipëria renditet në vendin e 92 nga 193 vende të përfshira në indeks, ndërsa në indeksin e vitit 2023 gjendej 16 vende më poshtë, në vendin e 108. Koncepti i “fuqive të buta” i referohet aftësisë së shteteve për të influencuar aktorë të ndryshëm në arenën ndërkombëtare, përmes bindjes dhe jo detyrimit, ndërkohë që indeksi mat se sa ndikojnë tek kjo aftësi e shtetit, shtyllat kryesore si qëndrueshmëria ekonomike, qeverisja,…
Big Brother Vip Albania nuk është thjesht një reality show televiziv i zakonshëm. Në Shqipëri ky program është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Situatat kanë qenë të shumta mes banorëve të “BBV3”, teksa mes tyre ka miqësi, por edhe debate e ‘përplasje’ të shumta. E teksa, duket se banorët po ndahen në grupe, apo edhe po kalojnë nga grupi në grup, Erjola dhe çifti Ilnisa-Meriton kanë patur zënka e debate të shumta. Edhe pse Erjola njihej me Meritonin që jashtë, duket se kjo nuk i ka ndalur debatet mes Ilnisës dhe Erjolës.…
Bllokohet aksi nacional Tiranë-Peshkopi, e njohur si Rruga e Arbrit. Shkak është bërë rrëshqitja e gurëve në vendin e quajtur Shkalla e Tujanit. Sipas qytetarëve që cilët kanë mbetur me mjetet e tyre në dy anët e rrugës, është ndërprerë lëvizja e mjeteve për shkak të gurëve masive që kanë rënë në këtë aks rrugor.
Komisioni i Disiplinës në FSHF nuk është kursyer me dënimet që ka dhënë këtë javë, duke rreshtuar një sërë gjobash e pezullimesh që mund të ndikojnë në vijimin e sezonit në Kategorinë Superiore e jo vetëm. Bie në sy mbyllja e stadiumeve të Egnatias dhe Kukësit pas problemeve me tifozeritë përkatëse në ndeshjet e fundit, ku rrogozhinasit do të luajnë dy ndeshje pa spektatorë, ndërsa verilindorët katër të tilla, të shoqëruara edhe me gjoba të ndjeshme. Ndërkohë, është përjashtuar për dy vite nga të gjitha aktivitetet sportive drejtori i Kukësit, Naim Halili, për sulmin ndaj zyrtarëve të ndeshjes. Disiplina paralelisht…
Analisti Neritan Alibali, i ftuar në rubrikën “Opinion” në News24, ka deklaruar se Samitet e mbajtura dy ditët e fundit në Tiranë, janë një reklamë e mirë për vendin, si dhe kanë sjellë në Shqipëri liderë të rëndësishëm. Ai ka shtuar se në Samitin e sotëm BE-Ballkani Perëndimor u caktuan të qarta hapat që Shqipëria duhet të ndjekë që të integrohet në Union. “Pas luftës, BE është më e përfshirë në Ballkan. Samitet janë mbajtur në Tiranë pas drejtimit të këshillit të Sigurisë nga Shqipëria. Samitet kanë sjellë udhëheqës të rëndësishëm në vend. Pashë një qasje të re që ka…