Gjatë samitit që u mbajt në Tiranë, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky u takua dhe me homologun malazez, Jakov Milatoviç. Pasi e falënderoi për mbështetjen, Zelensky bisedoi me Milatoviç për trajtimin mjekësor të ushtarëve ukrainas të plagosur në luftë, në Malin e Zi. “Kam pasur një takim me presidentin Jakov Milatoviç dhe e falënderoj Malin e Zi për pritjen e ukrainasve që ikën nga lufta. Ne diskutuam gjithashtu trajtimin mjekësor dhe rehabilitimin për ushtarët ukrainas në Mal të Zi. I jam mirënjohës Malit të Zi që iu bashkua Deklaratës së Vilniusit të G7 dhe Formulës së Paqes të Ukrainës. E…
Author: tirana
Të rinjtë që kanë një ide biznesi me bazë inovacionin, që duan të sjellin një shërbim të ri që nuk ka qenë më parë në Shqipëri, tashmë mund të aplikojnë për një grant shtetëror. Delina Ibrahimaj, ministrja e Sipërmarrjes dhe Klimës së Biznesit shpjegoi në “Aldo Morning Show” në Tv Klan se përmes një aplikimi online, të rinjtë mund të kërkojnë financim nga shteti.Ibrahimaj renditi tre kategoritë që janë ndarë për këto fonde, shuma e të cilave do të variojë pikërisht në bazë të ndarjes.Delina Ibrahimaj: Synimi është që të nxisim shpirtin sipërmarrës pranë të rinjve, të mbështesim të rinjtë…
Detaje të reja kanë dalë nga mbledhja e fundit e Grupit Parlamentar të PD-së, i cili diskutoi mbi rrugën që do të ndjekin në përballje me maxhorancën. Diskutimi në mbledhje u fokusua mbi faktin nëse do ta përshkallëzonin më tej përballjen me maxhorancën apo do të vijonin me bllokimin e punimeve. Siç mësohet nga burime të brendshme, deputetë të rinj të PD-së, siç janë Bledjon Nallbati dhe të tjerë propozuan përshkallëzimin e qendresës, e cila mund të shkojë deri edhe në ngujim në grevë urie brenda ambienteve të Kuvendit, propozim që nuk mori shumë mbështetje edhe nga deputetë që njihen…
Gjykata italiane ka lënë në fuqi dënimin me 16 vite burg për shqiptarin, Hysen Aliko që tentoi të vriste ish gruan e tij në korrik te vitit 2021. 51-vjeçari kërkoi ulje të dënimit, kërkesë e cila nuk është pranuar nga trupa gjykuese. Ngjarja ndodhi më 29 korrik 2021, kur Hyseni tentoi të vrasë ish-bashkëshorten, duke e goditur me thikë. Ai gjithashtu ka plagosur edhe djalin, i cili ka ndërhyrë për t’i ndarë. Ngjarja u regjistruar në Sulmona.
Ish-presidenti Bamir Topi tha në Euronews Albania, se opozita e tanishme “po e lë pa fjalë”. Ai tha se “të punësuarit” e parlamentit do vijojnë të kenë të njëjtën histori. Duke folur me tone të ashpra Topi tha se në personalitetin e deputetëve të opozitës janë dy linja “fyera dhe lëpirja”. “Nuk janë burra, unë dëshiroj të ruaj veten nga këto përcaktime, por ata nuk janë burra. Ku është burrëria kur masakrohen në këtë mënyrë moralisht, dënohen në mënyrë konsegutive. ata degjenerohen në publik duke i sharë edhe një burrë normal që nuk merret me politik, nuk pranon fyerje të…
Policia greke ka sekuestruar mbi 81 kg marijuanë që vinin nga kufiri i gjelbër shqiptaro-grek. Operacioni që ka nisur afër brezit të gjelbër ka përfunduar në Grevena, ku janë ndaluar dy automjete pas një ndjekje të gjatë policore. Mjetet nuk i janë bindur thirrjes për ndalesë të policisë greke fillimisht, çka ka ngjallur dyshime tek efektivët. Në një nga mjetet janë gjetur dhe sekuestruar 3 çanta me 77 pako që përmbanin 81.5 kg marijuanë. Mjeti tjetër ndërkohë shërbente për kontrollin e rrugës me qëllim shmangien e postblloqeve. Në dy mjetet policia arrestoi 4 shtetas grekë, të ndarë dy e nga…
Një turiste ruse ka parë tmerr gjatë vizitës së saj në Indi, kur në një moment e ka parë veten në noçkën e një elefanti, i cili pasi e ka rrotulluar disa herë në ajër, e ka përplasur në tokë. Siç shihet edhe në video, edhe personat e tjerë të pranishëm kanë parë këtë moment të frikshëm.
