Kanë përfunduar punimet e samitit BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë, ku në fokus ishte plani i rritjes ekonomike për vendet e rajonit. Pas samitit, siç është kthyer traditë në çdo samit, liderët kanë pozuar për foton familjare. Rama tha se Shqipëria është e gatshme dhe do të punojë pa reshtur me të gjithë të tjerët për të ecur shpejt përpara drejt zonës së përbashkët të pagesave euro lehtësimit të tregtisë së transportit dhe tregut digital.
Author: tirana
Sherri për pronësinë e një apartamenti shkaktoi dy viktima mbrëmjen e së mërkurës në Korçë. 61-vjeçari Ilio Lluka qëlloi 40-vjeçarin Emiljano Pine, dhe më pas me të njëjtën armë qëlloi edhe veten. Babai i autorit të ngjarjes bashkëjetonte me familjen e Emiljanos prej 4 vitesh. Nëna e Emiljanos kujdesej për të, kjo për shkak të pamundësive të tij fizike dhe moshës. Sipas banorëve, babai i Emiljanos kishte 1 vit që kishte ndërruar jetë dhe ata e vazhdonin bashkëjetesën në këtë apartament. “Dëgjova krisma, dola jashtë dhe i pashë të dy të shtrirë në rrugë. I njihja të dy personat. Emiljano…
Në samitin BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë, kryeministri Edi Rama u bëri thirrje liderëve të rajonit që të bashkëpunojnë ngushtësisht për zbatimin e planit të Rritjes Ekonomike, ose në të kundërt do të dështojnë për të qenë pjesë e BE. “Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut ndërmorën nismën e ”Ballkanit të Hapur” për të përshpejtuar progresin bazuar në parimet e procesit të Berlinit. Me planin e rritjes do marrim hapat e nevojshëm për të ecur më pranë njëri-tjetrit dhe BE-së, ose do rrezikojmë të dështojmë për të zënë një vend më pranë BE. Ose e bëjmë së bashku, ose dështojmë së…
Nga Agron Gjekmarkaj Gojëdhënat thonë që dikur një “zot shtëpie” ndante punët në mëngjes, ku dikë e çonte për dru, dikë me bagëti, tjetrin në arë e vetë thoshte unë “po thej qafën në një dasmë”. Kështu edhe Babo virani ku leh qen e ku del tym nëpër ziafete ku e ftojnë të tjerët e çave jua terezit vetë. Pasi mërzi e madhe i ka rrokanisur kokën prej luftës në Ukrainë ku vende si Amerika, Gjermania, Franca nuk po e kapin ushkurin e paqes për ta lidhur mejtoi t’ja gjente vetë terezinë. Çoi haber si në balada dhe krerët e…
61-vjeçari Ilo Lulla qëlloi me armë katër herë drejt Emiljano Pine, i cili humbi jetën rrugës për në spital, ndërsa më pas qëlloi veten. Ngjarja tragjike që ndodhi mbrëmjen e së mërkurës në Korçë, ka tronditur banorët. Fqinjët e Emiljano Pines kanë treguar se familja jetonte me qera. Babai i Ilo Lullës, bashkëjetonte me familjen e Emiljanos prej 4 vitesh. Nëna e Emiljanos kujdesej për shkak të pamundësive të tij fizike dhe moshës. Sipas banorëve, babai i Emiljanos kishte 1 vit që kishte ndërruar jetë dhe ata e vazhdonin bashkëjetesën. Pista kryesore e hetimeve mbetet trashëgimia e një apartamenti në…
Komisioneri për Zgjerimin e BE-së, Oliver Varhelyi në fjalën e tij në samitin BE-Ballkani Perëndimor që po mbahet në Tiranë, tha se vendet e rajonit duhet të bashkëpunojnë në mënyrë që të përfitojnë nga plani i rritjes ekonomike të BE-së. Varhelyi tha se përveç 30 miliardë eurove të jepen edhe 6 miliardë euro të tjera. ”Tirana është kthyer në një pikë takimi për të gjithë rajonin. Edhe pse po afrojmë fundin e mandatit dëshirojmë të lemë pas diçka serioze të jetë e prekshme dhe e ndjeshme për aspektin afatshkurtër dhe afat mesëm. Është proces integrimi do të thotë se shoqëritë…