Një automjet tip “Toyota Yaris” ka përfunduar brenda ambientit të një dyqani në rrugën “Shtraus”, në Lezhë. Sipas policisë automjeti drejtohej nga një femër, 28-vjeçarja E. B., e cila dyshohet se ka humbur kontrollin, duke përfunduar brenda dyqanit. Fatmirësisht nuk ka të lënduar, pasi në momentin e aksidentit, nuk ka patur kalimtarë në rrugë dhe pronari i dyqanit nuk ka qenë jashtë. Nga përplasja janë dëmtuar grila e dyqanit dhe një pjesë e murit të një furre buke. Grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Autoritetet italiane kanë arrestuar një 28-vjeçar shqiptar në Rimini, i cili ishte shpallur në kërkim për vrasje të mbetur në tentativë. Sipas mediave fqinje, efektivët e policies po patrullonin në zonën e Miramares, kur hasën në një grup të huajsh dhe vendosën t’i identifikonin. Kur erdhi koha për të dhënë të dhënat e tij personale, emri i 28-vjeçarit ndezi alarmin dhe doli se mbi të rëndonte një urdhër paraburgimi, i lëshuar nga Gjykata e Alessandrias. Pasi u dërgua në zyrat e Piazzale Bornaccinit, u bë e mundur të verifikohej se pse kërkohej 28-vjeçari. Rezultonte se ai shtatorin e kaluar kishte debatuar…
Ilnisa dhe Saraj Karaj që prej mbrëmjes së djeshme në “Prime” të Big Brother VIP, janë përplasur me debate dhe ofendime ndaj njëra tjetrës. Sara Karaj e akuzon se Ilnisën se po e përdor atë për të luajtur “kartën” e xhelozisë me Meritonin. Një nga përplasjet e ditës së sotme ishte edhe se sipas Sarës, Ilnisa i ka përmendur Dubain në mënyrë provokuese. Sara: Të kesh turp, nuk më djeg mua se e kam një fytyrë që e ruaj, por ty të vijë turp që më përmend mua Dubain. Se të gjithë e kanë kuptuar se si e the ti.…
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar shtyu seancën ndaj Fredi Belerit. Ajo pritet të mbahet më 5 Mars në orën 13:00. Gjatë seancës së sotme në GJKKO mbrojtja e Fredi Belerit i kundërshtoi akuzat. Ai kërkoi pavlefshmëri të përgjimeve. “Urdhri i përgjimit është firmosur në datë 9 Maj ndërkohë që përgjimet kanë nisur që në datë 8 Maj 2023. Nuk është gjetur pajisja origjinale e përgjimit dhe nuk u pranua kërkesa e Belerit për t’u dëgjuar në gjykatë”, tha ai. Kujtojmë se kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës akuzohet për blerje votash. SPAK ka kërkuar javën e kaluar 2…
Rebelët pro-rusë në rajonin separatist të Transnistrias në Moldavi i kanë kërkuar këtë të mërkurë Rusisë “mbrojtje”, mes frikës se territori i tyre mund të shëndërrohet në një pikë të re të nxehtë, ndikuar nga lufta e Moskës me Ukrainën fqinje. Rripi i hollë i tokës që ndodhet në kufirin moldavo-ukrainas është de facto i kontrolluar nga forcat pro-ruse që nga rënia e Bashkimit Sovjetik, por njihet ndërkombëtarisht si pjesë e Moldavisë. Në një kongres të posaçëm në rajon, i shtati në historinë e tij, ligjvënësit miratuan një rezolutë që i kërkon parlamentit rus të mbrojë Transnistrian përballë vetë Moldavisë.…