Këtë të enjte në Tiranë po mbahet samiti BE-Ballkani Perëndimor. Në fjalën e tij hapëse në samit, kryeministri Edi Rama bëri thirrje që të lëmë pas ndasitë e së shkuarës dhe të ecim para. Kreu i qeverisë tha se çështjet dy palëshe duhet të zgjidhen nga dialogu mes dy palëve dhe jo të ndërhyjnë në bashkëpunimin shumëpalësh. ”Plani i ri i rritjes i BE-së në vetvete është një rezultat inkurajues. Nuk mund të isha më falënderues së kaq ndaj presidentes Ursula Von Der Leyen dhe Varheley për gatishmërinë e tyre për të dëgjuar shqetësimet tona. Për mua është shumë qartë…
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, për herë të parë ishte në Tiranë, ku të mërkurën mori pjesë në samitin për Ukrainën. Në samit ishin të pranishëm edhe liderët e Ballkanit Perëndimor, mes tyre edhe presidenti serb Aleksandër Vuçiç. Një foto qarkullon në rrjet, për mënyrën se si presidenti Zelensky shikon Vuçiçin gjatë punimeve të samitit. Foto e Armando Babanit është bërë virale në rrjet.
Talat Xhaferi, kryeministri i parë shqiptar i Maqedonisë së Veriut, që prej marrjes së kësaj detyre kjo është hera e parë që vjen në Tiranë. Ai është pritur nga Rama, në kuadër të Samitit mes Bashkimit Europian dhe Ballkanit Perëndimor. Samiti është me fokus integrimin e rajonit në BE dhe zbatimin e planit të rritjes ekonomike. Plani i zgjerimit të Ballkanit Perëndimor bazohet në 4 shtylla kryesore. Rritja e integrimit ekonomik me tregun unik të Bashkimit Evropian. Rritja e integrimit ekonomik brenda Ballkanit Perëndimor përmes tregut të përbashkët rajonal. Përshpejtimi i reformave themelore. Rritja e ndihmës financiare. BE-ja do të…
Eksperti i sigurisë, Bedri Elezi ka folur për vrasjen e Liridonës e planifikuar nga bashkëshorti i saj, dhe shprehen se miqtë e Naim Murselit që janë njerëz të fuqishëm, mund të ndikojnë në vendimin që mund të marrë prokuroria për këtë të fundit. “Fakti që Naim Murseli kishte lidhje të fuqishme me personalitete, i kemi parë dhe nga fotot e tij me njerëz të fuqishëm ka dyshime që i njëjti mund edhe të ushtrojë ndikimin përmes grupeve apo personave të caktuar tek prokuroria dhe gjykata me qëllimin që të mos kemi një aktakuzë të merituar. Në Kosovë ndodh shpesh që…
Beniada Nishani, modelja shqiptare që u bë shumë e njohur për publikun pas eksperiencës në Big Brother Vip Albania, i është bashkuar fushatës së Bashkisë së Tiranës për mbjelljen e pemëve në kryeqytet. Ajo shfaqet krah mikeshës së saj teksa ka kontribuar në mbjelljen e fidanëve, ndërsa përcjell edhe një mesazh për të mbajtur sa më të pastër qytetin. “Mbani qytetin të pastër dhe vetëm me gjelbërim, se është shumë e rëndësishme”, shprehet Beniada Nishani. Kësaj fushate deri më sot i janë bashkuar edhe shumë personazhe të tjera të showbiz-it shqiptar, ndërsa Bashkia e Tiranës do të vijojë aksionin për…
Dy persona kanë rënë në prangat e policisë, në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, pasi ishin në kërkim për vepra të ndryshme penale. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas hekurave ra shtetasi me inicialet D. H., 40 vjeç, banues në Tiranë, i cili ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë. Ky shtetas dyshohet se më datë 03.06.2023, në Paskuqan, ka tentuar të vrasë me mjet prerës (thikë), një 24-vjeçar. Po…